Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqipëria e para në botë, për shitje ndeshjesh! Empty Shqipëria e para në botë, për shitje ndeshjesh!

Sun 2 Dec 2012 - 18:33
Message reputation : 100% (1 vote)
Shqipëria e para në botë, për shitje ndeshjesh! Fshf-300x166Mediat shqiptare kanë publikuar një lajm shqetësues për futbollin shqiptar, përkatësisht Ligën e Futbollit të Shqipërisë. Futbolli shqiptar më i korruptuari në botë.

Ky është përfundimi i dalë pas një analize të rezervuar të shoqërisë “Sportradar”, lider botëror i monitorimit të kuotave të basteve dhe fluksit të parave të luajtura në futboll.
Sipas asaj që raportohet në mediat botërore, Kategoria Superiore e Shqipërisë kryeson renditjen botërore për sinjalizim të ndeshjeve të shitura, duke kapur kuotën e 97 takimeve nëtotal.
Hetimi është shtrirë në më shumë se 400 kompani bastesh ndërkombëare dhe është zbuluar nga agjencia e specializuar e trukimit të ndeshjeve “Agiproneës”.
Periudha e hetimit përfshin një kohëzgjatje prej dy vjet e gjysmë, gjatë së cilës në Shqipëri dyshohen se janë trukuar plot 97 ndeshje, 27 më shumë sesakampionati italian, që qëndron në vendin e dytë në renditjen botërore me 70 ndeshje. Në vendin e tretë qëndron kampionati moldav, ndërsa në dhjetëshen e parë bëjnë pjesë dhe liga greke, ajo ruse, maqedonase dhe bullgare.
Në total “Sportradar” ka hetuar 143.472 ndeshje në 596 kampionate të ndryshme, prej të cilave 798,ose 0.56 përqind e sfidave rezultojnë të manipuluara.
Ndërkohë që nga numri total i ndeshjeve të trukuara, Shqipëria zë vendin e parë me 8.22 përqind të takimeve në total në të gjithë botën. Por nëse në vende fqinje si Greqia, Italia apo bullgaria hetimet kanë nisur prej kohësh në Shqipëri, nuk është ndërmarrë as hapi më i vogël për hetimin e sfidave të Kategorisë Superiore, pavarësisht se në jo pak raste UEFA ka sinjalizuar Federatën për ndeshje të ndryshme.nerashti.com
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Shqipëria e para në botë, për shitje ndeshjesh! Empty Re: Shqipëria e para në botë, për shitje ndeshjesh!

Sun 2 Dec 2012 - 19:48
kshu e ka katasndis sali berisha vendin
ne cdo drejtim eshte duke maru ky vend nen drejtimin e diktatorve si sali berisha ?????????
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi