Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Itali, shqiptari puth djalin në organet gjenitale, përfundon në gjykatë Empty Itali, shqiptari puth djalin në organet gjenitale, përfundon në gjykatë

Wed 21 Nov 2012 - 16:23
Itali, shqiptari puth djalin në organet gjenitale, përfundon në gjykatë Largea_gjykata1348936620
Dy prindër shqiptarë, burrë e grua u liruan nga akuzat për dhunë seksuale ndaj djalit të tyre. Procesi gjyqësor u mbyll sot në Reggio Emilia. Nexhip Qipi ishte akuzuar për dhunë seksuale ndaj djalit të tij pas aktit të puthjes në organe gjenitale. Prokuroria akuzonte dhe të ëmën e fëmijës dhe gjyshen pasi nuk kanë arritur të mbrojnë fëmijën nga këto veprime.

Historia i referohet 2 vite më parë, në gusht të 2010 kur ndaj babait u mor masa e arrestit burg pasi kishte përkëdhelur djalin e tij të vogël në organe gjenitale. Kamerat e vendosura fshehurazi në banesën e tij, kanë filmuar momentet erotike. Gjithçka kishte nisur pas një bisede në kopsht mes fëmijëve dhe edukatoreve se çfarë bëjnë në shtëpi, kur 5-vjeçari i emigrantit shqiptar i kishte treguar se i ati e përkëdhelte dhe tek organi gjenital.

Edukatoret bënë denoncimin në polici dhe më pas nisi procedimi penal. Kamerat kishin kapur të atin të kryente këtë veprim dhe në sy të dy vajzave të tij. Më 13 nëntor, Prokurorja Maria Rita Pantani kërkoi dënimin me 9 vjet burg për të tre, por gjykata i liroi nga akuzat duke thënë se nuk ekziston vepra penale.

“Bëhet fjalë për një gjest përkëdhelie që një baba në Shqipëri zakonisht bën kundrejt fëmijëve djem.Nuk ka asgjë perverse&”, kanë thënë avokatët mbrojtës në gjykatë.

Menjëherë pas kësaj në mars familja u largua nga Italia për t’u kthyer në Shqipëri, ndërkohë që në nëntor ishin kthyer në Itali vetëm i ati dhe e ëma e dy fëmijëve. Procesi me dyer të mbyllura zgjati 2 vjet dhe u ndjek nga shumë shqiptarë dhe shoqata të shqiptarëve të cilët kërkonin lirimin nga akuzat të çiftit. Nexhip Qipi u gjykua në gjendje të lirë.

/Shqiptarja.com/ Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi