Statistikat: 1 ndër 10 meshkuj shqiptarë është impotent
Tue 27 Nov 2012 - 1:05
Impotenca kjo sëmundje që përveç se ekziston si e tillë të shkakton edhe probleme të ndryshme psikologjike. Pse?! Në realitetin shqiptarë të jeshë impotent do të thotë të jeshë i padobishëm, i pavlerë. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh pasi shumë individë nuk e shohin këtë si sëmundje por e shohin si një pamundësi.
Alb-observer.com bën me dije se sipas statistikave të dhënat për Shqipërinë flasin se një ndër dhjetë meshkuj vuajnë nga impotenca.
Mjeku androlog Evi Dani thekson në një të përditëshme shqiptare “Problemet e organeve seksuale te meshkujt, sigurisht që janë të veçanta; ato konsiderohen nga kushdo jetë private dhe sekrete. Çdo pacient ka një farë ngurrimi për ta trajtuar problemin e tij te mjeku androlog”.
Pavarësisht se numri i personave, të cilët shkojnë tek mjeku për një pamundësi seksuale është i vogël, mendohet se në Shqipëri vuajnë nga impotenca seksuale 150 mijë meshkuj.
Gjatë viteve të fundit është bërë një ndërgjegjësim i popullatës dhe kësaj kategorie pacientësh, por duhet një punë e madhe e mjekësisë, e medias për të larguar këtë tabu, e cila nuk është vetëm në vendin tonë”, ka nënvizuar mjeku Dani.
Ai sqaron se nëse pacientët nuk mjekohen, fillojnë problemet në çift, stresi, problemet e tjera në familje që shumë herë mund t’i çojnë deri tek divorcet.
Çdo mashkull mbi të 50-at është i rriskuar për t’u prekur nga sëmundja e prostatës. Këto probleme mund të shfaqen më herët, të ndikuara nga një serë faktorësh si: stresi, konsumi i alkoolit dhe i duhanit, ashtu edhe nga probleme të tjera shëndetësore që lidhen me to.
Pavarësisht se shifra është vërtet për tu shqetësuar burrat shqiptarë vazhdojnë ta kenë për turp vajtjen tek mjeku për këtë problem kaq normal dhe të zkonshëm në të gjithë botën. /alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi