Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

100 vjet pas, Akti i Pavarësisë nuk është gjetur ende. Dyshohet se ndodhet në Beograd Empty 100 vjet pas, Akti i Pavarësisë nuk është gjetur ende. Dyshohet se ndodhet në Beograd

Thu 29 Nov 2012 - 11:08
100 vjet pas, Akti i Pavarësisë nuk është gjetur ende. Dyshohet se ndodhet në Beograd 69458_537062586305167_1494809958_n

Deklarata origjinale e shpalljes së Aktit të Pavarësisë në vitin 1912, edhe pas 100 vjetësh, nuk është gjetur. Një vit më parë, në një intervistë për gazetën “Shqip”, Nevila Nika, drejtoresha e Arkivit të Shtetit, pati deklaruar se kërkimet do të intensifikoheshin në këtë përvjetor të rëndësishëm. Për fat të keq, ende nuk janë në gjurmët e këtij dokumenti të lindjes së shtetit. Nika shprehet se ndër vite, historianët kanë neglizhuar në kërkimet për gjetjen e origjinalit, ndërkohë që sipas saj, një pjesë edhe kanë bërë deklarata abuzive.

“Për fat të keq, ende nuk e kemi Aktin origjinal të Pavarësisë. Në fakt, kërkimet nuk kanë qenë vetëm në këto muajt e fundit. Që në rastin e 95-vjetorit të pavarësisë, kjo drejtori bëri një apel publik që çdokush që do të dinte diçka mbi fatin e kësaj deklarate, të na ndihmonte. Pati një lloj lëvizje të vogël gjatë këtij viti me rigjetjen e fotos së aktit origjinal, bërë më 1937 nga Kel Marubi, fotografi zyrtar i mbretërisë, gjatë kremtimit të 25-vjetorit të Pavarësisë. Rezultoi se ishte pak më ndryshe në pamje nga botimi i bërë nga Lef Nosi. Letra dukej qartësisht që ishte me vija, dy njollat për të cilat ishte përfolur se mund të ishin shenja gishtash të firmëtarëve, u kuptua se nuk ishin të tilla. Akoma edhe më i qartë ishte imazhi në xhamin fotografik që u rigjet në Fototekën Marubi. Kjo nxitje erdhi nga dy djem të rinj, koleksionisti Niko Kotherja në Korçë që rigjeti foton dhe nga Luçiano Bedeni, drejtori i ri i Fototekës Marubi, i cili vuri në dispozicion xhamin. Deri këtu, kërkimet ecën mirë. Kjo konfirmon që deri në vitin 1937 jemi të sigurt që akti ka qenë, nuk ishte zhdukur, nuk ishte tjetërsuar dhe nuk ishte vënë dorë mbi të. Nga viti 1937 dhe më tutje ne kemi një periudhë letargjie. Vitet e luftës ishin problematike, por besoj se e ka pasur Lef Nosi, firmëtar i aktit, një personazh emblematik, i cili me dashurinë e tij të madhe për historinë e vendit, na ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme dokumentesh. Lef Nosi duhet ta ketë mbajtur me reliket e tij të çmuara“, tha Nika për “Shqip”.

Dyshohet që akti mund të gjendet në Beograd.

“Ne nuk shkuam në arkivat e Beogradit, sepse atje ka edhe një lloj shtrëngimi e mbylljeje, sepse edhe nëse gjendet atje, ky dokument është dhënë nën dorë, ose si dhuratë simbolike. Mund të jenë edhe në arkivin vetjak të Josif Broz Titos. Ndonëse më duket paksa e pajustifikuar që të gjendet në arkivat e Beogradit, nuk e përjashtoj mundësinë për të kundërtën. Një kërkim e bëmë edhe në arkivat e Italisë, por nuk rezultoi asgjë. Mendoj se Lefi nuk e ka lëshuar kurrë për ta çuar jashtë shtetit. Mundësitë më të shumta janë që ky dokument i rëndësishëm të ketë mbetur brenda Shqipërisë. Shpresojmë që të mos e kenë grisur”, tha Nika. — με Enea Haxhiaj
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

100 vjet pas, Akti i Pavarësisë nuk është gjetur ende. Dyshohet se ndodhet në Beograd Empty Re: 100 vjet pas, Akti i Pavarësisë nuk është gjetur ende. Dyshohet se ndodhet në Beograd

Thu 29 Nov 2012 - 12:36
100 vjet pas, Akti i Pavarësisë nuk është gjetur ende. Dyshohet se ndodhet në Beograd 2585209286
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

100 vjet pas, Akti i Pavarësisë nuk është gjetur ende. Dyshohet se ndodhet në Beograd Empty Re: 100 vjet pas, Akti i Pavarësisë nuk është gjetur ende. Dyshohet se ndodhet në Beograd

Thu 29 Nov 2012 - 12:44
http://sphotos-c.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/3484_459598897420247_1285187390_n.jpg

KALORSIT NGA KOSOVA
Sponsored content

100 vjet pas, Akti i Pavarësisë nuk është gjetur ende. Dyshohet se ndodhet në Beograd Empty Re: 100 vjet pas, Akti i Pavarësisë nuk është gjetur ende. Dyshohet se ndodhet në Beograd

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi