Si u shkatërruan Budat antik të Afganistanit nga talebanët?
Mon 13 Oct 2014 - 23:09
Të shtrirë në një zonë të gjëra në majat e thepisura të viseve malore të Afganistanit qendror, në një vend të quajtur Hindu Kush gjendet Lugina Bamiyan. Fusha është rreth 264 km nga Kabulli dhe ka një lartësi mbidetare prej 2500 metrash
Lugina Bamiyan është një vend i legjendave dhe historisë, i banuar dhe i urbanizuar në disa vende që nga shekulli i III para erës sonë. Përveç kësaj ai ka një trashëgimit të gjatë dhe skenar interesant pasi që lugina Bamiyan njihet edhe si vendbanim i dy statujave të mëdha antika të Budës që janë latuar në të djathtën e shkëmbinjve dhe janë statujat më të mëdha të Budës që janë parë ndonjëherë në Botë.
Statujat janë gjigante në dukje, të pakrahasueshme në masë dhe janë në një ambient që është i rrethuar me plot legjenda epike për viganët Buda. Njëra nga statujat ka një lartësi të madhe, rreth 38 metra kurse tjetra është edhe më e lartë, rreth 54 metra. Këto Buda madhështorë ishin punuar në mes të vitit 544 dhe 644 të erës sonë. Të dy Budatë janë latuar në të djathtë të shkëmbinjve rreth gjysmë mile mënjanë që tregon shpenzimin e shumë energjive të njerëzve të kohës dhe paraqet punën e vështirë që ata kanë bërë me baltë, kashtë dhe shtresa të llaçit të gjitha këto të pikturuara ne detale pavarësisht ndërlikimit të tyre. Pjesët e poshtme të duarve janë të punuar nga e njëjta kashtë dhe material i llaçit dhe ka një dukje të një maske të bërë nga druri, me sytë që janë bërë nga kristali të bashkuar me dru që thuhet se ishte flakëruar nën dritën e hënës. Shumica e statujave thuhet se ishin mbuluar në folje ari të praruara me gur të çmuar dhe diamant. Në kushtet fillestare, është e sigurt që dy Budat e mëdhenj të Bamiyan të kenë pasur një pamje që ta zë frymë. Fatkeqësisht, këto detale nuk janë në materialin ndërtimor pasi që ato kanë humbur me kalimin e shekujve, gradualisht janë errësuar, janë larguar nga aty, apo, në rastin e diamanteve dhe arit janë vjedhur me vite derisa kanë mbetur vetëm gurët e rëndë të cilët qëndrojnë pavarësisht kohës.
Afganistani mund t’ju duket si një vend i çuditshëm për të parë relikte budiste, por historikisht kjo zonë nuk është e populluar me njerëz të besimit islam. Bamiyan ishin njëherë në një udhëkryq të rrugës së mëndafshit, e cila gjendet në udhëkryq të Afganistanit, mandej ajo ishte një krahinë e Perandorisë Persiane që njihet me emrin Bactria. Rruga e mëndafshtë solli me vete një derdhje të njerëzve ekzotikë, nga vende të largëta, të cilët e kthyen zonën në një kosh të pasur me kulturë, arte, njerëz dhe fe të ndryshme. Qysh në fillim të shekullit të parë të erës sonë, Budistët tashmë ishin shtrirë nga Afganistani deri në Indi nëpërmes rrugës së mëndafshit dhe ishin përhapur në këtë rajon.
Në shekullin e II të erës sonë, kjo zonë udhëhiqe nga fiset nodmade të njohura si Kushanët, të cilët njihen shumë mirë për atë se kanë qenë tolerant dhe dashamirës të artit dhe religjionit. Ishin Kushanët ata të cilët ndihmuan për të shpërndarë artin e inkorporuar budist në kulturën Bactiane, aq më pak ku një numër i madh i priftërinjve budist e quanin luginën e Bamiyanit si shtëpi të tyre, duke u strehuar në shpellat dhe shkëmbinjtë e këtij rajoni si në shtëpi të tyre. Religjioni përparojë këtu, kodrinat dhe lugina u mbush me manastire të budistëve, faltore dhe depo të artit dhe relikteve budiste. Në fakt, për shekuj budizmi ishte mbizotërues në këtë fushë, me artin islamik dhe arkitekturën që nuk ishte e pranishme në rajon deri në shekullin XI të erës sonë, kur pjesa qendrore e Afganistanit ishte nën udhëheqjen e Sultanin Mahmud Çaza (998-1030).
Ishte një gjë interesante që dy budatë e njohur si Budat e Bamiyanit janë gjergjef i fushës dhe shihen në tërë luginën, derisa rajoni historikisht thuhet të këtë qenë një vend shumë i paqëndrueshëm i goditur nga dhuna pavarësisht qëndrimit të tij për një kohë kaq të gjatë. Statujat qëndruan stoikisht pavarësisht kohërave të turbullta dhe klimës së nxehtë që është në këtë fushë, por po ashtu ato u përballen edhe me 1500 vite trazira, përmbysje, konflikte dhe luftëra.
Një nga gjërat e para të kësaj sfide është vazhdimi i ekzistencës së tyre pas ardhjes në pushtet të muslimanëve, konkretisht të Jukup in Layth Saffari në shekullin e IX, i cili urdhëroi që të gjitha imazhet budiste dhe manastiret të shkatërrohen, që tregon edhe shkatërrimin por edhe qëndrimin e statujave. Në fillim të shekullit XIII, kamxhiku i Genghis Khan dhe hordhitë e tij të armatosura katandisin Bamiyan dhe shtrihen dhe ndërtojnë shtëpi në këtë zonë derisa edhe prenë e masakrojnë banorët e luginës. Kjo ishte një kohë e përgjakshme kur zona e Bamiyanit njihet edhe si “Lugina e vajit” për shkak të zërave të torturave që i bëhen njerëzve gjatë masakrave të komandantit kriminel. Gjatë kësaj kohe, ushtria e Khanit plaçkit dhe i shkatërron manastiret e budistëve, por statujat e mëdha vazhduan qëndrimin. Në shekullin XVII, perandoria Mughal e Aurangzeb urdhëron burrat e ushtrisë që ta godasin në këmbë njërën nga dy budat e mëdhenj, por tani pavarësisht zemër-gurësisë së tij dhe vandalizmit, prapë statujat qëndruan edhe më shumë të paprekura. Në kohën e fundit, Luftërat britanike – afgane të shekullit XIX po ashtu u bën rreth statujave, por prapë ato qëndruan pavarësisht se para syve të tyre u hodhën plumba dhe bomba ku edhe njëherë i shpëtuan shkatërrimit.
Fatkeqësia e dy statujave të Budave të mëdhenj të Bamiyanit erdhi në shprehje pas daljes në shesh të një fanatizmit të ri islam që merr formë në Afganistan gjatë luftës së tyre kundër Bashkimit Sovjetik dhe muhaxhedinëve në vitet 1980. Kjo ishte koha kur spektri i talebanëve fillojë të dal në shesh nga pluhuri i luftës për të shkuar në këtë rajon dhe për të treguar pushtetin e tyre të çmendur. Më 2001, Mullah Mohammed Omari, tha së statujat e Budës ishin idole kështu që duhet të shkatërroheshin. Lutjet nga shumë lider të Botës u bënë, përfshirë edhe organizatën për kulturë të Kombeve të Bashkuara UNESCO, e të cilat u injoruan, derisa Bota shikojë tmerrin e ushtarëve taleban të cilët ja futën bombat dhe eksplozivin dy budave. Ju desh disa javë talebanëve të arrin atë që nuk kishte arritur ta bëj historia 1000 vjeçare e dhunshme e këtij vendi: shkatërrimin total të këtyre dy relikteve të pazëvendësueshme të së kaluarës. Ishte një urrejtje kulturore dhe krim që ishte takuar afër një dënimi universal por për shumë mbetet një simbol i madh pavarësisht diskriminim dhe mos tolerancës fetare në kohërat moderne.
“Ishim dëshmitarë të një shkatërrimi të neveritshëm dhe të ftohte të një rekuizite të vlefshme kulturore e cila ishte trashëgimi e tërë njerëzimit”, kishte thënë atëbotë shefi i UNESCO-s.
Pavarësisht mizorisë që ju bë shkatërrimit tekanjoz të Budave Bamiyan, askush nuk bëri asgjë për to deri në fund të vitit 2001, kur pushteti i talebanëve po shuhej dhe po humbiste pushtimin e vendit. Pas prishjes kemi edhe një shkatërrim të dytë të këtyre dy relikteve antike të artit budist, argjend u gjend në brendësi të tyre dhe atë në sasi të mëdha që ishte brenda tyre, rrënoja të spërkatura me këtë element saktësisht në gropën ku qëndronin të dyja Budat. Ky eksplodim kishte qit mbi tokë një sistem të shpellave që të tjerët nuk kishin ditur se ekzistojnë. Ato nuk ishin si shpellat e zakonshme, por duket se ishin të adhuruara nga budistët që gjendeshin në imazhe të afreskeve dhe punëve të tjera artistike të cilët datojnë në mes të shekujve V dhe IX të erës sonë. Në këtë thesar kishte edhe piktura të punuara në vaj që ishin 1000 vjet të vjetra, një zbulim që tregon se teknika e pikturimin me ngjyra vaji nuk ishte praktikuar vetëm gjatë shekullit XIV dhe XV siç mendohej deri me tani, por ishte zhvilluar diku larg Italisë. Ato besohet se janë pikturat më të vjetra me ngjyra vaji në Botë. Megjithatë, pavarësisht zbulimeve interesante, statujat vetvetiu ishin thyer në pjesë para se të riparoheshin.
Nga ana tjetër, studiuesit, historianë dhe arkeologët po përpiqen që të ringjallin rindërtimin dhe riparimin e dy statujave të rrëzuara, janë disa të tjerë të cilët mendojnë ndryshe.
Përveç asaj që statujat e Budave në Bamiyan u shkatërruan nga talebanët, një mister për një Budë të tretë thuhet se është parë diku në Luginën e Bamiyanit që është më i madhe se dy budat e kombinuar. Teoria e parë thotë se humbja e Budës së tretë që ishte zbuluar nga prifti kinez me emrin Xuanzang, i cili kishte kaluar disa javë në këtë zonë gjatë një udhëtimi të tij për në Rrugën e Mëndafshit përgjatë shkretëtirës Taklamakan rreth vitit 629 të erës sonë. Në këtë kohë, Lugina e Bamiyanit ishte një komunitet në perspektivë budiste dhe prifti ishte në gjendje ta shikonte në tërësi statujën, që kishte një madhështi të mrekullueshme. Si shtesë e dy Budave të Bamiyanit, prifti po ashtu përshkruante se kishte parë një statujë kolosale budiste në një pozitë të shtrirë që ngjasonte më dy të tjerat. Xuanzang e kishte përshkruar këtë si teori të tij se si ai kishte kaluar tek statuja tek një manastir i panjohur që thuhet se kishte një hapësirë prej 1000 metra katror të madhe. Buda i tretë njihet si Buda Nirvana”, për shkak të pozitës së tij të shtrirë, për të cilin ishte thënë se paralajmëron ardhjen e Nirvanas së përsosur. Me vite, pretendimi për Budën e tretë Bamiyan ishte një kërkim i zakonshëm nga udhëtarët në këtë rajon të cilët e kërkon të vërtetën për legjendën.
Edhe pse Buda i tretë i Bamiyanit ishte raportuar që nga kohërat antike, duket se ai është zhdukur në mënyrë misterioze në kohërat moderne. Fatkeqësisht, prifti kinez nuk kishte mundur që të tregonte vendin e statujës duke i dhënë një lokacion të panjohur, gjë që bën kërkimin edhe më të vështirë. Pavarësisht ekskursioneve dhe hulumtimeve për të gjetur reliktin antik të pakapshëm, asnjë shenjë e një statuje të madhe apo të një manastiri të këtillë nuk është zbuluar nga banorët e vendit, kështu që ka marrë reputacionin e njërit prej mistereve më të mëdha arkeologjike. Nuk dihet saktësisht se ku është statuja, çfarë u bë më të apo nëse ajo më të vërtetë ka ekzistuar. Ka nga të atillë që thonë se statuja ishte bërë nga argjila dhe kështu për shkak të gjatësisë së saj nën të dhe ajo është shndërruar në pluhur, kështu që prifti budist vulgarisht është shkatërruar si statujë apo që ai tashmë duket sikurse një formacion i madh i gurëve që ngjasojnë me një Buda. Zbulimi i një relikti të këtillë do të ishte një gjetje e jashtëzakonshme arkeologjike, andaj kërkimi për Budën e tretë misterioz të Bamiyanit që po bëhet për vite të mos jetë një kërkim mitik, i ngjashëm me kërkimet e Gralit të Shenjtë apo Arkën e Noas.
Arkeologu afgan dhe ish drejtori i arkeologjisë dhe ruajtjes së monumenteve historike në Afganistan, Dr, Zamaryalai Tarzi, nuk ka ndonjë dyshim që Buda i tretë fshihet diku në këtë vend ndërkaq ai ka një figurë si të Indiana Jones por afgan cili nuk ndalet se kërkuari statujën. Që nga koha kur ai kishte filluar kërkimet e para për statujat e mrekullueshme si një student i arkeologjisë më 1967, Tarzi që një kohë të gjatë është i involvuar në restaurimin e tyre, kryesisht duke stabilizuar bazat shkatërrimin dhe pluhurin e tyre dhe duke larguar në detale pluhurin nga stolitë. Ai po ashtu është njëri që ende beson që Buda i tretë ekziston, por vitet kanë pastruar Luginën e Bamiyanit dhe çdo shenjë që ka mundur të gjendet është kthyer në asgjë.
Pavarësisht kësaj, Tarzi është një nga ata të cilët mendojnë që në fushë ka të fshehura diçka derisa duke u kapur në saktësinë e priftit kinez dhe shënimeve të Xuanzang dhe llogaritjeve të tij që janë për çdo lëvëdatë. Sipas Tarzit, shënimet e priftit janë shumë të detajuara dhe të sakta nëse marrin parasysh manastirët, punën artistike dhe dy Budat e njohur të luginës, ku gjithmonë ofrojnë llogaritje të sakta, andaj duket që ai nuk do të fabrikonte diçka apo nënvlerësonte një objekt që nuk gjendet askund. I inkurajuar nga llogaritjet e Xuanzang, Tarzi vazhdon të kërkoj për vite por këtë e kishte ndaluar gjatë kohës kur sovjetikët pushtuan vendin.
Ai nuk ishte kthyer aty me dekada, derisa më 2002, Tarzi do të kthehej dhe të vazhdonte kërkimet e tij për Budan e tretë të Bamiyanit me ndihmën dhe financimin e qeverisë franceze, por kjo nuk do të ishte një detyrë e lehtë. Me të arritur aty ai fillon gërmimin, Tarzi ishte larguar nga aty nga një komandant me nam të keq i cili kishte marrë në kontroll rajonin. Tarzi u largua për në Francë, dhe u deshën disa vite të kalojnë derisa presidenti afgan Hamid Karzai vetvetiu ishte ai që ndikoj me në fund që të fillojnë gjurmimet dhe për këtë dha garanci. Edhe pse u garantua kalimi nga Karzai dhe aty nuk ishte i pranishëm ky komandant fatkeq, kishte rrezik për gjurmime në rajon. Gjatë viteve të konfliktit zona ishte një zonë e minuar me rrezik të lart ku në moment mund të shpërthenin minat dhe çdo hap i skuadrës kishte pasojat e veta. Ishte raportuar që disa nga punëtorët e gjurmimit kishin humbur këmbët e tyre nga shpërthmet e minave, e që më vonë kishin punuar edhe me proteza vetëm për të vazhduar punën e tyre. U desh një punë intensive për të deminuar vendin nga skuadrat e dominimit në mënyrë që të këtë saktësi dhe siguri për gjurmimin e tij.
Me një bashkëpunim të tërësishëm të Qeverisë afgane dhe i mbështetur nga fondet e përvitshme nga Franca, Tarzi në vazhdimësi ka bërë disa gjurmime duke zbuluar në total shtatë manastire të panjohura budiste në fushë, por ende nuk ka arritur të gjej statujën që ai e kërkon. Më 2008, ai ka gjetur një fragment që më parë ishte i panjohur që mbështet kërkimet për statujën e Budës që ka një gjatësi afër 100 metra, por ai ende është i bindur që ajo pjesë nuk është e Budës së tretë, atij që e kishte përshkruar prifti kinez, pasi që madhësitë e tjera janë aq precize dhe pjesa nuk i takon atij. Si shtesë e këtij fragmenti të statujës, Tarzi dhe skuadra e tij ka zbuluar relikte të ndryshme budiste, artikuj qeramike dhe punë të tjera artistike që kanë ndihmuar për të hedhur dritë në histori dhe në artin e këtij populli antik, anda koha, paratë dhe vazhdimi i gjurmimeve nën nxehtësinë e madhe duket se duhet të këtë një fund të kërkimeve dhe mos të humbje kohe. Megjithatë, nuk ka ndonjë mohim të gjetjes se Budës së tretë gjigante pasi është ajo çfarë të gjithë dëshirojnë ta gjejnë, andaj kërkimet dhe gjurmimet do të vazhdojnë.
Kërkimi i Tarzit për Budën e tretë enigmatike e ka dërguar atë në tërë fushën. Skuadra së pari ka kërkuar në pirgjet e gurëve dhe dheut siç e thotë përralla që do të dërgonte tek disa dhoma nëntokësore të mëdha sa një shtëpi e që brenda tyre mund të gjenden gjurmë të Budës së tretë, por nuk ka asgjë për ndonjë dhomë në këtë luginë që e fsheh atë. Tarzi ka një mendim të gjerë që rrethinat dhe shkëmbinjtë afër r dy statujave të njohura mbajnë një sekret, kështu nuk mund të vdesin shpresat, për këtë ka dhoma të vogla me qeramikë dhe artefakte antike, por ende nuk gjendet Buda i tretë. Për momentin, Tarzi dhe skuadra e tij janë duke kërkuar për mundësinë e gjetjes se Budës së tretë Bamiyan që shtrohet brenda sistemit të tunelit të madh dhe galerive të shpellave siç është një që është gjetur pas shkatërrimit të dy statujave të njohura. Mendohet që ndoshta këto dy fakte antike, për tunelin pak të zbuluar do të hapen dhe do të gjendet manastiri i ri që mban Budën e gjatë dhe të tretë të Budës dhe kjo do të arrihet me anë të kërkimeve të shumta.
Tarzi vetvetiu, dhe të tjerët që mbështesin atë, kërkimet për Budën kapërcejnë qëllimet arkeologjike. Për ta ky është një mision jetësorë, një pasion i flaktë për të gjetur jo vetëm statujën, por për t’i dhënë popullit afgan diçka të vërtetë që i bën ata krenar, diçka për të rritur vetëbesimin e tyre për trashëgiminë e tyre kulturore. Edhe pse 71 vjeçar, ditët e Tarzit në gjurmim për të gjetur Budën e humbur nuk pakësohet. Nuk dihet nëse ai do të arrijë të gjej atë çfarë kërkon, por të tjerët do të kanë të njëjtin qëllim për të ndjekur hapat e tij. Për momentin, ai planifikon të vazhdojë gjurmimet derisa ntë këtë shëndet.
Në të njëjtën kohë, çfarë do të bëhet me dy statujat e tjera, të cilat u shkatërruan me tokë nga fuqia e bombave shkaku i urrejtjes? Ka plane të ndryshme dhe përpjekje për t’i rikonstruktuar ato, por ka shumë njerëz, përfshirë edhe Tarzin, që më parë do t’i shikonte arkat e zbrazura. Për ata që punojnë, më mirë është që të lihen vendet bosh dhe mos të këtë shëmtim të bukurisë së tyre.
“Lëni dy vendet e Budës bosh për të treguar faqen e historisë për gjeneratat e ardhshme të cilët duhet të mesojnë historinë ashtu siç është, ku marrëzia triumfoi mbi arsyen në Afganistan”, thotë Tarzi.
Këtu duket se kemi një kërkim jashtë kufijve. Ky është një mision që jo vetëm Afganistani por e tërë Bota duhet ta mbaj në mend. Ndoshta ne do të mahnitëm më madhështinë e këtyre relikteve të humbura që do të mbetën në zemrën tonë, ku asnjë forcë e njeriut apo natyrës nuk do të arrin ti prek ato. Sa për Budën e tretë, ka ekzistuar apo jo, duket se do të jetë një sinjalizim i shpresës në vendin që dielli ka rrezet më të ashpra të mundshme.
Përktheu: Ardian Jasiqi
Expres
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi