Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Obama mëson 'të ngërdheshet' nga gjimnastja olimpike Empty Obama mëson 'të ngërdheshet' nga gjimnastja olimpike

Sun 18 Nov 2012 - 18:52
Obama mëson 'të ngërdheshet' nga gjimnastja olimpike Foto-LajmNJU JORK – Fotografia e gjimnastes amerikane, McKayla Maroney 'unimpressed' (mbresëlënëse) - jo e bindur për paraqitjen e saj në një garë të Lojërave Olimpike, ku një rëzzim i ka kushtuar medaljen e artë në garën individuale - ka bërë xhiron e botës. Është konsideruar tashmë marka e saj. Tashmë vajza i ka mësuar shprehjen e saj të famshme edhe presidentit Barack Obama. Gjatë një vizite të skuadrës olimpike në Shtëpinë e Bardhë, presidenti dhe Maroney u fotografuan bashkë me të njëjtën ngërdheshje me të cilën kampionia e famshme është bërë e pavdekshme në podiumin olimpik dhe imazhi i publikuar nga Twitter nga stafi i presidentit, po bën xhiron e rrjetit.

Siç ka treguar gjimnastja, Obama e ka ndalur dhe i ka thënë: "Dua të flas me ty një sekondë, mbi shprehjen tënde. E di ti, që edhe unë e bëj atë fytyrën si puna jote, të paktën një herë në ditë?”. "Është personi më fantastik, që unë kam takuar ndonjëherë – ka thënë vajza për presidentin – dhe bën punën më të vështirë në botë".

/ANSA/Shekulli Online/Përgatiti: M.A./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi