Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Transparency International” Shqipëria e para në rajon për korrupsion Empty “Transparency International” Shqipëria e para në rajon për korrupsion

Wed 5 Dec 2012 - 15:58
“Transparency International” Shqipëria e para në rajon për korrupsion KorrupsioniPavarësisht se Komisioni Europian thekson se lufta kundër korrupsionit është një nga prioritet e Shqipërisë në rrugën drejt BE, shifrat tregojnë një panoramë të errët.

Organizata “Transparency International” ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2012, duke renditur 176 vende në bazë të niveleve të tyre të korrupsionit në sektorin publik.

Sipas këtij indeksi Shqipëria ka bërë hapa prapa gjatë këtij viti krahasuar me 2011-ën. Një vit më parë në raportin e TI-së, Shqipëria mbante vendin e 95-të, ndërsa për këtë vit është renditur në vendin e 113-të.

Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Transparency International e rendit Shqipërinë në vend të fundit, e ndërsa përpara nesh janë vende që pavarësisht krizave politike, kanë bërë përmirësim në luftën kundër korrupsionit.

Kosova është renditur në vendin 105-të, duke bërë përmirësime nga një vit më parë. Kroacia nga vendi i 66-të ka kaluar në vendin 62-të, Bosnja nga 91-të në 72-të dhe Serbia nga 86-të në 80-të. Maqedonia ka mbetur në vendin e njëjtë ashtu si edhe vitin e kaluar.

Me një vlerësim më të dobët sivjet përballet edhe Mali i Zi, duke rënë nga vendi i 66-të, ku ka qenë vitin e kaluar, në vendin e 75-të. Sipas organizatës, korrupsioni vazhdon të sfidojë shoqëritë në mbarë botën.

Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2012, Danimarka, Finlanda dhe Zelanda e Re zënë vendin e parë me 90 pikë. Afganistani, Koreja e Jugut dhe Somalia, ashtu si edhe në vitet e tjera ndodhen në fund të listës.

Performancat jo të mira në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2012 përfshijnë edhe vendet e Eurozonës, të prekura nga kriza financiare dhe ekonomike.

\Shekulli Online\E.Sh\
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

“Transparency International” Shqipëria e para në rajon për korrupsion Empty Re: “Transparency International” Shqipëria e para në rajon për korrupsion

Wed 5 Dec 2012 - 16:04
deshpruese
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

“Transparency International” Shqipëria e para në rajon për korrupsion Empty Re: “Transparency International” Shqipëria e para në rajon për korrupsion

Tue 11 Dec 2012 - 13:39
C'te thuash!!!

olsi
olsi
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1015
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/09/2012

“Transparency International” Shqipëria e para në rajon për korrupsion Empty Re: “Transparency International” Shqipëria e para në rajon për korrupsion

Tue 11 Dec 2012 - 13:58
Lufta kunder korrupsionit na ishte premtimi kryesor i Saliut kur erdhi ne pushtet, dhe je e arriti me ne fund e zuri vendin e par “Transparency International” Shqipëria e para në rajon për korrupsion 2490086953
Sponsored content

“Transparency International” Shqipëria e para në rajon për korrupsion Empty Re: “Transparency International” Shqipëria e para në rajon për korrupsion

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi