Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kleoniki Delijorgji: Me pelqen Shqiperia, por ne Greqi… Empty Kleoniki Delijorgji: Me pelqen Shqiperia, por ne Greqi…

Tue 20 Nov 2012 - 18:20
Kleoniki Delijorgji: Me pelqen Shqiperia, por ne Greqi… Images

Kleoniki Delijorgji , nje jave me pare do te kurorezohej si “Miss Globe 2012”, duke u shpallur keshtu si me e bukura e globit.
Niki rrefen emocionet dhe “peshen” e te qenurit vajza me e bukur ne Shqiperi dhe ne te gjithe Globin. Ajo do te mbahet mend edhe si bukuroshja e 100 vjetorit te Pavaresise.
Jo vetem me e bukura e Shqiperise por e bukura e Globit, si ndihet Niki Delijorgji qe mban edhe kete kurore tanime?
Ndihem shume e lumtur qe mbaj dy kurora per kete vit dhe njekohesisht shume krenare per veten time .
Kush eshte kurora me e bukur per ju?
Me e bukur per mua eshte kurora e “Miss Shqiperise”, pasi e perjetova me me shume emocion dhe pse “Miss Globe” eshte me e rendesishme ne bote.
E mendonit qe do te ishit fituesja e Miss Globe?
Jo nuk e mendoja, por do doja shume te merrja nje çmim ose te futesha ne dhjeteshen e vajzave me te bukura.
Jeni shpallur Miss Globe ne Vlore, ne vitin e 100 vjetorit te pavaresise dhe ne qytetin ku eshte ngritur flamuri, si ju ben te ndiheni ky fakt?
Ky eshte fakti qe me ben me te lumtur, qe fitova Miss Globin ne 100 vjetorin e pavaresise dhe emri im do mbetet gjithmone ne histori.
Si ishte konkurrenca mes me te bukurave te gjithe botes?
Konkurenca ishte shume e forte por une u kenaqa me te gjitha vajzat.
Me cilen nga vajzat krijuat me teper miqesi?
Me Miss Turqine , Hazal. Edhe pse nuk dinte shume mire anglisht ne kuptoheshim edhe me sy. Ishte nje vajze shume e mire dhe vetem qeshnim.
Do ti ruani kontaktet me mbarimin e Miss Globe?
Natyrisht qe po. Une ende flas me pothuajse shumicen e vajzave.
Niki, çfare do te mbani mend nga kjo eksperience?
Te gjitha gjerat por me shume naten finale.
Menjehere sa u shpallet Miss Globe, personi i pare qe ju perqafoi ishte motra juaj e vogel Stefi, çfare emocionesh perjetuat ne ato moment?
U ndjeva shume e çliruar kur me perqafoi Stefi.
Si e festoi Niki, kuroren e “Miss Globe”?
Dola per darke me familjen time.
Do te jete modelimi prioriteti juaj kryesor tani qe triumfuat perseri?
Nuk mund te planifikoj te ardhmen time, por besoj se e ardhmja ime do kete te bej me fushen e televizionit .
Ndiheni e realizuar, pasi keni goditur dy here ne shenje?
Po , kjo ishte endrra ime dhe kete here arrita me shume sesa mendoja.
Keni nje modele te preferuar?
Modelet e Victoria Secret’s jane te preferuarat e mia .
Kush mendon se eshte çelesi i suksesit tuaj?
Keto jane kompeticion bukurie dhe mendoj se bukuria, por edhe pse jam pak ndryshe ne mendimet e mia se te te tjereve.
Cila eshte endrra juaj me e madhe ne jete?
Te behem nje person i suksesshem ne jete, ne menyre familja ime te ndihet krenare per mua.
Perveç modelimit çfare ju pelqen tjeter?
Muzika dhe kercimi, por keto jane me teper hobi.
Mes Greqise dhe Shqiperise, ku ndiheni me mire?
Shqiperia eshte vendi im dhe patjeter qe ndihem mire ketu, por ne Greqi mentaliteti eshte me i mire.
Me pershkruani pak emocionet qe perjetuat kur degjuat emrin tuaj, si fituese e Miss Globe?
Thashe me vete , YOU DID IT AGAIN( ia dole serish)… Dhe isha shume e lumtur se kete here nuk e besonte njeri fitoren time..
Ku do ta shohim Niki Delijorgjin tani…
Tani per tani nuk kam nje plan, por kete do t’ia leme te ardhmes.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi