Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjyqtarja i refuzon mbrojtjen shtatzënës, kërcënohej nga burri Empty Gjyqtarja i refuzon mbrojtjen shtatzënës, kërcënohej nga burri

Mon 7 Oct 2013 - 22:50
  • Dy rastet kërkesash për mbrojtje, ku gjyqtarja Irena Hoxha favorizon meshkujt. Gjykata e Apelit prish vendimin e gjyqtares Hoxha si të pabazuar në prova. 105 raste të rrëzimi të padive të femrave për mbrojtje në Gjykatën e Tiranës për vitin 2013

Gjyqtarja i refuzon mbrojtjen shtatzënës, kërcënohej nga burri Gjykata-e-Tiranes4
Anxhela Tato

-Dhuna ndaj femrave mbështet në mënyrë të heshtur nga opinioni me indiferencë, por edhe me veprime e mosveprime. Edhe në gjykatë ku femrat presin drejtësinë, shpesh kartoni jeshil i mbrojtjes i jepet meshkujve. Mjafton një klikim në faqen e Gjykatës së Tiranës për të kuptuar realitetin tronditës të qëndrimit të gjyqtarëve tanë për të “mbrojtur” gjininë e dobët. Në pjesën më të madhe të rasteve konstatohet se gjykata vendos të pushojë kërkesën për urdhër mbrojtjeje, për shkak të mosparaqitjes së njërës palë, ku në të gjitha raste është femra që dorëzohet nga padia e saj. Ndërkaq, nuk mungojnë as rastet kur urdhri i mbrojtjes u mohohet femrave të dhunuara sepse “mungojnë provat”.

Dy rastet e gjyqtares Irena Hoxha

Dy raste flagrante, të siguruara për gazetën “Shekulli”, që mbajnë firmën e gjyqtares Irena Hoxha, tregojnë realitetin e dhimbshëm të vendimeve flagrante në raport me femrën. Rasti i parë është i shtetasit Ilir Mandri, i cili ndonëse në mungesë provash përfitoi urdhër mbrojtjeje nga togat e zeza kundër ish-bashkëshortes me inicialet I.M dhe vajzës së tij 14-vjeçare. Sipas vendimit të zbardhur gjyqtarja, Irena Hoxha aprovon një urdhër mbrojtjeje, duke u bazuar vetëm në “bindjen e saj të brendshme”. Në një kohë që në legjislacionin shqiptar termi “bindje e brendshme” nuk ekziston dhe nuk legjitimon marrjen e një vendimi. Brenda një hapësirë të shkurtër kohore vendimi i gjyqtares Irena Hoxha u rrëzua nga Gjykata e Apelit, pasi rezultonte i pabazuar në fakte dhe prova. “Në konsideratë të nenit 15/3 të ligjit nr.9669, datë 18.12.2006, kur nuk disponohen të gjitha provat e parashikuara në pikën 2 të këtij neni, gjykata nuk mund të lëshojë vendim urdhër mbrojtjeje bazuar vetëm në përshkrimin e rrethanave dhe fakteve, në të cilat është kryer dhuna në familje, duke e bazuar në bindjen e saj. Ndërsa rasti i dytë, i dhënë po nga kjo gjyqtare, është i një gruaje 7-muajshe shtatzënë, e cila kërkonte urdhër mbrojtjeje nga ish-bashkëshorti i saj i dhunshëm derisa të lindte. Kjo gjyqtare i mohon një gruaje shtatzënë mbrojtjen nga ish-bashkëshorti i saj.

Rasti i parë

Bazuar në informacionin e marrë nga faqja online e Gjykatës së Tiranës, rezulton se procesi gjyqësor për urdhër mbrojtjeje ndaj Ilir Mandrit është zhvilluar në pesë seanca gjyqësore, ku pala paditëse nuk ka paraqitur asnjë provë për të vërtetuar dhunën e pretenduar nga ish-bashkëshortja dhe vajza e tij 14-vjeçare. Nga informacionet e marrë konstatohet se gjyqtarja Irena Hoxha ka mohuar dëshminë e vajzës 14-vjeçare si dhe zbardhjen e tabulateve telefonike, të cilat mund të konsideroheshin si të vetmet prova për të vërtetuar sesi realisht kanë rrjedhur ngjarjet. Paditësi Ilir Mandri është paraqitur para gjykatës duke pretenduar se ish-bashkëshortorja e tij i kishte bërë presion psikologjik me rreth 200 telefonata. Ndërkohë që pala e paditur për të sqaruar situatën ofroi dëshminë e vajzës 14-vjeçare që ditën e ngjarjes telefononte babanë për ta takuar, duke i dërguar mesazhe. Mjaftonin këto dy prova për të vërtetuar se konflikti zhvillohej mes babait dhe vajzës. Një fakt tjetër rrëqethës është denoncimi i bërë nga Ilir Mandri në prokurori i numrit të celularit të vajzës së tij për dhunë psikologjike. Ky denoncim u pushua nga Prokuroria për mospërmbushje kushtesh ligjore për kundravajtje penale, pasi vajza është e mitur. Ndonëse gjyqtarja ishte në dijeni të këtij kallëzimi, nuk e krijoi bindjen e brendshme që konflikti zhvillohej mes babait dhe vajzës, por u mjaftua vetëm me pretendimet e paditësit të pashoqëruara me asnjë provë, për t’i dhënë atij mbrojtjen nga ish-bashkëshortja. Në asnjë faqe të dispozitivit të këtij vendimi që mban datën 5 prill nuk kuptohet se cilat fakte kanë shërbyer për t’i krijuar gjyqtares “bindjen e brendshme” për të dhënë urdhër mbrojtjeje për Ilir Mandrin nga ish-bashkëshortja dhe vajza 14-vjeçare.

Rasti i dytë

Në të njëjtin muaj gjendet edhe një vendim tjetër po nga gjyqtarja Irena Hoxha, e cila i mohon mbrojtjen një gruaje shtatzënë nga ish-bashkëshorti i saj i dhunshëm. Në dispozitivin e këtij vendimi që mban datën 24 prill gjyqtarja nuk konstaton se paditësja shtatzënë ishte në kushtet e lëshimit të urdhrit të mbrojtjes. “Gjykata pasi shqyrtoi në tërësi çështjen bazuar në rrethanat e pasqyruara nga paditësja në padi dhe në seancë gjyqësore analizoi thëniet e saj dhe të palës së paditur në gjykim, vlerëson se paditësja nuk është në kushtet për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, pasi ajo nuk i provoi gjykatës se ishte kërcënuar së bashku me vajzën e saj dhe ndjehet e tillë nga ish-bashkëshorti”. Paditësja rezulton të jetë e divorcuar në 2007 dhe nga martesa e dytë priste një fëmijë. Paditësja së bashku me dy vajzat e saj jetonte në banesën e krijuar gjatë martesës së parë. Gjatë procesit të divorcit nuk është bërë ndarja e pasurisë dhe paditësja së bashku me fëmijët e saj, në pritje të një vendimi të gjykatës jetonte në apartamentin e saj. Sipas dëshmisë së paditëses shtatzënë në gjykatë, ish-burri i bënte presion të vazhdueshëm deri në kërcënim fizik për ta detyruar gruan shtatzënë dhe fëmijët e tij që të largoheshin nga banesa pa u marrë një vendimit nga togat e zeza. Në këto kushte paditësja i drejtohet gjykatës për urdhër mbrojtjeje, deri në momentin e lindjes së fëmijës. Gjyqtare e çështjes përzgjidhet Irena Hoxha, e cila edhe këtë herë i del në mbrojtje një burri të dhunshëm, ndonëse bëhej fjalë për një grua shtatzënë, e cila ndodhej në kushte urgjente për lëshim urdhër mbrojtjeje. Sërish triumfon “bindja e brendshme” e gjyqtares, e cila refuzon kërkesë padinë, pasi nuk krijon bindjen se ekzistojnë dyshime të arsyeshme për të besuar se i padituri përbën rrezik për paditësen, në kryerjen e ndonjë veprimi që futet në kategorinë e veprimeve të dhunës në familje.

Paditë

Nga statistikat e Gjykatës së Tiranës për periudhën qershor-shtator 2013 rezultojnë se vetëm 13 padi urdhër-mbrojtjeje janë pranuar nga togat e zeza. Nga 173 padi të regjistruara, numërohen 100 raste kur paditëset janë femra. Ndërsa një përqindje shumë e vogël mund të jenë raste kur meshkujt denoncojnë ish-bashkëshortet e dhunshme, ose kërkojnë mbrojtje nga dhuna e fëmijëve të tyre. Sipas statistikave, konstatohet se vetëm për 3% të padive nga ana e togave të zeza është pranuar kërkesa e paditëseve për urdhër mbrojtjeje. Ndërsa në pjesën më të madhe të rasteve padia pushohet dhe kjo pasi paditëset nuk paraqiten për shkak të dhunës ose presionit të bashkëshortëve. Gjykata ka pushuar për periudhën 4 mujore rreth 105 padi, ku kërkueset janë femra. Ndërkohë që numërohen vetëm 5 raste kur kërkuesit janë meshkuj dhe gjykata është shprehur pro tyre, duke lëshuar urdhër mbrojtjeje.shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi