- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Përçarja mes maqedonasve, zmadhon flamurin shqiptar
Tue 27 Nov 2012 - 15:30
Deputeti i partisë maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE-së dhe ish ministër i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski mbrëmë në profilin e tij në rrjetin social “Twitter” ka shkruar: “Sa më e madhe të jetë përçarja midis maqedonasve aq më i madh do të jetë flamuri shqiptar. Rroftë Maqedonia!”, njofton Zhurnal.
Komenti i Milloshoskit vjen pas manifestimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, e cila u organizua nga Bashkimi Demokratik për Integrim në Shkup në të cilën morën pjesë kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi, ku dhe u bë thirrje publike nga kreu i qeverisë së Tiranës që të punohet në çdo kohë për bashkim Kombëtar.
Re: Përçarja mes maqedonasve, zmadhon flamurin shqiptar
Tue 27 Nov 2012 - 16:44
Maqedoni ,
Presidenti Gjorge Ivanov refuzon ftesën e kolegut të tij shqiptar Bujar Nishani
Ivanov anulon pjesëmarrjen në manifestimin e 100 vjetorit në Tiranë
Presidenti Gjorge Ivanov refuzon ftesën e kolegut të tij shqiptar Bujar Nishani për të marrë pjesë në ceremoninë solemne të shënimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Shkak janë incidentet e fundit, thonë nga Presidenca e Shkupit, pa dhënë detaje konkrete. Refuzimi i pjesëmarrjes së Ivanovit vjen pas vizitës së një jave më parë të kryeministrit Gruevski në Tiranë, makina e të cilit u sulmua me vezë, ndërsa flamurit shtetëror të Maqedonisë iu vu flaka. Megjithë mungesën e kreut të Forcave të Armatosura të Maqedonisë, përfaqësues të tyre nesër do të marrin pjesë në paradën e forcave të sigurisë së Shqipërisë në kuadër të manifestimit qendror në sheshin e Tiranës. ‘Jemi të ftuar dhe ne si vend i grupit A5, kartës së Adriatikut dhe vendet anëtare të NATO-s dhe ne do të marrim pjesë në këtë ceremoni. Nesër në aktivitetin kryesore do të jem unë me delegacion nga Ministria e Mbrojtjes dhe oficerë nga Armata e Maqedonisë të cilët do të marrin pjesë në paradën ushtarake në Shqipëri dhe kjo është një sinjal i bashkëpunimit dhe përkrahjes së ndërsjellë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë’, tha Fatmir Besimi, Ministër i Mbrojtjes. Në ceremoni do të marrin pjesë 3 oficerë nga ushtria e Maqedonisë, ndërkaq siç njoftoi Besimi në mesin e tyre ka shqiptarë dhe maqedonas. ‘Simbolika është e madhe pasi ne shqiptarët edhe në Maqedoni jemi popull shtet-formues dhe së bashku me komunitetet e tjera përfaqësojmë këtë shtet dhe nesër jemi atje që të japin përkrahjen zyrtare Shqipërisë’, tha Fatmir Besimi, Ministër i Mbrojtjes. Pjesëmarrja e ushtarëve nga Maqedonia është miratuar me vendim të Qeverisë, ndërkaq sipas ministrit Besimit akti i tillë është në frymën e bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë, vlera këto të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi