Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Rrëmbehet një djalë në Prishtinë, telefonata që e detyrojnë t’i bëjnë motrës  Empty Rrëmbehet një djalë në Prishtinë, telefonata që e detyrojnë t’i bëjnë motrës

Thu 15 Nov 2012 - 16:11
Rrëmbehet një djalë në Prishtinë, telefonata që e detyrojnë t’i bëjnë motrës  Rrembim-370x290

Një djalë i ri është rrëmbyer me ushtrim dhune dhe më tej është transportuar i izoluar me makinë dhe mbajtur peng duke u detyruar që të kryejë veprime të kërkuara përmes kërcënimeve nga agresorët e tij.

Ngjarja ndodhi dje në orën 14.00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytetin Prishtinë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

I riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk jepet nga Policia e Kosovës, ka qenë duke lëvizur në rrugën qendrore të Prishtinës, në mes të ditës, kur papritur u rrethua nga dy burra të tjerë, gjithashtu shqiptarë të Kosovës, të cilët e rrëmbyen me dhunë.

Dy agresorët e kanë privuar nga liria viktimën duke e futur me dhunë në një veturë dhe e kanë dërguar në një vend tjetër.

Më tej gjatë mbajtjes peng, autorët kanë bërë kërkesa ndaj pengut të tyre. Dhe nga viktima kanë kërkuar të telefonojë te motra e tij për t’i dërguar një borxh prej 200 eurosh.

Policia e Kosovës tha se mori sinjalizime lidhur me rrëmbimin dhe ka arritur që të sigurojë jetën e personit të marrë peng. Të dyshuarit janë arrestuar dhe në konsultim me Prokurorin pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi