Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kosovë, kërcënohet me jetë gjyqtarja Empty Kosovë, kërcënohet me jetë gjyqtarja

Wed 14 Nov 2012 - 19:52
Kosovë, kërcënohet me jetë gjyqtarja Valdete-daka-gjyqtare

Një kërcënim me vdekje ka mbërritur në adresë të gjykatëses së Gjykatës Supremte të Kosovës, Valdete Daka. E cituar nga “RTK”, Daka ka deklaruar se gjyqtarët në Kosovë janë në çdo moment të ekspozuar ndaj rrezikut për shkak të detyrës.

“Po, është e vërtetë. Kërcënimi ka qenë me jetë, pra me vrasje. Mendoj se për gjykatësit, si kudo në botë, duhet të ketë siguri më të madhe dhe jo ‘ad hoc’ si në rastin tim”, ka thënë Daka.

Sipas burimit mediatik, kërcënimi me jetë kishte vajtur më parë tek kreu i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, i cili ka reaguar duke kërkuar mbrojtje nga afër për gjyqtaren.

Sipas Hasanit, kërcënimi ka si autor një të dënuar në Prizren, që dikur ishte arratisur nga burgu me qëllimin e vetëm për të vrarë gjykatësen.

“Gjykatësit gjithnjë e më shumë po i ekspozohen rrezikut. Është e nevojshme të rriten masat e sigurisë për ta dhe për objektet”, ka thënë Hasani.

Ndërkohë, sigurimin e mbrojtjes nga afër për gjyqtaren Valdete Daka, njëkohësisht kryetare e KQZ-së, e ka konfirmuar dhe krerët e Policisë së Kosovës.

Autori i kërcënimit, Burim Basha, ishte arratisur nga burgu i Dubravës dhe përmes avokatit dhe familjarëve të tij kishte deklaruar se objektivi i tij ishte vrasja e gjyqtares.

Basha, sipas “RTK”, është i dënuar për një seri veprash të rënda penale dhe tani ndaj tij është shtuar edhe akuza e kërcënimit të gjykatëses Daka.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi