- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
Skandal: Komuna e Kumanovës injoron flamurin shqiptar – FOTO
Mon 12 Nov 2012 - 13:15
Komuna e Kumanovës sërish bën skandale duke injoruar përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar.
Qyteti sot shënon 11 Nëntorin – Ditën e çlirimit të Kumanovës gjatë luftës antifashiste. Pranë komunës edhe kësaj radhe është injoruar flamuri kombëtar shqiptarë, ndërsa ajo që duket skandaloze është se përkrah flamurit të qytetit dhe atij shtetëror janë vendosur flamuri i Serbisë, Turqisë, Bosnjë – Hercegovinës dhe Rumanisë.
Shërbimet nga komuna nuk janë lajmëruar për shkak të aktiviteteve të tyre lidhur me festën dhe ditës së jopunës. Skandali i tillë i injorimit të flamurit është regjistruar drejtpërdrejt nga reporteri i agjencisë së lajmeve INA.
Ndërsa edhe qytetar kalimtar të rastit shprehin revoltën dhe reagimin lidhur me këtë akt injorues dhe diskriminues nga ana e autoriteteve komunale.“Kjo shihet se sa ne jemi këtu dhe kush s`na pyet. Është një skandal i shëmtuar dhe s`kemi koment, le të përgjigjen ata që janë përgjegjës”, ka thënë një qytetar pranë ndërtesës së komunës.Komuna e Kumanovës në disa raste ka qenë pjesë e skandaleve lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe respektimin e të drejtave të tyre, që i garanton kushtetuta si bashkësi etnike që gëzon të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe dhe simbole tjera.
Me kushtetutën e Maqedonisë, në Kumanovë nuk lejohet përdorimi i simbolit kombëtar shqiptarë, për shkak se shqiptarët nuk arrijnë në 50 për qind të popullsisë, por në raste të festimeve të tilla si 11 Nëntori, vendosja e flamurit megjithatë duhet të jetë përskaj flamujve turq, serb, rumun dhe boshnjak./ina

- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Skandal: Komuna e Kumanovës injoron flamurin shqiptar – FOTO
Fri 16 Nov 2012 - 17:14
Keto ka udheheqja e huaj mbi tokat shqiptare!!!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi