Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Koco Danaj Empty Koco Danaj

Thu 22 Nov 2012 - 20:20
Për të njohur më mirë copëtimin e trojeve shqiptare
para 100 vjetëve, kryetar i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj,
sjellë materiale dhe fakte shumica prej të cilave, mëton ai, janë të
panjohura deri më sot.
E ashtuquajtura Mbledhje e Londrës:

1.
Njohësi dhe studiuesi më i mirë i saj, profesor Arben Puto, shprehet:
"Është për t’u theksuar që Konferenca gjatë zhvillimit të punimeve të
saj nuk mbajti procesverbal, çka do të thotë se nuk kanë mbetur raporte
të rregullta zyrtare mbi punimet e Konferencës. Megjithatë, u bë
praktikë që ambasadori francez Pol Kambon, të hartonte në gjuhën frënge
përmbledhjen koncize të diskutimeve të seancave më të rëndësishme dhe
ato tu dërgoheshin për njoftim kancelarive". (Arben Puto, Shqipëria
Politike, faqe 55)
2. Mbledhja e ambasadorëve të gjashtë fuqive të
mëdha në Londër, nuk u thirr për të diskutuar lidhur më kombin shqiptar,
por për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis katër fuqive ndërluftuese
ballkanike: Serbisë, Greqisë, Malit të Zi , Serbisë dhe Turqisë, pas
Luftës së Dytë Ballkanike. Një nga pjesëmarrësit e kësaj mbledhje,
ambasadori francez Pol Kambon, e pohon një gjë të tillë. Ai shprehet:

“Pas
nënshkrimit të paqes midis Turqisë dhe Italisë, marrja e vendimeve që
do tu imponoheshin shteteve ballkanike dhe Turqisë ju besua trupit
diplomatik në Londër. Ai kishte për detyrë hartimin e marrëveshjeve
midis shteteve të ndryshme ndërluftuese të Ballkanit. Mbledhja e Londrës
u hap në 16 dhjetor 1912”. (Pol Kambon, Correspondence, faqe 31,
botimet Grasset, viti 1946)

Pra, e ashtuquajtura Konferencë e
Londrës, u mblodh 18 ditë pasi ishte shpallur pavarësia e Shqipërisë
Natyrale nga Ismail Qëmali. Në datën 29 Nëntor 1912, ministritë e
jashtme të gjasët fuqive të mëdha u njohën më Aktin Juridik të shpalljes
së Pavarësisë

3. Në këto takime që zgjatën 6 muaj, territoret
shqiptare u përdorën për të qetësuar dhe kënaqur palët ndërluftuese që
ishin fqinjët e Shqipërisë. Vetë Edward Grey e pranon një gjë të tillë.
Ai pohon në Kujtimet e tij: “Aleatët ballkanikë ishin të verbuar nga
fitorja; Serbia donte të kishte dalje në Adriatik dhe kishte shumë
mundësi që ajo dhe Mali i Zi të dëshironin të merrnin disa rajone të
Shqipërisë duke i konsideruar pjesë të plaçkës së luftës”. (Grey,
Memoirs, botimet Payot, 1927, faqe 246)

Për të kënaqur Greqinë,
krahina shqiptarë e Çamërisë ju aneksua asaj, megjithëse shumica
dërrmuese e popullsisë ishte shqiptarë. Sipas Memorandumit të qeverisë
shqiptare të Vlorës, në vitin 1913 në Çamëri jetonin 75 mijë shqiptarë -
nga të cilët 18 mijë shqiptarë të greqizuar - të cilët ishin vendosur
në kazanë e Reshadijës (Igumenicës) - 16 mijë shqiptarë; në kazanë e
Margëlliçit 25 mijë shqiptarë; në kazanë e Filatit 20 mijë shqiptarë; në
kazanë e Paramithisë 13 mijë shqiptarë; në kazanë e Luros 100 për qind
shqiptarë. (Memorandumi i Qeverisë së Vlorës, drejtuar Konferencës së
Londrës, firmosur nga Mehmët Konica, Rashih Dino dhe Filip Noga)

Për
të kënaqur Serbinë, krahina shqiptare e Kosovës me mbi 90 për qind
popullsi shqiptare ju dha Serbisë. Vetë Grey e pohon një gjë të tillë
duke folur me përbuzje për trojet shqiptare. Në Kujtimet e tij ai
pranon: “Ne nuk mund të bënim luftë për disa fshatra si Gjakova”. (Grey,
Memoirs, Botimet Payot, viti 1927, faqe 249). Ndërkaq, territori që ju
dha Serbisë përbente 19 mijë kilometra katrorë troje shqiptare. Trojet
shqiptare nga Plava deri në Ulqin ju dhanë Malit të Zi.

4.
Përgjatë një shekulli, bashkësia ndërkombëtare ka mashtruar opinionin
publik shqiptar dhe atë ndërkombëtar duke e justifikuar copëtimin e
trojeve shqiptare, me gjoja ruajtjen e paqes evropiane.

Këtë e
thotë Grey në fillim të vitit 1914. Ja pohimi i tij: “Marrëveshja
ndërmjet fuqive lidhur më kufijtë veriorë të Shqipërisë u arrit pas një
përpjekjeje diplomatike të gjatë dhe të vështirë. U vendos që bregdeti
dhe Shkodra t’i mbeten Shqipërisë, ndërsa Peja, Prizreni, Dibra, dhe pas
shumë bisedimesh Gjakova, të lihen jashtë Shqipërisë. Kjo marrëveshje
lë një pjesë të madhe territori për tu ndarë midis Serbisë dhe Malit të
Zi si fryt i fitores së tyre… Unë e di farë mirë se kur gjithçka do të
bëhet e njohur, kjo zgjidhje do të japë shkas në shumë pika për kritika
të forta nga kushdo që e njeh vendin... Por, ne e bëmë këtë për të
ruajtur paqen evropiane”. (Fjalimi i Greyt në Dhomën e Komunëve, shkurt
1914)

Por, në Kujtimet e tij të botuara në vitin 1927, vetë Grey
shprehet se kishte mashtruar lidhur me atë që kishte pohuar në Dhomën e
Komunëve. Ja pohimi i tij në Kujtimet e botuara: “Lufta në Ballkan nuk e
rrezikoi paqen evropiane nga rihapja e çështjes së Kostandinopojës apo
të ngushticave (Detroits), sepse as Austria dhe as Rusia, dy fuqitë më
ngushtësisht të interesuara, nuk kishin ndërmend të ishin aktive për të
influencuar kushtet që Greqia, Bullgaria dhe Serbia mund t’i vendosnin
Turqisë duke prekur Maqedoninë. Çështja e rrezikut dhe e përplasjes
ishte Shqipëria, ku dominimi turk u thye pas luftës”. (Grey, Memoirs,
Botimet Payot, viti 1927, faqe 246)

5. Pjesëmarrësit e asaj që u
konsiderua padrejtësisht Konferencë, pranojnë me pohimet e tyre se ata
nuk morën asnjë vendim. Takimi midis tyre të ngjan më shumë me një
Kazino Politike, në Tavolinën e së cilës ishin trojet shqiptarë.

Cilat janë pohimet?

Grey:
“Nuk pati as mbyllje solemne, ne nuk bëmë fotografi grupi, nuk na dhanë
asnjë falënderim apo fjalim lamtumire; thjesht ndaluam së takuari. Ne
nuk kishim përcaktuar asgjë, as detajet e kufijve shqiptarë, e
megjithatë ne kishim bërë një punë të dobishme: ne kishim qenë mjeti i
mbajtjes së gjashtë fuqive të mëdha në kontakt direkt dhe miqësor”.
(Grey, Memoirs, botimet Payot, faqe 253)

Pol Kambon, ish
pjesëmarrës në mbledhjen e Londrës: “Ballkanikët tanë ikën, por mbeten
pa u zgjidhur problemet më të rënda: kufijtë e Shqipërisë dhe ishujt e
Detit Egje”. (Pol Kambon, Correspondence, faqe 51, botimet Grasset, viti
1946)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi