Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kërçovarët mërgimtarë kremtuan 100 vjetorin e shtetit shqiptarë /foto/ Empty Kërçovarët mërgimtarë kremtuan 100 vjetorin e shtetit shqiptarë /foto/

Tue 13 Nov 2012 - 21:48
Fotoreportazh i Shoqatës Kulturore "Kërçova" në Zvicër, e cila kremtoi 5 vjetorin e themelimit dhe 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë
Në këtë manifestim të dyfishtë me gëzime, kishin ardhur edhe aktorët të njohur për të moderuar nga Kërçova, pastaj aktori i madh i popullit Mirush Kabashi, Zeni Ballazhi, piktor, autor i logos së 100 vjetorit të Pavarësisë, i cili vjen nga Kërçova, këngëtari Duli dhe shumë të tjerë, e në mesin e tyre edhe këngëtarë kërçovarë, që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani. Kjo shoqatë, përveç ndihmave të ndryshme, që ka dhënë drejt atdheut, ajo është duke mundësuar studimin e shtatë studentëve dhe deri në vitin e fundit të studimeve.
E tërë mërgata, kjo pjesë e atdheut, e cila ka sakrifikuar e po sakrifikohet edhe sot e kësaj dite për atdheun tonë, në situata e kohëra të ndryshme, ajo tashmë, me të hyrë viti 2012, po feston në katër anët e mërgatës, një përvjetor të veçantë, një përvjetor të rëndësishëm historikë, pra 100 vjetorin e shtetit shqiptarë. Do ja kishin lakmi edhe popujt që kanë me mbi 20 milionë banorë, se si po dijnë të organizohen mërgimtarët tanë edhe ate me vetë fuqinë e tyre për këtë datëlindje të shtetit shqiptarë. E premtja, e shtuna e diela, në tërë diasporën, që nga janari 2012, janë të mbushura me organizime, por duke u kuptuar nëmes veti mërgimtarët tanë, që të mos jenë krejt në një datë, apo në një orë, që të jenë së bashku, pra, manifestim pas manifestimi, që të cakërrojnë gotën e gëzimit.
Kërçovarët mërgimtarë kremtuan 100 vjetorin e shtetit shqiptarë /foto/ Kercova100_1_229611206
Kemi dëgjuar për Shoqatën Kulturore "Kërçova" me qendrën e saj në Villmergen të Argaut, ajo nuk është formuar para dy dekadave, por, jo më shumë, se pesë vjet, por, rreth vetes, ka shumë familje shqiptare, shumë veprimtarë e bëmirës e atdhetarë, që nuk kursejnë kohën e lekun, për të mirën e atdheut e tash më, edhe për të ardhmen e brezit të tretë, brezit të ri, që po lindin dhe edukohen jashtë vendit të të parëve, që të jenë të lidhur me Kërçovën, me ate vend, që ka rritur dhe po rrit plot trima, bëmirës e intelektualë të fushave të ndryshme. Ti thuash, vëllezërve tanë në atdhe, se në këtë të diele, në manifestimin e organizuar nga kjo shoqatë, ishin të pranishëm, jo më pak se mbi 1500 bashkatdhetarë, të rinjë, të reja, fëmijë dhe të moshuar, ndoshta është e pabesueshme, e kur t`ia shtosh, se në këtë manifestim, që u mbajt të dielën dhe kur binte një shi i qetë dhe tërë diskoteka "Rinora 4" ishte përplot me të rinjë dhe të reja e tek tuk shiheshin të moshuarit, kjo është edhe kulmi ndoshta që të lënë për tu kujtuar, por, nuk është e vështirë të bindesh, kur do të shohësh inçizimet me kamerë dhe përmes disa fotove të këtij reportazhi, se jo vetëm kjo diskotekë ishte kuq e zi, por i tërë Rümlangu i Cyrihut ishte kuq e zi, të rinjtë e të rejat, me vetura të lloj llojshme, mbanin flamurin kuq e zi, të veshur kuq e zi dhe në qafë të rinjtë, kishin shtrirë flamurin tonë kombëtarë dhe ecnin me buzëqeshje e krenarë, se janë shqiptarë. Vërtet e papërshkrueshme përmes këtij reportazhi, përmes këtyre rreshtave të këtij shkrimi dhe është e pamundur, që ti ikësh emocionit, pra duke lakuar nga profesionalizmi, sepse të mund shpirti, të mund ana e brendshme, ajo që nuk do cenzurë, ajo që nuk shikon a është profesionale apo jo, por tregon realitetin, nxjerrë lotin, nxjerr buzëqeshjen e gëzimin nga shpirti, nga ai shpirt që nuk e shohim, por zemra na u bë mal, se na u duk, se jemi në mes të Kërçovës. Të rinjtë dhe të rejat, me veshje moderne, por siç përmendëm më lart, mbanin flamurin kuq e zi në dorë, sepse organizatorët, kryesia e shoqatës, kishte vendosur dhe e realizuan, që çdo kush që të hyj në këtë manifestim të ketë flamurin kombëtarë dhuratë nga shoqata, kjo ishte madhështore, shumë e veçantë, dhuratë e shenjtë, dhuratë me plot shije.
Kërçovarët mërgimtarë kremtuan 100 vjetorin e shtetit shqiptarë /foto/ Kercova100_2_293084716
Në hyrje të diskotekës, shiheshin organizatorët, duke pritur kërçovarët dhe vëllezërit e tjerë të një gjaku e flamuri
Ky reportazh, po ti japësh oksigjen, do të tregoj më mirë, se sa ishte e emocionueshme, kur shihje të rinjtë, duke folur gjuhën e ëmbël shqipe nëmes veti, që shpesh sheh nëpër vende të ndryshme publike, që të rinjtë flasi në gjuhën gjermane më leht se në gjuhën e tyre të të parëve, por vërtet, ishte e lezetshme, që flitej gjuha shqipe rrjedhshëm. Përveç flamurit kombëtarë kuq e zi, që jepnin kryesia e shoqatës me anëtarët e saj, ata jepnin edhe nga një kartelë, aty ishte statuti i shoqatës, pra të mësojnë ata që vijnë, se si është statuti, pra të jetë krejt e hapur. Kryetari i shoqatës Begzad Limani, nënkryetari Florim Useini, sekretari Resul Mehmedi, arkatari Sadin Emini, dhe anëtarë të tjerë të kryesisë, përcillnin me shumë vëmendje çdo imtësi që kalonte në këtë manifestim, ata donin, që të kaloj gjithçka mirë, dhe e dinin, ishin shumë të sigurtë, se do të kaloj shumë mirë, sepse ishin mësuar nga herat tjera, se me kërçovarët nuk ka pengesa, ata do të dijnë të argëtohen, të bëjnë qef, të festojnë dhe pastaj, të përshëndeten si është më së miri nëmes veti, për të vazhduar vëllazërinë edhe për të ardhmen. Na uruan mirëseardhje, kryetari me ekipin e tij dhe na u lut, që të ndiehemi se në mesin e preshevarëve, sepse sot më tha z.Limani, do të festojmë krejt bashkë, qoftë ne kërçovarët, vlonjatët, çamët, tetovarët, drenicakët, ulqinakët, pejanët, dibranët, me një fjalë të gjithë shqiptarët kudo që janë, kemi një festë, kemi një gjuhë dhe flamur, faleminderit shumë që na keni nderuar, e me mua ishte edhe veprimtari Ismet Ajeti.
Kërçovarët mërgimtarë kremtuan 100 vjetorin e shtetit shqiptarë /foto/ Kercova100_3_540606689
Shoqata Kulturore "Kërçova" ishte formuar në vitin 2008 dhe po në këtë 100 vjetor, kremtoi edhe pesë vjetorin e themelimit
Kërçovarët mërgimtarë kremtuan 100 vjetorin e shtetit shqiptarë /foto/ Kercova100_4_381057739
Në këtë manifestim të dyfishtë me gëzime, kishin ardhur edhe aktorët të njohur për të moderuar nga Kërçova, pastaj aktori i madh i popullit Mirush Kabashi, Zeni Ballazhi, piktor, autor i logos së 100 vjetorit të Pavarësisë, i cili vjen nga Kërçova, këngëtari Duli dhe shumë të tjerë, e në mesin e tyre edhe këngëtarë kërçovarë që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani. Kjo shoqatë, përveç ndihmave të ndryshme që ka dhënë drejt atdheut, ajo është duke mundësuar studimin e shtatë studentëve dhe deri në vitin e fundit të studimeve, do të jetë kjo shoqatë, që do të përkujdeset për ti ndihmuar financiarisht, që ti kalojnë studimet pa asnjë pengesë. Ne patëm rastin të bashkëbisedojmë me kryetarin e shoqatës, pastaj me kryesinë në tërësi, por edhe me ish kryetarin e kësaj shoqate, profesorë të ndryshëm, veprimtarë kërçovarë që jetojnë në Zvicër, si Vesel Çeliku Xhaferi, Bukurimi etj, etj. Shoqata "Kërçova" bashkëpunon edhe me shoqatat tjera që janë në Zvicër, por veçanërisht me shoqatën e Cërvicës dhe Garanës. Ishte pa koment, kur shihje, fëmijët kërçovarë të veshur me kostume të ndryshme dhe me veshje kombëtare, ata donin të thonin diçka, e padyshim, se do ta kujtojnë kur të rriten, se si e kanë festuar 100 vjetorin e shtetit shqiptarë. Profesori Qani Aliu nga Kërçova që kishte ardhur nga Kërçova enkas për këtë manifestim, ishte me plot emocione, duke parë organizimin shembullorë dhe duke kujtuar, se këta mërgimtarë, kanë bërë shumë për atdheun e tyre dhe asnjëherë nuk e harrojnë, duke ruajtur kulturën, gjuhën dhe traditën kombëtare. Së bashku me profesorin ishin edhe ish kryetari i kësaj shoqate z.Qani Xhambazi dhe ish nënkryetari Islam Spahiu duke u ndjerë krenarë, që kjo shoqatë po ecë me hapa të sigurt drejt së ardhmes, duke dhënë kontribut për të mirën tonë shqiptare. Profesori i gjuhës dhe letërisë shqipe z.Qani Aliu, nuk fshehi emocionet e tija dhe për ne ndër të tjera tha: "Mërgimtarët janë arterie e zemrës së atdheut tonë, këta kanë bërë shumë, këta janë për çdo meritë dhe ne u jemi mirënjohës, që po mbajnë edhe ruajnë gjuhën amtare e kulturën. Zvicra për ta është atdheu i dytë, por asnjëherë nuk e harrojnë Kërçovën. Kërçova i donë shumë, vetëm gjatë stinës së verës, kur vijnë mbahen plot dasma, është vërtet e papërshkrueshme, kthehet gëzimi i gjithë vendit. Ne gëzohemi me të arriturat që i kanë bërë dhe që po investojnë tash për brezin e ri, apo gjeneratën e tretë.
Kërçovarët mërgimtarë kremtuan 100 vjetorin e shtetit shqiptarë /foto/ Kercova100_5_778213500
Këtë manifestim, profesionalisht e moderoi aktori kërçovarë, që kishte ardhur enkas nga Kërçova Adem Karaga me bashkëshorten e tij dhe jo rrallë, vëreheshin edhe emocionet në fjalët e tyre, duke moderuar, kur para vetes, kishin jo më pak, se mbi 1000 të rinjë dhe të reja, duke mbajtur flamurin kombëtarë dhe duke festuar shqip nëmes të Zvicrës.
Kërçovarët mërgimtarë kremtuan 100 vjetorin e shtetit shqiptarë /foto/ Kercova100_6_432226562
Skena ishte modeste, ndërsa e tërë diskoteka ishte kuq e zi, çdo pjesmarrës, kishte flamurin kombëtarë kuq e zi. Programi filloi me kohë dhe musafirë ishte dhe ambasadori i Kosovës z.N.Malaj, ambasadori i Maqedonisë z.Ramadan Nazifi, konzulli i Kosovës në Cyrih Sali Sefa, ku ambasadori i Kosovës dhe ai i Maqedonisë, përshëndetën të pranishmit dhe ju uruan këtë festë mbarëkombëtare. Me një përshëndetje të sinqertë përmes një telegrami, u përshëndetën të pranishmit dhe kryesia e shoqatës edhe nga Ministri i Diasporës në Republikën e Kosovës z.Ibrahim Makolli. Pas intonimnit të hymnit kombëtarë, në podium u panë, disa nga aktorët që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, me inskenimin e një pjesës teatrale "Ardhja e Ismail Qemailit në Vlorë dhe ngritja e Flamurit" të luajtur nga grupi teatral "Aktrimi", ku të pranishmit i duatrokitën për disa herë me radhë. Menjëherë pas këtij programi të mrekullueshëm, në skenë doli, aktori i popullit Mirush Kabashi, ku me të dalur para të pranishmëve, filluan duatrokitje dhe ai me zërin e tij të ëmbël, recitoi disa vargje, që vërtet do ti kujtojmë përgjithmonë. Me një fjalë përshëndetëse dhe falënderuese për të gjithë, e mori edhe kryetari i shoqatës z.Begzat Limani, ku falënderoi të gjithë të pranishmit dhe i uroi pesë vjetorin e shoqatës dhe 100 vjetorin e pavarësisë dhe uroi, që të jemi kështu së bashku përgjithmonë. Përveç ambasadorit të Kosovës dhe të Maqedonisë, fjalën përshëndetëse e mori edhe Rexhep Bajrami anëtarë nderi i shoqatës, Profesor Qamil Aliu, Zeni Ballazhi, ku edhe kryetarit të shoqatës, i dhuroi llogon e 100 vjetorit të pavarësisë. Grupi dhe shoqata "Cërvica", Resul Mehmedi, për disa minuta mbajtën një program artistikë me valle dhe recitime dhe më pastaj, po ashtu, ishte plot emocionuese programi artistikë, që vzahdoi më tej me: Grupi nga Cyriku ( Naser Limani) me disa valle fenomenale, Grupi nga Basel – (Begzat dhe Drita Gizha) me recitime e valle, nga Villisau (Sherife Limani), recitime me fëmijët, Llokman, Arben dhe Zenulla Kurtishi, të cilët kishin ardhur nga Gjermania, i kënduan dy këngë, Naser Ballazhi me një këngë të bukur, grupi nga shoqata "Cërvica" dhe këngëtari Duli kënduan këngë me qifteli, më pastaj, të pranishmit i argëtuan edhe Argëton Dërveshi dhe Rabije Rika, nga Shoqata Humanitare "Garana", me disa këngë u paraqit edhe Taip Vrangalla si dhe me një pjesë humoristike humoristë nga Kërçova treguan edhe njëherë, se ky organizim ishte vërtet për çdo lavdëratë. Si zakonisht, aktori Mirush Kabashi, të pranishmëve, iu dha emocione të papërshkrueshme me të dalur për së dyti herë në skenë dhe më pastaj, përshëndeti dhe falënderoi shumë këshillin organizativ për ftesën dhe ndër të tjera potencoi: "Nuk do ta harrojë për jetë, këtë organizim të shkëlqyer dhe këtë të rini të shëndoshë, që po rriten e edukohen në Zvicër, por shumë të lidhur me flamurin kombëtarë dhe me shqiptarinë". Në fund të këtij manifestimi u ndanë edhe disa mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë shoqatë, veprimtarë, artistë dhe sponzorët, këta bëmirës, që asnjëherë, nuk kanë kursyer për të mirën e kulturës dhe traditës sonë kombëtare. Ky manifestim, vazhdoi edhe për orë të tëra, me këngë e dixhej, ku të gjithë, kaluan mrekullueshëm dhe do të mbetet në kujtesë si dhe këshilli organizativ, u nda shumë i kënaqur me pjesmarrjen e madhe të bashkatdhetarëve tanë. Kërçovarët edhe njëherë treguan se janë bashkë e do të jenë, dijnë të festojnë si është më së miri che të ruajnë e nderojnë gjuhën amtare, duke ia lënë pas vetes trashigim të rinjëve që po lindin e edukohen në Zvicër, se nuk harrohet gjeneza, duhet dashur flamurin kombëtarë dhe duhet respektuar shtetin mik të kombit tonë Zvicrën, që na ka ndihmuar dhe për ne është atdhe i dytë. Kryetari i shoqatës së bashku me kryesinë e anëtarët e saj, bënë edhe foto kujtimi nëmes veti e me familjet e tyre dhe me të pranishmit e sidomos me fëmijët, artistët e vegjël, që ishin të shkëlqyer në këtë manifestim dhe premtuan, se tradita kërçovare e shqiptare në përgjithësi, do të ruhet brez pas brezi dhe uruan njëzëri kudo që ka shqiptarë, gëzuar këtë 100 vjetorë të pavarësisë, qofshim bashkë, të punojmë shqip, e të ecim shqip dhe veprojmë shqip. /Dashnim Hebibi, Cyrih, presheva.com/

Kërçovarët mërgimtarë kremtuan 100 vjetorin e shtetit shqiptarë /foto/ Kercova100_7_863275146
Kërçovarët mërgimtarë kremtuan 100 vjetorin e shtetit shqiptarë /foto/ Kercova100_8_808700561
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Kërçovarët mërgimtarë kremtuan 100 vjetorin e shtetit shqiptarë /foto/ Empty Re: Kërçovarët mërgimtarë kremtuan 100 vjetorin e shtetit shqiptarë /foto/

Tue 13 Nov 2012 - 23:29
Sa krenar te bejne te ndihesh kur i shikon te veshur ne menyre tradicionale...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi