Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ashpërsohet marrja e shtetësisë greke për të huajt Empty Ashpërsohet marrja e shtetësisë greke për të huajt

Mon 3 Dec 2012 - 0:42
Message reputation : 100% (1 vote)
Ashpërsohet marrja e shtetësisë greke për të huajt Policia%20greke
ATHINË-Çdo procedurë për marrjen e shtetësisë greke është pezulluar nga një vendim i zv/ministrit të Brendshëm grek, Haralambos Athanasiu. Ai u ka kërkuar autoriteteve kompetente, që të mos pranojnë kërkesa të reja për nënshtetësi dhe të mos shqyrtojnë asnjë dosje të dorëzuar, nga ata që kanë kërkuar tashmë të marrin nënshtetësinë greke. Ky vendim vjen menjëherë pas atij të Këshillit të Lartë të Shtetit, i cili shpalli “antikushtetuese” dispozita të caktuara të ligjit për dhënien e nënshtetësisë. Ky ligj është miratuar nga qeveria PASOK dhe njihet si ligji “Ragousi”.

Kryeministri Antonis Samaras i kërkoi Ministrisë së Brendshme të promovonte legjislacionin e ri mbi shtetësinë "brenda një jave" pas vendimit të Këshillit të Shtetit. Kjo shkaktoi reagime të forta midis partnerëve qeveritarë. Ata e vlerësuan shpalljen “antikushtetuese” të ligjit “Ragousi” një hap regresiv. Me këtë vendim hidhen poshtë qindra kërkesa që janë depozituar për marrjen e shtetësisë, të cilat janë shoqëruar me shpenzime dhe burokraci të mëdha për nxjerrjen e dokumenteve të duhura. Ligji i ri që pritet të miratohet do të ashpërsojë kriteret e marrjes së nënshtetësisë greke.

Si ndikon ligji i ri tek të huajt

Emigrantët duhet të kenë 10 vjet banim të ligjshëm në Greqi që të aplikojnë për nënshtetësi greke. Kur një fëmijë i huaj lind në Greqi, nënshtetësia greke mund t’i jepet vetëm nëse prindërit kanë jetuar të paktën 8-10 vjet në mënyrë të ligjshme në tokën helene. Fëmija emigrant mund të marri nënshtetësinë greke vetëm kur të mbushë 18 vjeç, por do t’i duhet të lërë atë të origjinës. Fëmijët e huaj që kanë kryer gjimnazin në Greqi dhe futen në univeristet, kanë të drejtën për të marrë automatikisht nënshtetësinë greke duke qenë se njohuritë e tyre vërtetojnë integrim të plotë në Greqi.

/Shekulli Online/Përgatiti: I.S./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi