Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kosovarët, numër dy për marrjen e shtetësisë gjermane Empty Kosovarët, numër dy për marrjen e shtetësisë gjermane

Mon 26 Aug 2013 - 20:30
Në republikën (Landin) Baden-Württemberg gjatë vitit 2012 kanë marrë shtetësinë gjermane përpjesëtimisht më shumë të huaj se në të gjitha republikat tjera. Bëhet fjalë për 16390 veta me shtetësi të huaj që gjatë vitit të kaluar kanë marrë pasaportën gjermane në këtë republikë. Kjo shifër është për 2166 persona ose 15.2% më e madhe se ajo e një viti më parë. Ndërsa në nivel të Gjermanisë, rritja ka qenë 5.1%, shkruan gazeta “Stuttgarter Zeitung”, transmeton albinfo.Ndërkaq siç shkruan më tutje gazeta, numri më i madh i të huajve, 4501 sish që kanë marrë shtetësinë gjermane, ashtu si dhe në gjithë Gjermaninë, vijnë nga Turqia. Në vendin e dytë janë shtetasit e Kosovës me 1472 persona ndërsa. Është për tu vënë re se në statistikat e këtij landi, për ndryshim nga ato të federatës, të publikuara më herët, kosovarët përbëjnë kategori në vete.

Në vendin e tretë të të huajve që kanë marrë pasaportat gjermane gjatë vitit 2012 në këtë land janë ata të Greqisë, 1094.
http://kohaditore.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi