- shaban cakoliV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11174
Vendndodhja : Dardane
Anetaresuar : 15/11/2012
KUR POETIN E RRËMBEN FJALA
Tue 20 Nov 2012 - 18:27
Të jesh poet fillimisht duhesh të keshë dhunti,të ndjeshë dëshirën në shpirtin tënd,të i vargërosh popullit tënd në gëzimet dhe vështërsitë në të cilat gjendet.
Të jesh poet duhet të ndjeshë magjinë e fjalës e cila të lëkund shpirtin, të zgjon mendimet dhe ndjenjat për t’i shprehur hidhërimet, dashuritë, vuajtjet, “për t’ i shtrydhur nga vetja , për të luftuar kundër të keqes
së jetës tënde dhe së keqes së jetës së të tjerëve.Poeti ka disa cilësi të shenjëta,atdhedashurinë,miqësinë,drejtësinë,shquarësinë për të dalluar të mirat dhe për të protestuar kundër të shëmtuarës.
Poeti duhet të jetë i pregatitur për gjendjen e tij shpirtërore,i cili me mençurinë e tij mund të ecën edhe nëpër tehun e shpatës pa lëkundje,i pregatitur për të dashur atdheun,të ngjalli dashuri për atdheun te lexuesit
të jetë gjëthnjë në kontakt me librin,të lexoj shumë,të tregoj botën e tij shpirtërore para lexuesëve,të ketë gatishmërinë të duan atdheun kur gjindet pranë tij dhe kur i mungon.Të dijnë të trajtoj dhe zgjedh tema
të jep mesazhe të fuqishme,për fjalën,atdheun,shkollën,të dijë të protestoj kundër padrejtësive.Poeti është shpirti i popullit,jeton me popullin,punon për popullin,digjet për popullin,shkëlqen për popullin
dhe është gjëthnjë pranë tij,edhe kur fizikisht ndodhet larg.Poeti shkrinë gjithçka nga vetja për të mirën e gjuhës,atdheut dhe kombit.I tillë është edhe poeti ynë i mirënjohur Haxhi Muhaxheri,i cili nga fëmijëria
është ushqyar me atdhedashuri,dashuri për kombin,gjuhën,arsimin.Shpirtërore e tijë është letërsia në tërësi,poezia në veqanti.
Haxhi Muhaxheri
Haxhi Muhaxheri lindi më 04 qershor 1967 në fshatin Kosuriq të Pejës, Kosovë .
Shkollën fillore e ka kryer në Gllogjan të Pejës, të mesmen në Klinë, ndërsa studimet (letersi dhe gjuhe) i ka vijuar në Univesitetin e Prishtinës. Haxhi Muhaxheri ka qenë kryetar i Shoqatës së Letrarëve të Rinj të Kosovës, editor i Shtëpsë Botuese "Pena", kryeredaktorë i të parës revistë erotike "Amori" dhe botues i revistës "Alberos"(erotike). Mepastaj, ka botuar edhe tri revista tjera, si: "Pena"(letrare), "Dëshira"(për familje) dhe "Fanari"(për të rinj) Për mungesë fondi,botimi i këtyre tri revistave është ndërprerë pas daljës së numrit të parë.
Haxhiu ka marrë çmimet e para për poezi në Takimet e Gjeçovit në Zym dhe në Sofra poetike në Drenas. Jeton dhe krijon në Austri.Haxhi Muhaxjeri është një veprimtarë i pashoq i cili ka bërë dhe po bënë shumë
për letërsinë tonë kombëtare.Ai përveq që krijon poezi dhe prozë,bënë shumë në afirmimin e krijuesëve,si dhe mbanë dhe administron disa faqe të kulturës e letërsisë si:Sofra Poetike,Faqja për fëmijë, AHaxhi Muhaxheri

Re: KUR POETIN E RRËMBEN FJALA
Tue 20 Nov 2012 - 18:28
KUR MË RRËMBEN FJALA
Kur më rëmben fjala
Më vërshojnë gëzimet
Sikur të gjitha të dashurat
Ti kisha pranë
Kur fjala më çalon
Dehem e bëhëm tapë
Si të kisha pirë
Helmin e kësaj bote
Kur më buzëqesh fjala
Diellëzohem lartësohem
Si ti kisha përmbysur
Të gjitha perandoritë
Kur më rëmben fjala
Më vërshojnë gëzimet
Sikur të gjitha të dashurat
Ti kisha pranë
Kur fjala më çalon
Dehem e bëhëm tapë
Si të kisha pirë
Helmin e kësaj bote
Kur më buzëqesh fjala
Diellëzohem lartësohem
Si ti kisha përmbysur
Të gjitha perandoritë
- shaban cakoliV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11174
Vendndodhja : Dardane
Anetaresuar : 15/11/2012
Re: KUR POETIN E RRËMBEN FJALA
Tue 20 Nov 2012 - 18:29
UNË DHE KËNGA*
Do të varrosemi
Kur të na lindin
Të vdekurit
Për të lindur
Kur të vdekurit
Të na varrosin
*Kjo poezi mori çmimin e tretë në manifestimin
"Sofra poetike e Drenicës" ne vitin 1995

LIRIKË ME PËRDHUNË
Të kujtohet ndajnata
kur në kryqëzim sysh
lexoja biografinë tënde
dhe fjalë e ndryrë në gojë
qëkurthi e ruajtur vetë për ty
që edhe sot mendoj
se kurrë nuk ta thashë vetë
po zëri i brëndisë
ai zë që dëgjohet
vetëm në ligjerim zemrash
Të kujtohen fjalët tua të brishta
dhe bisedat e amullta
kur me plot mund
pushtoja foltoren e bindjes
dhe fillonte kënga e psherëtimave
kënga që aq shumë ia pate frikën
po edhe dashur e ke aq sa unë
dhe pas të gjithave më pate thënë
se tash ke gjetur
princin mbi kalë të bardhë
yllin e dashurisë
E unë tretësha në mendime
sa herë dëgjoja radion
të fliste për atdheun
për dhunën
që u bëhej vëllezërve të mi
dhe i mllefosur të pata pyetur
si të mendoja për yllkën e dashurisë
kur populli vuan për dritën e lirisë
të drejtën e harmonisë kozmike
Mars, 1991
Të kujtohet ndajnata
kur në kryqëzim sysh
lexoja biografinë tënde
dhe fjalë e ndryrë në gojë
qëkurthi e ruajtur vetë për ty
që edhe sot mendoj
se kurrë nuk ta thashë vetë
po zëri i brëndisë
ai zë që dëgjohet
vetëm në ligjerim zemrash
Të kujtohen fjalët tua të brishta
dhe bisedat e amullta
kur me plot mund
pushtoja foltoren e bindjes
dhe fillonte kënga e psherëtimave
kënga që aq shumë ia pate frikën
po edhe dashur e ke aq sa unë
dhe pas të gjithave më pate thënë
se tash ke gjetur
princin mbi kalë të bardhë
yllin e dashurisë
E unë tretësha në mendime
sa herë dëgjoja radion
të fliste për atdheun
për dhunën
që u bëhej vëllezërve të mi
dhe i mllefosur të pata pyetur
si të mendoja për yllkën e dashurisë
kur populli vuan për dritën e lirisë
të drejtën e harmonisë kozmike
Mars, 1991
- shaban cakoliV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11174
Vendndodhja : Dardane
Anetaresuar : 15/11/2012
Re: KUR POETIN E RRËMBEN FJALA
Tue 20 Nov 2012 - 18:36
LETËRKËMBIM
Mora letrën tënde shkruar me fjalë malli
fjalë zemre për mua yllin e dashurisë sate
dhe si i krisur zura të bisedoja
me fotografinë tënde vendosur mbi tavolinë
dhe mallkoja ditët që pa ty më gdhijnë
Mike
Të ne punët prapë nuk venë mirë
dorë e hekurt
pareshtur mbi kokat tona rëndon lëndon
ushtaret kthehen në arkivole përsëri
e ne presim Çmimin Nobel
për mendjen e durimit
Me vite prita të mësoja
e ende nuk e di
durimi është pjellë e vdekjës
a vdekja pjellë e tij
E di moj
do të thuash durimi ka kufij
po polemi di më mirë se ne të dy
a duhet flijuar a pritur për lirinë
Do më pyesje për ditën e gëzimit
e vështirë është pritja për ty
të bëj benë
nuk do të vonoj shumë
vadja e dasmës së madhe

Tue 20 Nov 2012 - 18:37
GJURMË
Me kohën në hapërim
për të lënë gjurmë
në pemën e jetës
Grurisht
duhet kënduar
diellit legjendave
Me fjalë ndërtoni
ura mbi brigje
ura dashurie
Në gjuhën
e yjve të baladave
rrëfehuni
Për të dëshmuar
me emrin
Edhe ne gurin e varrit
RILINDJA, 10.11.1988
Me kohën në hapërim
për të lënë gjurmë
në pemën e jetës
Grurisht
duhet kënduar
diellit legjendave
Me fjalë ndërtoni
ura mbi brigje
ura dashurie
Në gjuhën
e yjve të baladave
rrëfehuni
Për të dëshmuar
me emrin
Edhe ne gurin e varrit
RILINDJA, 10.11.1988
- shaban cakoliV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11174
Vendndodhja : Dardane
Anetaresuar : 15/11/2012
Re: KUR POETIN E RRËMBEN FJALA
Tue 20 Nov 2012 - 18:38
ATLANDIDA E RE
Urime Veneci shekullin e dhjetë
mbi ujë
kujdes njëzetenjëshin
nuk u besohet më
pellumbave të bardhë
banorëve të parë
në sheshin Santa Maria Sallita
uji po han tokën tuaj
e një ditë do ta përpijë
se bashku me 46 ishujt
dhe Urën e Psherëtimave
qe të krijohet Atlantidë e re
Veneci
1995
Urime Veneci shekullin e dhjetë
mbi ujë
kujdes njëzetenjëshin
nuk u besohet më
pellumbave të bardhë
banorëve të parë
në sheshin Santa Maria Sallita
uji po han tokën tuaj
e një ditë do ta përpijë
se bashku me 46 ishujt
dhe Urën e Psherëtimave
qe të krijohet Atlantidë e re
Veneci
1995
- shaban cakoliV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11174
Vendndodhja : Dardane
Anetaresuar : 15/11/2012
Re: KUR POETIN E RRËMBEN FJALA
Tue 20 Nov 2012 - 18:38
URATË*
Zotynë
Pranoje Lutjen time
Diell të ketë
Në Mendjen e Durimit
Orëbardhat ta shpejtojnë
Ditën e gëzimit
Lulet e kësaj toke
Ilirisht
Uratë le ti këndojnë bashkimit
Nuse e Ujrave
Të na i gëzoj shtëpitë
Circe Jona
Të na i mbëltoj dashuritë
Ëndrrmirat
Të na i zgjedhin Fatitë
Këngët tona
Ti pushtojnë lartësitë
Amen
*Kjo poezi mori Çmimin e parë në
„Takimet e Gjeçovit" në Zym të Kosovës,në vitin 1994lbpoeteka

Tue 20 Nov 2012 - 21:18
I NDERUARI CAKOLLI ME VEMENDJE E LEXOVA DHE ME SHUM PASION ATE QE KE SHKRUAR DHE QE E ÇFAQE NË KËTË FORUM.TË PERSHENDES DHE TE PERGEZOJ PER POEZIT DHE KRIJIMTARINË TËNDE DUKE TË DESHIRUAR EDHE SHUMË SUKSESE.
- shaban cakoliV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11174
Vendndodhja : Dardane
Anetaresuar : 15/11/2012
Re: KUR POETIN E RRËMBEN FJALA
Thu 22 Nov 2012 - 13:53
flm dhe rrespekt
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi