Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Festimet rekord: Pavarësia, mbi 1 milion në shesh në Vlorë e Tiranë  Empty Festimet rekord: Pavarësia, mbi 1 milion në shesh në Vlorë e Tiranë

Thu 29 Nov 2012 - 11:23
Festimet rekord: Pavarësia, mbi 1 milion në shesh në Vlorë e Tiranë  119-370x266

Rekord vizitorësh, 1 milion shqiptarë festojnë në Vlorë.

Qyteti i flamurit shndërrohet në një vend pelegrinazhi. Vijnë me makina, biçikleta e kuaj.

Berisha e Rama bashkohen në Sheshin e Flamurit, shtrëngojnë duart.
Maxhoranca dhe opozita bashkë në festimet për 100-vjetorin e Pavarësisë në qytetin e Vlorës.

Miliona shqiptarë nga të gjitha trevat kanë festuar dje 100-vjetorin e Pavarësisë në Vlorë dhe Tiranë. Liderët e Shqipërisë dhe Kosovës bashkohen në Sheshin e Flamurit.
Dritëro Agolli: Populli festoi i bashkuar, politikanët të ndarë.
Paradë ushtarake me 1800 forca dhe 50 mjete luftarake në Tiranë.
Zbulohet Monumenti i Pavarësisë te parku “Rinia”, kushtoi 350 mijë euro.
Mijëra veta në radhë për tortën gjigante në Tiranë.
Festimet rekord: Pavarësia, mbi 1 milion në shesh në Vlorë e Tiranë  213
Vlora thyen rekord në 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Rreth 1 milion banorë mbushën dje sheshin dhe rrugët kryesore të qytetit, duke e shndërruar festën në një pelegrinazh madhështor për flamurin kombëtar. Ishte tejet e vështirë për t’u futur në Vlorë, megjithatë qytetarët nga të gjitha trojet shqiptare ia dolën mbanë. Dikush me makinë, me tren, me motorë, me biçikleta, me kuaj e deri edhe më këmbë, shqiptarët më në fund u bashkuan për një ditë dhe u përqafuan në jubileun shekullor të Pavarësisë pa dallime krahinore, politike e fetare. Sheshi kryesor në Vlorë nuk merrte më njerëz, vargu i të cilëve vijonte përgjatë bulevardit deri në Skelë. Duke u shtyrë me njëri-tjetrin, një portë e madhe që rrethonte një objekt shumëkatësh në ndërtim e sipër, u shpërthye. Manifestuesit “pushtuan” oborrin e ndërtesës dhe që aty, duke u kacavjerrë mureve e gjysmëshkallëve të pambaruara, mbushën katet me radhë. Situata u bë tronditëse, pasi disa fëmijë, pa asnjë masë sigurie u ngjitën deri në katin e gjashtë përmes dërrasave të pagozhduara dhe hekurave të palidhur, duke rrezikuar rënien nga lart. U desh ndërhyrja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe e shumë policëve të tjerë që dy katet e fundit të objektit, ata më të rrezikshmit, të boshatiseshin brenda pak minutave. Sakaq, manifestues më të kujdesshëm preferuan të ngjisin kodrat përballë sheshit për të parë atmosferën festive.
Festimet rekord: Pavarësia, mbi 1 milion në shesh në Vlorë e Tiranë  Vlore-pallati-plot
Të rinjtë
Adoleshentët dallonin dje në festimet në Vlorë, por “ngelnin në klasë” sa i përket historisë. Shumë të rinj kishin gati 48 orë që festonin me patriotizëm, por përveç emrit të Ismail Qemalit, vështirë se gjenin ndonjë firmëtar tjetër të Aktit të Pavarësisë së Shqipërisë. Për shembull, pas disa minutash mendimi, gjimnazistët nga Mitrovica Melazim Mehmeti, Edon Ferizi, Ilir Sulejmani dhe Egzonin Ferizi e thanë një emër. “E gjetëm, është Luigj Gurakuqi, e kemi nga Prishtina atë”, brohoritën djemtë gjithë seriozitet, ndërsa pak më tutje një vajzë shpërtheu në të qeshura. “Ai është nga vendi im, nga Shkodra”, ua ktheu ajo djemve, duke nxituar që t’u bashkohej familjarëve para saj. Lapsuset me firmëtarët e Pavarësisë shqiptare ishin më se të zakonshme ndër të rinj dhe mund të dëgjoje çudira, por vlonjatët duket se ishin më të përgatitur. Ani, një djalë 18-vjeçar që së bashku me motrën, Inën, kishin bërë flamurin dhe shqiponjën tatuazh të përkohshëm në fytyrë, ishin në gjendje që jo vetëm të tregonin mbi themeltarët e shtetit shqiptar, por edhe të mahnisnin me fakte nga Vlora e më gjerë. Njësoj edhe Sibora 15-vjeçare, e cila duket tepër e vogël për të rrëfyer mbi fatin tragjik të firmëtarëve. “Katër të arratisur, gjashtë të burgosur, tre vdiqën në burg, 15 vdiqën në emigracion dhe gjysma u keqtrajtua. Ministri Lef Nosi madje u pushkatua dhe nuk i dihen eshtrat”, thotë vlonjatja, duke shtuar se këtë vit i është shtuar tej mase kureshtja për historinë e Shqipërisë, ndërsa më parë nuk kishte asnjë lloj ideje. Edhe të rinjtë nga Tirana të sfidonin me historinë, por edhe me gjetjet në veshjet e tyre të dhuruara nga firma “Univers Promotion”. Mbi bluzat e kuqe ata kishin stampuar emrat e disa trojeve shqiptare, që kanë mbetur jashtë kufijve të vendit tonë, që pas copëtimit të trojeve para një shekulli. Mbi kraharorët e këtyre djemve dhe vajzave ndalonin sytë e shumë manifestuesve të ardhur nga këto vise në Vlorë, duke i kërkuar për fotografi së bashku. Në këtë dialog gjetëm Xhenin dhe Sofie Metajn, nënë e bijë me origjinë çame, të ardhura pas 15 vitesh nga qyteti i Korinthit të Greqisë…
Festimet rekord: Pavarësia, mbi 1 milion në shesh në Vlorë e Tiranë  Sheshi-2
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi