Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ilir Meta deklaron nga Pogradeci: Po mos kish qenë 29 Nëntori i 1944 sot nuk do të festonim 28 Nënto Empty Ilir Meta deklaron nga Pogradeci: Po mos kish qenë 29 Nëntori i 1944 sot nuk do të festonim 28 Nënto

Sat 24 Nov 2012 - 1:13
Ilir Meta deklaron nga Pogradeci: Po mos kish qenë 29 Nëntori i 1944 sot nuk do të festonim 28 Nënto Images1
Kreu i Lëvizjes Socialiste për integrim ishte ditën e sotme në qytetin juglindor të Pogradecit, ku zhvilloi një takim me simpatizantë të kësaj partie, nga ku ka dërguar një mesazh urimi për këtë përvjetor tepër të rëndësishëm siç e quajti dhe vetë ai 100 vjetorin e pavarësisë.
Gjithashtu Meta u shpreh se është e rëndësishme të vlerësohen si duhet ngjarjet historike, duke mos pas e harruar Luftën Nacional Çlirimtare si një faktor tepër të rëndësishëm,pasi siç edhe ai tha: “Po mos kish qenë 29 Nëntori i 1944 sot nuk do të festonim 28 Nëntorin e 2012.”

“Është kënaqësi akoma dhe më e madhe për të pasur këtu kaq shumë të reja dhe të rinj, të cilët i fillojnë 100 vitet e ardhshme me një Shqipëri jo vetëm të lirë e të pavarur, por me një Shqipëri anëtare të NATO-s, me një Shqipëri, qytetarët e së cilës udhëtojnë pa viza në hapësirën Shengen të Bashkimit Europian, në një Shqipëri, e cila i ka të gjitha mundësitë për të qenë jo vetëm një vend i mrekullueshëm nga natyra, por edhe një vend shumë i zhvilluar duke u bazuar tek resurset tona natyrore e mbi të gjitha, në radhë të parë, te resurset tona njerëzore”- u shpreh Meta në fjalën hapëse të takimit, i cili vazhdoi me një koncert madhështor, me pjesëmarrjen e këngëtarëve më të njohur të muzikës së lehtë shqiptare e si shenjë festimi për 100 vjetorin e pavarësisë./alb-observer.com
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi