Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shëndeti i gojës te të rinjtë, rreziku nga seksi oral Empty Shëndeti i gojës te të rinjtë, rreziku nga seksi oral

Sat 24 Nov 2012 - 19:31
Shëndeti i gojës te të rinjtë, rreziku nga seksi oral Shendetii
Mjekje stomatologe, Pranvera Dango me përvojë të gjatë në shkolla, konstaton problemet me higjienën e gojës te të rinjtë. Cila grupmoshë është më problematike dhe me çfarë duhet bërë kujdes
Mjekja stomatologe, Pranvera Dango në një intervistë për “Shekullin” tregon problemet kryesore për higjienën e gojës. Pas një eksperience 30-vjeçare si dentiste në shkolla të ndryshme, Dango jep një panoramë të situatës aktuale dhe këshilla për disa grupmosha.

Doktoreshë Pranvera kur duhet filluar kujdesi për gojën?

Kujdesi për higjienën e gojës duhet filluar që në mosha të hershme, që në moshën dy vjeç. Kur nëna e mëson vajzën apo djalin se si ta përdorë lugën. Në atë kohë duhet t’i japë dhe një furçë dhëmbësh në dorë dhe ta mësojë se si të lajë gojën. Natyrisht që furça duhet të jetë pa pastë dhëmbësh, vetëm e lagur në ujë. Në këtë mënyrë nëna i jep fëmijës instinktin e higjienës dhe fëmija bëhet i përgjegjshëm për shëndetin e gojës ashtu si për shëndetin e trupit. Nuk mund të ndahet shëndeti i gojës nga trupi. Goja është shpirti i trupit. Nga përvoja ime kam kuptuar se fëmijët janë kuriozë. Kam punuar më fëmijët e kopshtit, me nxënës të 9-vjeçares dhe të gjimnazeve. Nëse kultura e higjienës së gojës nuk vjen zinxhir, nuk mund të arrihet suksesi. Nënat e reja kanë informacion të pakët për higjienën e gojës.

Çfarë duhet të dinë nënat?

Nënat duhet të dinë kur dalin dhëmbët e qumështit, kur hiqen ata dhe kur dalin dhëmbët permanent. Nënat duhet të dinë që dhëmbët e qumështit duhen mjekuar, ata kanë vendin kryesor në sistemin e të dy nofullave. Nëse hiqet një dhëmb qumështi do të dalë një dhëmb permanent, por në qoftë se hiqet më shpejt, dhëmbët permanent dalin jo sistematikë, ka deformim të dhëmbëve që sjell dhe deformim të nofullave. Më pas prindi shqetësohet për fëmijën dhe vendosin aparaturat që fëmijëve u shkakton shumë stres, sepse përqeshin njëri-tjetrin. Kanë një sedër të sëmurë. Për të mos arritur prindi deri këtu duhet të marrë informacione. Të vijnë dhe të pyesin mjekun e shkollës, si është, si i ka dhëmbët. Ne kemi dhe një të mirë, në shkolla që të gjithë fëmijët i kemi të kartelizuar.

Çfarë ndodh nëse nuk lahen dhëmbët në një ditë?

Ambienti sot është shumë i ndotur me mikrobe nga më të ndryshmet të cilat janë dhe shumë rezistence. Në qoftë se nuk lahet goja në darkë, mikrobet depozitohen në grykë dhe fillon prishja e dhëmbëve. Zgavrat e dhëmbëve bëhen vatra infeksioni. Nëna çuditet të nesërmen nëse fëmija i ngrihet me temperaturë dhe thotë që nuk e di nga i erdhi fëmijës kjo sëmundje. Në fakt i ka ardhur nga higjiena jo e mirë e gojës. Higjiena e gojës është zanafilla për mbajtjen larg të çdo sëmundjeje.

Po moshat më të rritura, nxënësit e shkollave 9-vjeçare?

Nxënësit e kanë shumë të kollajshme të hanë ushqime të gatshme. Që të kesh një gojë të shëndetshme duhet të ushqehesh në mënyrë cilësore. Fëmija duhet t’i hajë të tëra zarzavatet, proteinat duhet të hajë fruta shumë sepse ushqimi është baza për zhvillimin e skeletit kockor ku futen dhe dhëmbët. Në këtë moshë nxënësit duhet ta kenë kulturën e higjienës së gojës.

Sa të kujdesshëm janë gjimnazistët për higjienën e gojës?

Gjimnazistët duhet të jenë të kujdesen vazhdimisht për gojën e tyre dhe jo me hobe. Herë kujdesen e herë jo, e bëjnë se janë dembelë. Djemtë janë më dembelë dhe i lënë pas dore ndërsa vajzat jo, sepse i japin rëndësi pamjes së jashtme. U kam folur vazhdimisht nxënësve që të jenë të kujdesshëm. Moshat e reja bëjnë seks aksidental sepse nuk janë të përgjegjshëm. Në këtë mënyrë ata rrezikojnë të marrin Hiv/Aidsin, sepse një dhëmb i prishur mund të shpojë masën mbrojtëse (kjo e fundit nuk duhet kurrsesi të mungojë)... Më ka ndodhur që ata të qeshin por unë u flas si mjeke dhe si nënë. E ritheksoj këtë sepse është shumë e rëndësishme, qëndroni larg seksit oral.

A duhet të konsumohen ëmbëlsirat?

Për fëmijët ëmbëlsirat dhe uji i gazuar janë të dëmshme. Nuk duhet tepruar me përdorimin e tyre, dy gota ujë të gazuar në ditë, jo më shumë. Çokollata të zeza mund të hanë, janë të shëndetshme.

Po çamçakëzi a ka efekte pozitive në mirëmbajtjen e dhëmbëve?

Desha ta theksoj këtë, të gjithë e marrin çamçakëzin për të pastruar gojën dhe dhëmbët pas ushqimit. Ai ka efekt që ta mbajë statike atë higjienë që ka goja në momentit që e përdor. Duhet të mbahet 10 minuta dhe të hidhet. Në rast të kundërt, ai bëhet vatër infeksioni. Ndodh që fëmija e mban gojën hapur, e përtyp, e nxjerr jashtë, e kap me dorë, fryn tullumbace... Edhe për të rriturit vlen e njëjta gjë, çamçakëzi është i dëmshëm nëse mbahet më shumë se 10 minuta në gojë. Mund të heqë edhe mbushjen e dhëmbit. Çamçakëzët pa sheqer janë më të mirë.

Është një kohë që të gjithë janë të dhënë pas bukurisë...

Po e kam vënë re këtë gjë. Kanë filluar që të gjithë t’i bëjnë mbushjet e bardha, por mbushjet e bardha nuk e kanë atë forcë mekanike siç e ka marigami i dikurshëm. Forcat mekanike janë forcat e përtypjes sepse dhëmballët bluajnë ushqimin. Jo gjithmonë “e bukur” do të thotë “cilësi”.

A keni bërë studime?

Kemi bërë dhe kemi vënë re që tek gjashtat risku është rritur. Përse ndodh kjo, sepse nënat nuk kanë informacion. Gjashta është një dhëmb i përhershëm, është dhëmballa e parë e përhershme dhe del në moshën 6-vjeçare. Te fëmijët kjo ka dëmtime masive. Nëna e kujton dhëmb qumështi dhe shkon e heq. Do thoni ju po përse e heq dentisti? Po ai nuk ka çfarë të bëjë kur nëna insiston dhe kujdesi për dhëmbët ka munguar në këtë rast.

Po nëse shkulen?

Ndodh që shtatë që dalin më pas sforcohen dhe nofulla e poshtme nuk zhvillohet si duhet dhe lind nevoja për aparate. Nga ana kozmetike fëmijët traumatizohen sepse nuk kanë një gojë të bukur. Prandaj nënat duhet të jenë shumë të kujdesshme dhe t’i përgatisin fëmijët edhe nga ana psikologjike të mos kenë kaq shumë probleme.

Si ka ndryshuar në vite roli i dentistit?

Më parë ne kishin primar mjekimin, ndërsa tani mendoj se primar është promocioni, edukimi. Duke bërë një edukim shëndetësor atëherë parandalohen sëmundjet. Përpara ka qenë traumë mjekimi te dentisti dhe vetë aparaturat ishin primitive. Ne punonim dhe dhëmbin ia mbushnim fëmijës, por vetë trapano, kur prekte dhëmbin kishte një efekt shumë të rëndë, dhe fëmija traumatizohej. Dhe unë traumatizohesha, kur ulesha te dentisti, kisha shumë frikë. Ndërsa tani aparaturat janë bërë më moderne dhe me fëmijën punohet shumë më bukur, prindi ka filluar të sensibilizohet. Më përpara ne fëmijët i merrnim me planifikim. Donte s’donte fëmija do të shkonte te dentisti. Kjo ishte frika e dentistit. Për mua ishte nga njëra anë e mirë, por nga ana tjetër e frikshme sepse nëse fëmija nuk e pëlqente dentistin nuk ulej më te dentisti. Tani është një avantazh, aparaturat dhe frika janë zhdukur.

Pyetjet e çuditshme të fëmijëve

Është një pyetje e çuditshme që ma bëjnë gjithmonë fëmijët. “Teta unë vij te dentisti, por dua të zbardh dhëmbët”, janë të interesuar vetëm për anën kozmetike. Unë u them që ka zbardhim me solucione kimike, ka dhe zbardhim natyral që bëhet me furçë. Duan të dinë dhe dëmet që shkaktohen nëse ata nuk kujdesen për dhëmbët: sëmuren grykët, qeset e qelbit që bëhen në majat e dhëmbëve bëhen vatra infeksioni dhe vjen një moment që shpërthejnë. Njeriu sëmuret nga zemra, veshkat, pra jep sëmundje që vështirë të kuptohet që vjen nga goja. Jep dhimbje dhe në dy sinuset që ndodhen në pjesën e sipërme të fytyrës, e cila mund të krijohet sinoziti... këto janë rastet ekstreme. Në shkollë kam fëmijë që vijnë dhe nga rrethet dhe vitin e parë me ta kam pasur probleme sepse nuk kishin higjienë të gojës. Gjëja e parë që u kam bërë ishte një pastrim të gojës për t’i futur në sedër. Fëmijët nuk kanë faj në këtë rast, faji është i prindërve. Insistoj te fëmijët sepse nesër do të jenë prindër.

Të rriturit

Sipas mjekes të rriturit janë të ndërgjegjshëm, por dhe të kujdesshëm. “Ajo që do doja më shumë nga të rriturit është të tregoheshin më të vëmendshëm ndaj fëmijëve të tyre. T’i dërgojnë vazhdimisht te dentisti dhe t’i edukojnë që të kujdesen për dhëmbët. Ndërsa vetë të rriturit shpesh herë kanë frikë të vijnë te dentisti, por kohët kanë ndryshuar dhe nuk punojmë me aparaturat që punonim dikur, ka më pak dhimbje.”

Studimi

50 përqind e shqiptarëve kanë probleme me dhëmbët. Studimi i fundit i këtij viti i Autoritetit Shëndetësor Rajonal tregon se të gjitha moshat kanë probleme me higjienën e gojës. Studimet lokale tregojnë se një 13 vjeçar ka mesatarisht 3 dhëmbë të prishur. Sipas statistikave mbi 50% e popullatës kanë probleme të theksuara me dhëmbët. Nxënësit e shkollave janë më të sensibilizuar se pjesa tjetër e popullatës.

Albina Hoxha
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi