Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shpresë për vogëlushen e lindur me fytyrë anormale  Empty Shpresë për vogëlushen e lindur me fytyrë anormale

Mon 26 Nov 2012 - 23:30
Një vogëlushe me një çrregullim të rrallë gjenetik, ka më shumë shpresa tani pasi mjekët kanë thënë se do realizojnë disa ndërhyrje të rralla.

Amerikania Katie Renfroe është diagnostikuar me megalencophaly përpara se të lindte. Kjo sëmundje bën që ajo të ketë kokën dhe fytyrën shumë të mëdha.

Ajo i është nënshtruar madje edhe një ndërhyrje për të mundësuar që të mos kishte kriza. Mjekët i kanë hequr një pjesë të trurit.

Prindërit e saj thonë se ajo është dhuratë e Zotit dhe një dhuratë të Zotit nuk mund ta hedhësh tutje.

Angi dhe Danial Renfroe janë besimtarë. Ata thonë se e kishin vënë re që gjatë ekove se vajza e tyre nuk ishte normale. Mjekët u thanë se e ka kokën tre herë më të madhe se zakonisht.

Tani familja, që ka tetë fëmijë, thotë se ajo merr gjithë dashurinë e nevojshme dhe askush nuk e trajton si handikapate.

Mjekët në Florida shpresojnë që me anë të disa ndërhyrjeve të zvogëlojnë mollëzat, faqet, buzët e gjuhën, që vogëlushja të kthehet në përmasat normale.
Shpresë për vogëlushen e lindur me fytyrë anormale  1150

Shpresë për vogëlushen e lindur me fytyrë anormale  293

Shpresë për vogëlushen e lindur me fytyrë anormale  390
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi