Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Miliarderi që pretendon të jetë vetë Zoti Empty Miliarderi që pretendon të jetë vetë Zoti

Sat 17 Nov 2012 - 1:21
Miliarderi që pretendon të jetë vetë Zoti Kosovatri%20miljarder
Biznesmeni kosovar beson se me anë të meditimit transhendental mund të kurojë sëmundje të pashërueshme
Në botën që ai ka krijuar nuk ka ngut. Ngjan sikur zbret nga një tjetër yllësi. Gegnishtja e tij është e ëmbël, pothuaj e admirueshme për nga ritmi dhe mënyra se si rrjedh. Ka një ton të qetë, herë-herë imponues, herë-herë të mendueshëm. Veshja e tij pisk e zezë, më shumë se siluetën e një biznesmeni, të krijon imazhin e një prestidigjitatori që është gati të dhurojë spektaklin e shumëpritur për një publik që duket i ethshëm në atë çka pret. Hetem Ramadani ka një dashamirësi të natyrshme. Nuk sforcohet shumë për të qenë vetvetja. Ai u bë i famshëm në botën mediatike shqiptare pothuaj 2 vite më parë. Lidhja shpirtërore me sopranon e njohur shqiptare Inva Mula, ardhja në jetë e vajzës së tyre Nina, e kthyen në pak kohë në fokusin e pangopur të mediave rozë. Ajo që e bëri edhe më intrigues këtë personazh, nuk ishte thjesht lidhja me sopranon botërore, por terapia mistike e përsiatjes mendore, e njohur si meditimi transhendental. Është kjo kurë mendore e cila e ka sjellë këto ditë edhe në Tiranë. Është aq i bindur në terapinë e meditimit transhendental, sa thotë padashur të mendohet gjatë, se ai është vetë Zoti. “Po unë jam Zoti. Në atë gjendje të vetëdijes, unë jam Zot. Në atë gjendje unë kam mundësi, por edhe ti nëse vjen nga gjendja trashendetale, ke mundësi të pakufishme. Je zot, je infinit”. Gjithsecili ndërsa has një personazh të tillë, kërkon të njohë materien, përbërjen e tij. Ç’është ky njeri? Si ushqehet? Cili është mendimi i tij për universin që e rrethon? A është e mundur të shërosh një organizëm të pashërueshëm shkencërisht, vetëm duke i besuar teorisë së tij të mendimit? “Unë kam një dietë që e kam përdorur edhe 30 vite të kaluara. Po nuk ka lidhje me meditimin. Të jesh meditues, duhet të jesh vegjetarian. Dikush pi qumësht. Unë e kam eliminuar qumështin, produktet e tij, edhe mishin.” Hetem Ramadani e pranon se shumë njerëz nuk e kanë besuar. Por ka edhe nga ata që e kanë quajtur heroi, Zoti i tyre. Ashtu sikurse ishte edhe një grua që vuante nga një sëmundje e rëndë, gati e pashërueshme. Ai vetë, sikurse pranon, ka vuajtur nga një formë beninje e tumorit të trurit. Madje pretendon jo me pak mburrje se me anë të meditimit transhendental ka shëruar edhe politikanin e njohur kosovar Adem Demaçi. “Gjatë luftës në Kosovë Demaçi kishte tri enë gjaku të mbyllura. I dhanë 3 javë jetë. I thashë: ‘Bacë, të shëroj unë’. Dhe sot ai është shëndoshë e mirë.” Ky njeri tashmë është drejt një zbulimi të ri mjekësor. Se çfarë, nuk dëshiron ta zbulojë. Thotë vetëm që nëpërmjet teorisë së tij të meditimit, do t’i japë zgjidhje një problemi të rëndë shëndetësor. Hetem Ramadani mediton edhe për seksin dhe nuk nguron të japë këshilla “Zoti na ka dhënë qendrën për seks, për dashuri në vende të caktuara. Por kur i bëjmë të gjitha në një vend, i kemi ngarkuar. Por tani me anë të meditimit, ato qendra hapen përsëri. Kur zemra bëhet mendje ka humbur funksionin për dashuri.”

Milioni i parë në Elbasan

Hetem Ramadani, ka një lidhje të hershme me Shqipërinë. Këtu ai ka bazat e ndërtimit të biznesit. Sikundër thotë edhe vetë, milionin e parë në biznes e ka bërë në Shqipëri, më konkretisht në qytetin e Elbasanit. Në fillim të viteve ‘90 ai bleu disa mijëra tonë minerale, duke nisur një rrugë të gjatë drejt suksesit në biznes. Është biznesmen i njohur në fushën e karburanteve. Fushëveprimi i tij është në Slloveni. Është në aktivitet prej 20 vitesh. Ka katër vajza. Është i martuar me sopranon e njohur shqiptare Inva Mula. Terapia e tij e mendimit, njihet si meditimi transhendental.

Jeta

emri: Hetem Ramadani

mosha: 60 vjeç

vendlindja: Kosovë

vendbanimi: Slloveni

arsimi: Inxhinieri Kimike

statusi: Baba i katër vajzave,

aktualisht i martuar me sopranon Inva Mula

Drita Laci
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi