Si kanë lindur koktejlet ?
Sat 10 Nov 2012 - 18:10
Një Margarita, Mojito, Bora Bora apo edhe një Vodka Martini. Janë këto disa nga emrat më të famshëm në listën e gjatë të koktejleve.
Ata janë me dhjetera, secili unik në shijen e vet. Heminguej, Linkoln dhe Churchill nuk janë vetëm tre personazhe të njohur të letërsisë e historisë, por edhe tre koktejle të preferuar nëpër baret e metropoleve anë e mbanë botës, nga Nju Jorku në Londër, nga Parisi në Tokio.
Për origjinën e koktejleve ekzistojnë shumë variante.
Njëri prej tyre rrëfen historine e vajzës se një hanxhiu që kishte humbur një gjel me bisht shumëngjyrësh. Ajo i ofroi personit që ia gjeti një pije të vecantë që u quajt “Cock tail”, që në shqip do të thotë “Bishti i gjelit”.
Për herë të parë, koktejli si fjalë ështe përdorur më 20 mars te 1798, në një gazetë britanike, ndërsa përcaktimi i saktë daton më 13 maj te vitit 1806, ku në një shkrim të një gazerte njujorkeze shpjegohej se koktejli është një pije stimuluese që perbehet nga alkooli, uji, sheqeri dhe biteri. Në thelb, çdo përzierje pijesh përbën një koktejl.
Disa dekada më vonë, do të botohej nga Jerry Thomas guida e parë e koktejleve. Më pas, shpikja e pajisjeve të akullit artificial do t’i jepte koktejleve një tjetër dimension. Sot, realizimi i koktejleve konsiderohet një formë arti, ndërsa profesionistët që eksperimentojnë me pije nga më të ndryshmet nëpër bare quhen “miksologjistë”.
Pas viteve 1940, koktejlet, falë edhe marketingut të markave të pijeve alkolike, njohën shtrirje në gjithë botën. Me emra nga më intriguesit, si “Seks on the beach”, Bloody Mary, Black Velvet, Orgazma, Zombie, lista e koktejleve është shumë e gjatë.
Vesper Martini- eshte një ndër më të populluar në botë. Ky koktejl është bërë i famshëm falë preferencës së agjentit 007, James Bond, personazhit të krijuar nga Fleming në novelën “Casino Royal”.
Ndërkohë, Salvatore Calabrese ka hyrë në librin e rekordeve Guiness duke krijuar koktejlin me të shtrenjtë në botë. Një gotë nga ‘Salvatore’s Legacy’, vlen rreth 7000 euro./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi