- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Dyqani-shkollë në Drithas
Mon 19 Nov 2012 - 13:55
Rreth 40 fëmijë të fshatit Drithas në Korçë zhvillojnë çdo ditë mësimin e tyre në ambjentet e një dyqani ushqimor. Ata janë nxënës nga klasa e parë deri në të pestën. Nxënësit janë vendosur në dy dhoma të vogla, në mënyrë që ata të arsimohen dhe të mos mbeten pa shkollë.
Vendimi është marrë nga komuna e Libonikut, për shkak se ambjentet e shkollës ku mësonin fëmijët ishin tejet të amortizuara dhe u rrezikonin atyre jetën. E vetmja zgjidhje duket se ka qenë ajo e gjetjes së ambjenteve me qira, që në këtë rast ndodhen pasi hyn përmes njërit prej dyqaneve të fshatit.
Me çantën e shkollës në supe, vogëlushët çdo ditë kalojnë mes artikujve të shumtë ushqimorë, për t’u ulur më pas në bankat e tyre epër të nisur ditën e zakonshme të mësimit, duke shpresuar se një ditë do të mësojnë në një shkollë të vërtetë.
Kryetari i komunës Libonik, Petrit Kupe, është shprehur se mungesa e një institucioni të mirëfilltë arsimor, që në këtë fshat prej vitesh nuk ka ekzistuar, krijon vështirësi dhe e vetmja zgjidhje ka qenë kjo.
Ndërsa më të vegjëlve u duhet të ndajnë ambjentin e mësimit me tregtimin e produkteve ushqimore, ata që janë më të rritur i drejtohen fshatit Vloçisht për t’u arsimuar, pavarësisht se duhet të ecin çdo ditë në këmbë.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi