Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kina do të mbjellë zarzavate në Mars Empty Kina do të mbjellë zarzavate në Mars

Wed 5 Dec 2012 - 1:49
Kina do të mbjellë zarzavate në Mars Kinzet%20ne%20mars
Agjencia Hapësinore Kineze është duke përgatitur planet për të mbjellë zarzavate dhe perime në Mars apo Hënë, pasi testimet paraprake që stimulonin jetën jashtëtokësore rezultuan të suksesshme në kushte laboratorike. Lajmi u publikua ditën e martë në agjencitë kineze të lajmeve, që specifikuan se, perimet u rritën normalisht brenda një kapsule, e cila arrinte të krijonte kushte të përshtatshme për rritjen e bimëve, ndonëse e vendosur në një laborator, që krijonte kushte identike me ato të jetës në Mars apo satelitin e vetëm të Tokës, në Hënë.

Kapsula në të cilën u vendosën bimët, prej 300 metrash kubikë, është e njëjta që do të përdorin edhe astronautët në misionet e tyre. Nëpërmjet disa sistemeve tejet të sofistikuara biologjike, shkencëtarët kinezë kanë arritur që t’u japin bimëve brenda kapsulës kushtet dhe barazpeshën e domosdoshme për kultivimin natyral të jetës, pavarësisht temperaturave ekstreme dhe mungesës së oksigjenit.

Agjencia “Xinhua” përcaktoi se ky ishte eksperimenti i parë i këtij lloji në botë dhe se ai i hap rrugën idesë fantastiko-shkencore për të shfrytëzuar në një të ardhme planetët e satelitët pranë nesh, për marrjen apo kultivimin e resurseve të rëndësishme për jetën në Tokë.

/ORAinfo/Shekulli Online/Përgatiti:M.A./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi