Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Federata Italiane kërkon falje për huliganët Empty Federata Italiane kërkon falje për huliganët

Sat 24 Nov 2012 - 10:04
Federata Italiane kërkon falje për huliganët Italia

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit i drejtoi një ndjesë zyrtare kreut të Federatës Angleze të Futbollit, për sulmin që ndodhi ndaj tifozëve të Tottenhamit, në një bar në Romë.

Giancarlo Abete deklaroi se dënonte sulmin që plagosi disa tifozë, midis të cilëve njërin në gjendje të rëndë, në “emër të të gjithë komunitetit italian”.

“Ky ishte një sulm i turpshëm antisemit”, përcaktoi Abete, duke iu referuar ultrasve të Lacios, që sulmuan anglezët me thika, mjete të rënda dhe shufra metalike.

Tottenham është i njohur në Londër për lidhjet e tij tradicionale me komunitetin hebre.

25-vjeçari Ashely Mills rrezikoi jetën pasi u godit me thikë përpara ndeshjes së të enjtes të Europa League (Lazio-Tottenham 0-0), por pas 24 orësh trajtimi në spital, gjendja e tij është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi