Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Swinton deklaron se ka tentuar të vrasë të vëllanë kur ka qenë fëmijë. Empty Swinton deklaron se ka tentuar të vrasë të vëllanë kur ka qenë fëmijë.

Thu 3 Nov 2011 - 16:47
Swinton deklaron se ka tentuar të vrasë të vëllanë kur ka qenë fëmijë. Swinton%20deklaron%20se%20ka%20tentuar%20te%20vrase%20te%20vellane%20kur%20ka%20qene%20femije.Aktorja fituese e Oskarit, Tilda Swinton, ka pranuar lajmin sensacional se ajo eshte përpjekur të vriste te vëllanë e vet, kur ai ishte një foshnje e porsalindur.

Aktoria e Michael Clayton, ishte rreth katër vjeçe, kur ajo u prek nga prezenca e të tre vëllezërve dhe vendosi qe t'i marrë jetën fëmijës me te ri.

Por kur ajo iu afrua atij, pa fëmijën qe po përtypte mbulesën dhe ia hoqi atë nga goja - dhe për ketë ajo u përgëzua si një shpetuese jete nga prindërit e saj.

Swinton pranon se ajo e ka varrosur thellë në kujtesën e saj incidentin dhe e rikujtoi vetëm në vitin 1993, kur vrasja e dy vjecarit James Bulger qe u krye nga dhjetëvjecaret Jon Venables dhe Robert Thompson, tronditi kombin.

Ajo tregon per Telegraph Magazine se , "Vite më parë, kur James Bulger u vra, çdo faqe e parë gazete ka folur për djallin. Në këtë pikë, edhe pse unë e kam shtypur këtë kujtim për vite, mu kujtua se kur isha katër ose pesë, Unë u përpoqa për të vrarë tim vëlla. Ai ishte i sapolindur dhe unë isha e zhgënjyer, sepse ai ishte djali i tretë. Dhe kjo ishte e mjaftueshme qe unë te isha e shqetësuar."

"Unë shkova në dhomën e tij për ta vrarë atë, kur pashe disa shirita nga një mbulesë në gojën e tij, dhe fillova t'i tërheqë ato dhe unë i shpëtova jetën atij kështu që unë e kam këtë reputacion të çuditshem tani si shpëtimtaria e vëllait tim - dhe askush nuk e dinte se ne fakt kam kërkuar për ta vrarë atë. U desh rasti i Bulger për mua, që të kujtoja se sa seriozisht kam kërkuar për ta bërë këtë."

(RevistaShtypi.al)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi