Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

CIA:1951, Greqi-Serbi, si do ndahej Shqipëria  Empty CIA:1951, Greqi-Serbi, si do ndahej Shqipëria

Thu 10 Jan 2013 - 23:14

CIA:1951, Greqi-Serbi, si do ndahej Shqipëria








CIA:1951, Greqi-Serbi, si do ndahej Shqipëria  Ekuiliber
Një raport sekret i CIA-s, që daton më 8 prill 1951, nxjerr në pah
planin e Greqisë për ndarjen e Shqipërisë mes saj dhe ish-Jugosllavisë.
Ky plan, raportohet nga Ambasadori i SHBA-ve në atë kohë në Beograd,
sipas të cilit, një anëtar i Byrosë Politike jugosllave i kishte thënë
se një propozim grek i ishte bërë Jugosllavisë në “nivelin më të lartë”,
për ndarjen e mundshme të Shqipërisë midis Greqisë dhe Jugosllavisë, ku
pjesa jugore do t’i kalonte Greqisë, ndërsa ajo veriore, Jugosllavisë.

Raporti
Referuar raportit të Agjencisë Inteligjente Amerikane, i cili mban
nëntitullin “Propozimi grek për ndarjen e Shqipërisë”, mësohet se në një
takim në 4 prill 1951 mes Ambasadorit të SHBA-ve në Beograd, Allen dhe
një personi të paidentifikuar, një anëtar i Byrosë Politike jugosllave i
kishte thënë këtij të fundit se një propozim grek i ishte bërë
Jugosllavisë në “nivelin më të lartë”, për ndarjen e mundshme të
Shqipërisë midis Greqisë dhe Jugosllavisë.
Por kur Ambasadori Allen kishte shprehur mosbesimin e tij në lidhje me
këtë bisedë, bashkëbiseduesi i tij iu përgjigj, se ky informacion i kish
qenë besuar atij në “bisedën më të sinqertë që ai kishte pasur
ndonjëherë me një zyrtar të Jugosllavisë që nga viti 1941”.
Gjatë raportimit të tij, Ambasadori Allen tregon se ndoshta Kryeministri
grek Venizelos kundërshtoi përçapjen e fundit diplomatike jugosllave në
lidhje me rrjedhën e ngjarjeve të Greqisë në rast të një sulmi mbi
Jugosllavinë, duke iu referuar të ardhmes së Shqipërisë.
Ndërkaq, në fund të këtij raporti agjentët e CIA-s, në një koment të
tyre shkruajnë, se grekët kanë ushqyer tradicionalisht aspirata për
Epirin e Veriut. “Është e mundur që ata u përpoqën të ftonin
Jugosllavinë lidhur me një ndarje të Shqipërisë.
Një sugjerim i tillë me siguri do të ngjallte më tej frikën jugosllave
të ndërhyrjes së huaj në Shqipëri dhe mund pjesërisht të shpjegojë
raportet e fundit në shtypin jugosllav, duke akuzuar se Greqia dhe
Italia janë duke ndërhyrë në Shqipëri.”, – mbyllet raporti i CIA-s.

Arkiva e CIA-s

Në arkivat e Agjencisë Inteligjente Amerikane gjendet një numër i madh
raportesh e dokumentesh, të cilat flasin për marrëdhëniet mes Shqipërisë
dhe Greqisë, si dhe interesat e herëpashershme të kësaj të fundit për
Epirin e Veriut.
Në një dokument të 15 janarit 1953, raportohet për një takim mes
Kryeministrit grek Papagos dhe atij italian, De Gaspari, ku ky i fundit i
thotë homologut të tij, se Italia ka hequr dorë tashmë nga të gjitha
ambiciet për Shqipërinë. Ndërkaq, Kryeministri grek siguron homologun
italian, se Greqia do të ndjekë kërkesat e saj për Epirin e Veriut,
vetëm nëpërmjet rrugëve diplomatike.
Në një tjetër raport sekret të datës 29 dhjetor 1955, thuhet se, “sipas
zërave që qarkullojnë në Greqi, Bashkimi Sovjetik përpara zgjedhjeve të
programuara për t’u mbajtur në Shkurt, do të deklarojë mbështetjen për
Greqinë për sa i përket çështjes së Epirit të Veriut – tashmë pjesë e
Shqipërisë”, – mbyllet raporti i CIA-s.

Biseda në Beograd më 4 prill 1951

Në një bisedë në 4 prill me Ambasadorin e SHBA-ve në Beograd, Allen, XXX
ka deklaruar se një anëtar i Byrosë Politike jugosllave i kishte thënë,
se një propozim grek i ishte bërë Jugosllavisë në “nivelin më të lartë”
për ndarjen e mundshme të Shqipërisë midis Greqisë dhe Jugosllavisë.
Kur Ambasadori Allen kishte shprehur mosbesim, XXX zbuloi se ky
informacion i kish qenë besuar atij në “bisedën më të sinqertë që ai
kishte pasur ndonjëherë me një zyrtar të Jugosllavisë që nga viti 1941”.
Allen tregon, se ndoshta Kryeministri grek Venizelos kundërshtoi
përçapjen e fundit diplomatike jugosllave në lidhje me rrjedhën e
ngjarjeve të Greqisë, në rast të një sulmi mbi Jugosllavinë, duke iu
referuar “të ardhmes” së Shqipërisë.

Koment: Grekët kanë ushqyer tradicionalisht aspiratat për Epirin e
Veriut (Shqipëria Jugore). Është e mundur që ata u përpoqën të ftonin
Jugosllavinë lidhur me një ndarje të Shqipërisë.
Një sugjerim i tillë me siguri do të ngjallte më tej frikën jugosllave
të ndërhyrjes së huaj në Shqipëri dhe mund pjesërisht të shpjegojë
raportet e fundit në shtypin jugosllav, duke akuzuar se Greqia dhe
Italia janë duke ndërhyrë në Shqipëri.

Prof.Eroll Velija
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi