Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Danaj: “Festimet” me rastin e 28 Nëntorit, po legalizojnë Mbledhjen famëkeqe të Londrës Empty Danaj: “Festimet” me rastin e 28 Nëntorit, po legalizojnë Mbledhjen famëkeqe të Londrës

Sat 24 Nov 2012 - 9:36
Danaj: “Festimet” me rastin e 28 Nëntorit, po legalizojnë Mbledhjen famëkeqe të Londrës Kocodanaj
Në një intervistë dhënë gazetës SOT, Kryetari I Listës për Shqipëri Natyrale, Koco Danaj, shprehet se “Festimet” që po bëhen me rastin e Ditës së Madhe të 28 Nëntorit nga politika shqiptare në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, në fakt po legalizojnë krimin makabër të coptimit të trojeve shqiptare nga mbledhja famëkeqe e Londrës 1912-1913. Sipas Danaj: Këtij 100 vjetori I mungon ajo qe eshte thelbi I tij, pra I mungon kryesorja. Dhe kryesorja është Shqipëria Natyrale. Pse e them këtë? Sepse duke u bazuar tek akti juridik I shpallur nga Ismail Qemali dhe i firmosur nga bashkepunetoret e tij, ata shpallën pavarësinë e Shqipërisë me kufij e katër ish vilajeteve osmane me popullsi dërrmuese shqiptare ose 100 për qind shqiptare. Dhe kjo ishte pavarësia e Shqipërisë Natyrale, e cila pavarësi u injorua nga mbledhja famëkeqe e Londës dhe në vend të saj u krijua më 29 korrik 1913 kjo Shqipëri administrative që kemi sot. Ndërkaq, në mënyrë paradoksale dhe absurde ne festojmë 28 nëntorin, por legalizojmë 29 korrikun. Legalizojmë copëtimin që ju bë trojeve shqiptare më 1913. Ky është thelbi. Ndërsa festa, fjalimet, glorifikimet, krahinarizmat janë fasada. Qindra mijërat e milionat e flamujve janë fasada. Por është një fasadë që asesi nuk e mbulon dot atë cfarë thashë më lart. Po vazhdoj përsëri. Politika zyrtare në Tiranë, Prishtinë e Shkup, edhe me kalendarin e festimeve, gjoja të 28 nëntorit, po legalizon mbledhjen kriminale dhe barbare të Londrës. Shikoni cfarë ndodh. Do të festohet 28 nëntori më 25 nëntor në Shkup, me pjesëmarrjen e krerëve më të lartë të Tiranës e Prishtinës. Pastaj do të festohet në Prishtinë dhe pastaj në Tiranë. Pra një komb tre kryeqytete: Shkup, Tiranë, Prishtinë. Ky është absurdi më I Madh. Kjo është fyerja më e madhe. Ky është Legalizimi I Coptimit. Këtë s’e thotë askush. As politika, as historianët, as elitat intelektuale, sepse ose kanë frikë, ose janë me mentalitet neootoman. Por gjithsesi kjo duhet thënë sepse është absurdi më I madh dhe fyerja më e madhe që u bëhet politikanëve më vizionarë dhe më mendje ndritur të kombit shqiptar të 1912, është fyerja më e madhe që ju bëhet të rënëve, fyerja më e madhe që I bëhet thelbit, tonë, qënies tonë si Komb. Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini nuk kanë nevojë për shtatore, por kanë nevojë tu jetësosh idetë e tyrë, veprën e tyre. Situata aktuale është e tillë që deri më tani ne shqiptarët festojmë një herë në vit Shqipërinë Natyrale më 28 nëntor dhe të shijojmë 364 ditë vilajetet neotomane.

(Intervisten e plote mund ta lexoni neser ne gazeten SOT)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi