Ja sesi gazetarët i shkatërruan jetën…
Sun 25 Nov 2012 - 1:45
Jeta e një gruaje 35-vjeçare u shkatërrua papritur, pas vrasjes së një femre që kishte të njëjtin emër me të.
Kështu, 35-vjeçarja u detyrua të ndryshonte shtet dhe tashmë vuan nga depresioni.
Gjithçka filloi më 21 qershor të vitit 2009 kur Nenda Aga Soltan u qëllua për vdekje nga një plumb gjatë demonstratave të Iranit dhe u kthye në një simbol të revolucionit.
Në të njëjtën moment, Nenda Soltani, pedagoge e Literaturës Angleze në Universitetin e Teheranit, ndodhej në zyrën e saj, pa qenë në dijeni se çfarë po e priste…
“Më vodhën fotografinë dhe e vendosën në një pëlhurë të kuqe për rregjimin”, shprehet ajo gjithë urrejtje ndaj gazetarëve që bën atë gabim tragjik duke e ngatërruar me gruan që ra viktimë në protesta. “Kur hyra në Facebook atë ditë kisha 67 kërkesa miqësie. Deri në fund të ditës, numri ishte mbi 300. Nuk e dija që emri im dhe fotografia ime po bënin xhiron e botës”, shton ajo.
Miqtë e pedagoges 35-vjeçare nuk lanë telefonata pa bërë, kur panë në mediat ndërkombëtare lajmin për vrasjen e saj. Edhe pse ajo njoftoi gazetarët për gabimin që kishte bërë, fotografia e saj vazhdonte të qëndronte në sfond bashkë me videon e vërtetë të vrasjes.
“Më dukej sikur po ndiqja funeralin tim”, tha Soltani, të cilën regjimi i Teheranit donte ta shfrytëzonte për tjetër qëllim. Kështu, autoritetet zyrtare i kërkuan që të shfaqej dhe t’i vërtetonte njerëzve të nxehur se Nenda ishte gjallë!
Pedagogia nuk pranoi të merrte një risk të tillë dhe atëherë ajo u akuzua si agjente e CIA-s. Kështu, u detyrua që të japë disa para nëndorë një nëpunësi të aeroportit, i cili e vendosi në një aeroplan me drejtim Turqinë. Më pas ajo u gjend në Greqi e prej andej në Gjermani.
“Jeta si refugjate më ndryshoi krejt rrjedhën”, tha 35-vjeçarja e zhytur në depresion. Ajo është e bindur se kurrë më nuk do të jetë vetvetja, sado që të jetë e vendosur apo të luftojë… /alb-observer.com/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi