Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Përhapja e Islamizmit nder shqiptare. Empty Përhapja e Islamizmit nder shqiptare.

Mon 8 Jul 2013 - 12:17
Message reputation : 100% (1 vote)
Përhapja e Islamizmit nder shqiptare. Shefqet+krasniqi
Kryengritjet e mëdha që ndodhën gjatë shek. XVI dhe në pjesën e parë të shek. XVII treguan se një rol jo të vogël në furinë dhe gjërësine e tyre luante edhe ndjenja fetare e krishterë. Këto kryengritje, në të cilat merrnin pjesë edhe priftërinjtë dhe prelatët, e të dy kishave të krishtera dhe të cilat ishin në kontakt të vazhdueshëm me shtetet e krishtera të Evropës, ishin një burim i përhershëm shqetësimesh për turqit dhe një rrezik i përhershëm për garnizonet e tyre ushtarake në Shqipëri.
Për t'i prerë hovin qëndresës së vazhdueshme, qeveritarët turq, krahas ekspeditave ushtarake, ndërmorën nga fundi i shek. XVI. fushatën sistematike për islamizimin në masë të shqiptarëve. Kjo fushatë vazhdoi gjatë gjithë shek. XVII. Qëllimi i tyre ishte të krijonin në Shqipëri një masë të konsiderueshme banorësht myslimane të lidhur ideologjikisht me fatet e Perandorisë Otomane për të zbatuar tani në shkallë të gjërë dhe më lehtë politikën e mëparëshme të kthimit të Shqipërisë në një shtojcë të makinës luftarake të Turqisë duke rekrutuar shqiptarët në masë në radhët e ushtrisë së tyre. Me anën e islamizimit turqit synonin gjithashtu të siguronin qetësinë e garnizoneve ushtarake dhe mbillnin përçarjen fetare në radhët e shqiptarëve.
Në fushatën e islamizimit turqit përfituan nga tronditja që kishin pësuar kishat e të dy riteve të krishtera në Shqipëri në shek. XVI-XVII. Për shkak të persekutimeve turke disiplina kishtare këtu ishte çthurur fare. Përgatitja teologjike e klerit të të dy riteve ishte jashtëzakonisht e ulët. Numri i priftërijve katolike e orthodokse ishte aq i pakët sa fshatra të tëra për dhjetra vjet me radhë nuk dëgjonin në faltoret e tyre asnjë ceremoni kishtare dhe nuk kryenin asnjë shart tjetër fetar.
Si mjet shtrëngese për t'i detyruar shqiptarët të rroknin fenë e Muhametit, krahas diskriminimit fetar në jetën shoqërore turqit përdorën edhe politiken e diskriminimit më të theksuar në lëmin fiskal. Nga taksat që u përdorën për këtë qëllim, vendin kryesor e zuri tributi i xhizës. Nga fundi shek. XVI turqit bënë diferencime të mëdha në masën e xhizës. Ata e shtuan xhizën sipas sanxhaqeve dhe kategorisë së banorëve. Në fillim të shek. XVI, xhizja e zimnive shqiptare ishte njësoj si në gjithe Rumelinë, 40-50 akçe në vit për shtëpi, kurse në fillim të shek. XVII, ndërsa në sanxhaqet e ndryshme të Rumelisë ose qëndroi në atë masë ose u rrit në përpjestime të vogla, në Shqipëri, veçanërisht në krahinat e jugut, xhizja së bashku me shtojcat (miri-gulamijen, djetet e nëpunësit xhizjedar) arriti, për shëmbëll në sanxhakun e Vlorës, në 305 akçe në vit për shtëpi. Në mes të shek. XVII, kur fushata e islamizimit ishte në kulmin e vet, xhizja me shtojcat arriti në sanxhakun e Vlorës për shumicën e popullsisë së krishterë në 325 akçe në vit kurse për pjesën tjetër në 355 akçe në vit. Megjithatë në këtë sanxhak kishte akoma 10.741 familje të krishtera që i kishin rezistuar presionit turk. Atëhere qeveria e Stambollit e ngarkoi disa vjet më vonë xhizjedarin e vet të nxirte nga 10% e këtyre familjeve xhizen e rëndë prej 780 akçesh për shtëpi, nga 80% e familjeve 390 akçe dhe nga pjesa tjetër xhizen më të ulët, prej 195 akçesh për shtëpi. Kështu, të paktën pjesa që ngarkohej me xhizen e rëndë, nuk mund të përballonte pagesën e saj, e cila vinte duke u shtuar dhe kërkohej në grosh flori, prandaj detyrohej të kthehej në fenë islame.
Në krahinat e Shqipërisë së veriut tributi i xhizes u kërkua jo për çdo shtëpi, por për çdo fshat. Në rast se një familje kthehej në fenë myslimane, ajo çlirohej nga pagesa e xhizes dhe kjo pagesë rëndonte mbi familjet e tjera që mbeteshin në fenë e krishtere deri sa të bëheshin regjistrime të reja.
Me gjithë rezistencën e gjatë që i bënë presionit fiskal turk, masa të tëra shqiptarësh u detyruan më në fund të ktheheshin myslimanë. Rreth mesit të shek. XV shumica e fshatarëve në viset e Shqipërisë së ulët dhe në luginat e brendëshme pothuajse ishin islamizuar. Gjatë gjysmës së dytë të atij shekulli filloi përhapja e islamizmit edhe në disa fshatra të krahinave malore, më tepër në Shqipërinë e mesme, ku islamizmi pothuajse përfshiu gjithë masën fshatare, më pak në Shqipërinë e jugut, dhe shumë më pak akoma në Shqipërnë e veriut. Në përfundim të kësaj fushate afërsisht dy dy të tretat e popullsisë shqipëtare ishin islamizuar.
Duhe u kthye në myslimane vetëm për të shpëtuar nga shfrytëzimi dhe përdhunitë e turqve, ndërgjegja fetare islame te shqiptarët në shek. XVII-XVIII ishte akoma e përciptë. Për një kohë të gjatë shqiptarët myslimane frekuentonin akoma kishat tyre dhe kryenin fshehurazi shartet fetare të krishtera. Në mjaft raste nga një familje kthehej mysliman vetem kreu i shtëpisë, ai që përfaqësonte familjen përpara-autoriteteve turke. Krahina të tëra u kthyen formalisht myslimanë, duke qëndruar për mjaft kohë të krishterë të fshehur. Këta zakonisht kishin dy emra, një mysliman për marrëdhëniet me turqit dhe një të krishterë, për marrëdhëniet brënda fshatit. Por numri i tyre me kohë erdhi duke u pakësuar (gjurmët e tyre sot shihen vetëm në krahinën e Shpatit të Elbasanit dhe në malsinë e Tropojës). Në krahinat malore, ku turqit nuk ushtronim një autoritet të fortë, popullsia i bëri ballë më me lehtësi presionit të islamizimit dhe e ruajti fenë e mëparëshme.
Kjo fushatë vazhdoi deri në fund të shek. XVII. Më 1690, kur pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare ishte myslimane, turqit e zbutën politiken e diskriminimit fetar. Xhizja, e cila më parë merrej për shtepi, tani caktohej për frymë. Masa e saj u ul në nivelin e mëparshëm. Si rrjedhim, edhe rastet e kthimit të zimnive shqiptarë në myslimane u bënë të ralla. VIJON
gazetavotra.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi