Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Trillimet e 21-12-2012 ose sic njihet ndryshe si Fundi i Botes Empty Trillimet e 21-12-2012 ose sic njihet ndryshe si Fundi i Botes

Fri 7 Dec 2012 - 2:00
Trillimet e 21-12-2012 ose sic njihet ndryshe si Fundi i Botes
Trillimet e 21-12-2012 ose sic njihet ndryshe si Fundi i Botes Maja
Pershendetje te gjitheve.

Ne rradhe te pare doja tiu thoja se kete artikull e kan pasur ne mendje per ta publikuar kohe me pare, por hezitova sepse per mua ishte nje humbje kohe (ashtu si dhe ato qe besojne tek fundit botes). Inisiativa per te publikuar kete artikull me disa detaje interesante, me erdhi sepse po shikoja qe verdalle neper internet po publikohen lajme dhe trillime nga me te degjeneruarat per sa i perket ketij fenomeni. Nderkohe qe njerzit futen ne internet per te kerkuar gjera nga me te ndryshmet, duket qe infot e para qe dalin dhe pa i kerkuar fare jane ato te 2012. Ky fenomen vjen si pasoje e perfitime nga shume website apo advertise qe mundohen te kene sa me shume klikime apo like duke hedhur dhe sterhedhur info apo video qe thjesht jane ne youtube dhe jane te ngarkuara nga njerez qe nuk kane asnje lloj lidhje me shkencen apo Fiziken.

Pik se pari duhet te keni parasysh frazen fundi i botes: Fundi i botes ndahet ne dy kategori te ndryshme. 1 ne ate qe quhet Global Killer pra shfarosja e qenies njerezore dhe cdo lloj gjallese ne planet. Dhe 2 Shkaterrimi total i planetit (Toke). Pra kategoria 1 per ato qe nuk njohin shkencen hyn tek fatashkenca,, ndersa kategoria dy eshte ajo qe ne perjetojme ne raste katastrofike.

1. Qe planeti yne te shkaterrohet totalisht si strukture duhet te kete forca ndervepruese sic jane ato te Diellit , Vrimave te zeza, ose perplasja fizike me nje planet apo objekt te madhesise se vete Tokes. Shancet qe te ndodhin keto gjera jane inegzistente te pakten momentalisht dhe per disa miljarda vjet. Fundi zyrtar i planetit tone si strukture do vije vetem kur Dielli yne te shnderohet ne nje gjigand te kuq rreth 5 Miljard vjet nga tani. Zhdukja nga Vrima e zeze eshte pothuajse inegzistente ose e fusim ne nje shkalle matese te shancit 1/ne 1 trilion ose Google-zero. Perplasja e Tokes me nje planet te madhesise se njejte eshte pothuajse inegzistente. Kjo mund te ndodhi vetem ne kohen kur sistemi jone diellor te vij ne fundin e tije, pra 5 miljard vjet nga tani kur dielli do kete nje superfuqi vepruese dhe gravitacionale kundrejt objekteve te sistemit diellor.


2. Qe gjallesat dhe vete njeriu te zhduket nga planeti Toke, duhet te kene perballje me keto fenomene.

-1-. Gamma Ray Burst - Rrezatimi Gamma
-2-. Kometat/Asteroidet
-3-. Supervullkanet
-4-. Ngrohja Globale - dhe kalimi ne epoken e akullit.
-5-. Pole Shift - Ndryshimi i Poleve
-6-. Humbja e atmosferes.


Tani do kalojme ne fazen me te nxehte e cila ka te beje me themelet e idioteve qe flasin larte e poshte qe do shembet bota nga x apo y gje.

Gjerat te cilat njerzit lexojne lart e poshte neper internet ne lidhje se si do te shkaterrohet bota jane keto:

-1-. Nibiru - Ylli Xhuxh ku ndodhen fiset Anunaki (Kjo si pas mentalitetit te shpellareve dhe te pa shkolluarve ne Planetin tone).
-2-. Galactic Alignment - Shtrirja perfekte e Tokes Diellit dhe qendres se Galaktikes Tone.
-3-. Solar Flare - Stuhite Diellore.



Le ti analizojme.
Trillimet e 21-12-2012 ose sic njihet ndryshe si Fundi i Botes Nibiru
Cfar eshte Nibiru:
Nibiru njihet nga (Idiotet) si planeti i 9. Nibiru referohet gjithashtu dhe si nje yll xhuxh, qe ne gjuhen e Astrofizikes quhet: Yll i deshtuar. Nibiru mendohet te jete nje yll ose planet me madhesi disa here me te madhe se e Jupiterit. Referuesit e fundit te botes ose me ndryshe (Idiotet e fundit te botes) referojne sikur ky yll apo planet ka nje orbite e cila mer 3600 vjet per tu rikthyer perseri.

Athere: Mendoni nje super Kamion i cili vjen drejt lagjes tuaj, si mendoni ju nuk do e shikonit ate ?. Nese Nibiru do ishte dicka egzistente dhe nese ai do ishte ne kursin e afert drejt nesh, pasojat do kishin filluar me kohe. Pasojat me te cilen do ishim perballur fillimisht do ishin, spostimi i Kometave ne rripin e Kupier-Belt sic njihet ndryshe (Brezi i Kometave). Nderkohe qe Nibiru do vinte drejt nesh sa do ne distance te larget, ato qe do ishin shume me prane nesh do ishin Kometat duke mos anashkaluar dhe spostimin e vete planeteve ne Sistemin tone Diellor. Pra effektet do kishin filluar 15/20 vjet me pare dhe jo (Hello erdha une). Nuk ka evidenca per egzistencen e Nibiru, te gjitha keto trillime behen nga njerez qe nuk e kane idene e Shkences dhe qe nuk kan asgje per te humbur.

Ato qe e kane iden e fizikes dhe matematikes do e kuptojne shume mire se per cfare behet fjale me poshte (Nibiru).

Le ti marim gjerat pak me kujdes dhe te shohim se cfar shpejtesie i duhet ketij kodosh objekti per te arritur afer tokes nese do ishte ne masen e Jupiterin apo me pak ose me shume.

Se pari, edhe pse eshte thene se ky objekt eshte me i madh se Jupiteri, eshte akoma me bukur edhe nese them qe ky objekt eshte identike ne mase te Jupiterit-1,8986*10^27 kg.

Se dyti, masa e diellit eshte 1,9891*10^30 kg.

Tani, le te mendojme se cila do ishte fuqia ne mes te Diellit dhe Objektit ne perigee e orbites se objektit, i cili eshte rreth 1 AU (150.000.000 km) ne distance.

Formula e perdorur nxjerr se sa fuqi aplikojne keto dy me njeri tjetrin nga graviteti. F = G ({m1*m2}/r^2), ku G eshte graviteti konstant (6,67*10^-11) m^3*^-1 kg*s^-2).

Me poshte une do ta heq njesine per te qartesuar formulen. M^3 dhe km anullohen per te prodhuar kg/s me nje ndryshim per eksponentet e -3 (kjo ne rastin e me poshtem nese kerkoni tre shifrat e zhdukura).

Athere le ti hedhim nje kendveshtrim:
F = G ({m1m2}/r ^2)
F = [6,67 *10^-11 * ({1,8986*10^27} * {1,9891*10^30 })]/( 150.000,
000^2)
F = (2,51896*10^45)/(2,25*10^16)
F = 1,1952*10^44 N/s

Rezultati eshte 119520000000000000000000000000000000000000000 Forca te Newtonit cdo sekonde mes Objektit dhe Diellin ne orbiten e saj.


Por atehere ju mund te pyesni, kur objektet kalojne rreth diellit, ata levizin shume shpejt. Saktesisht e drejte. Pra, sa shpejte do ti duhej nje objekti me mase te jupiterit per ti shpetuar Diellit.

Formula per shpejtesine e ikjes eshte Vsec = [2*G*M/r]^1/ 2, ose, rrenja katrore e [2*G*M/r] ku G eshte graviteti konstant, M eshte masa, dhe r eshte rrezja e diametrit ne distancen ne mes te objekteve.

G is 6.67*10^-11.
M eshte nxjerre nga N-M/kg nga formula e pare, 1.1952*10^44.
r eshte 1/2AU, qe dmth afersisht 7.5*10^10 km.

Vsec=[2(6.67*10^-11)*(1.1952*10^44)/(7.5*10^10)]^(1/2)
Vsec=({1.5994*10^34}/{7.5*10^10})^(1/2)
Vsec=(2.2126*10^23)^(1/2)
Vsec=1.487*10^7 km/sek.

Kjo do te thote se shpejtesia e Nibiru ne ikje duke i shpetuar Diellit duhet te jete 14.870.000 kilometra per sekonde. Pra kjo eshte nje absurditet total, dhe del qe eshte gati 7 here me e shpejt se sa shpejtesia e drites. Kjo eshte e pamundur. Nese Nibiru, do te udhetonte me kete shpejtesi, forcat e batices do ta shkaterronin totalisht.

-Fizika- has updated her Facebook Status-
(Te dashuruarit e Nibiru, thjeshte dhe sakte jeni shume idiote).
Trillimet e 21-12-2012 ose sic njihet ndryshe si Fundi i Botes Al
Galactic Alignment njihet si shtrirja perfekte. Kjo shtrirje vjen si pasoje e drejtimit te Diellit, Tokes, dhe Qendres se galaktikes tone ne nje vije te drejte. Duhet te keni parasysh qe: I vetmi objekt i cili ndikon fizikisht ne orbiten dhe strukturen e Tokes eshte Dielli. Per ato qe perdorin programe astronomie eshte shume e leht per ta vezhguar kete fenomen. Me pak fjale Shtrirja perfekte ndodh ne disa aspekte te ndryshme, sic eshte shtrirja e planeteve pershembull gje qe ka ndodhur dhe do te ndodhi. Gjithsesi duhet te keni parasysh qe asnje force tjeter pervec asajt te Diellit nuk mund te ndikoje ne planetin tone.

Nese do vazhdoja qe tiu flisja me shume rreth ketij fenomeni do genjeja sepse jane te pakta fjalet rreth ketij subjekti. (Inegzistent)
Trillimet e 21-12-2012 ose sic njihet ndryshe si Fundi i Botes Sf
Athere duhet te jemi realist kur prekim nje ceshtje serioze sic eshte (Dielli). Stuhite Diellore jane teper te rrezikshme, dhe mund te shkaktojne deme kolosale ne jeten e perditshme te planetit tone. Stuhite Diellore ndahen ne kategori te ndryshme A. B. C. M. dhe e fundit dhe me e rrezikshmja X. Duhet te keni parasysh qe ne jemi goditur nga keto stuhi dhe vazhdojme te goditemi pothuajse perdit.

Stuhite Diellore mund ta cojne njerzimin ne epoken e gurit nese do tu godisnim nga nje (Super Flare) pra nga nje super storm. Nese do u godisnim nga nje super storme, jeta ne planetin tone do te ndryshonte pothuajse totalisht. Pasoja e pare do ishte humbja e elektricitetit , dhe jo vetem ne nje vend/shtet por ne te gjithe Planetin. Pasi do te humbnim energjine, kjo e fundit do te na mungonte per nje kohe prej 5 deri ne 10 vjetesh, gje qe do na conte ne epoken e shpellave, ku nuk do te perdornim tv, lavatrice, celular, etj etj. (Kjo do ishte me te vertete nje katastrofe).

Lind pytja nga dhe si e moren vesh te ashtuquarit (te mencurit e 2012), qe dielli do te cfrynte pikerisht ne daten 21/12/2102 ??. Duhet mos harruar qe drita mer vetem 8 min e 19 sekonda per te arritur nga dielli ne toke, keshtu qe nje superstorm do donte thjesht disa ore ose disa dite per te arritur ne toke (varet nga kategoria e stuhise).

Eshte e vertete qe dielli cdo 11 vjet kalon ne ciklin e ndrimit te poleve, dhe ndrimi i rradhes eshte dikur nga mesi i 2012. Pse pikerisht do ndodhi stuhia massive tani ?? a e perjetuam ndrimin e poleve te diellit 11 vite me pare??? po 22 apo 33 apo 44 vite me pare??. (e kshu me rradhe)

Duhet te keni parasysh qe stuhia mund te ndodhi ne cdo moment ne cdo date ne cdo kohe , dhe asnje nuk mund ta parashikoje ate gje. Koha me e afert per te mare vesh qe ne do goditemi nga nje stuhi e tille, mund te arrihet vetem neper mjet sateliteve te Nases ne hapesire: Dhe kjo kohe eshte vetem 30 min para se te goditemi nga kto rrezatime. (Idiotet qe thone se do te goditemi nga stuhi massive ne 21 dhjetor, ju sygjeroj te mos hani djathe e te pini redbull ne te njejten kohe, sepse eshte me te vertet nje mix endrrash te cuditshme ne gjume .


Duhet te kuptoni gravitetin e situates. Ajo qe mua me te vertet me ben te friksohem disi eshte Ngrohja Globale, sepse po e shohim qe uraganet stuhit etj sa vijne e behen me te forte. Dhe duke llogjikuar situaten ajo qe me frikeso m,e teper eshte e ardhmja pas dy tre brezash (dhe jo e jetes tone momentalisht). Do jene ato qe do i heqin keto pasoja dhe mbase do keni veshtiresi per te mbajtur ritmin e jeteses ashtu sic e kemi ne momentalisht.

Nje gje te keni te sigurte:

Pytje: A do perplaset ndonje Komete ose Asteroid ne te ardhmen?
Pergjigje: Ka ndodhur dhe do te ndodhi per nuk dihet kurre se kur mund te ndodhi nje fenomen i tille, dhe nese kjo gje do te ndodhi ne te ardhmen mbase do kemi teknologjine per te shmangur perplasjet direkte.

Pytje: A do te kete me permbytje katastrofa natyrale sic jane pare kohet e fundit?
Pergjigje: Ka pasur dhe do te kete gjithmon. Kjo vjen per shkak te shume gjerave. 1 Ngrohja Globale. 2 Evolucioni dhe Natyra jane ato qe na komandojne dhe jo ne ato.

Pytje: A kane date keto fenomene katastrofike??
Pergjigje: Nuk kane date te caktuar dhe mund te ndodhin ne cdo moment, madje dhe tani qe po e shkruaj kete artikull.
(Date kane por vetem per njerzit e deshtuar: per ato qe jeten e kane nje deshtim te plote dhe duan ti shohin tjeret si vetja).

Njerez te Nderuar rrini te qete sepse 21 dhjetori i 2012 ose me sakte 15 dite qe nga ky moment qe po shkruaj, do te jete nje dite teper normale. Do te jete nje dite si cdo 21 dhjetor tjeter. Ju lutem mos bini pre e artikujve qe lexoni neper internet duke ju referuar fundit te botes. Nese do vinte dicka e tille pasojat do ishin pare me kohe. Mos bini viktima te atyre qe tentojne te ju bejne lavazh truri duke ju fryre me informacione te kota dhe pa baza shkencore. Duhet te kuptoni qe te gjitha keto info qe vijne per fundit e botes nuk jane leshuar nga njerez te shkences, ose zyrtarisht nga Astrofizikanet apo Astronomet, por jane leshuar nga njerez qe nuk e kane idene e Fizikes dhe qe kane nje injorance te plote nga kjo fushe.


Fliti te qete o shqipetaret e mi Se 22 Dhjetori do te vije me i bukur se cka qene i 2011



Elton Balla
Oxford Angli 2012
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Trillimet e 21-12-2012 ose sic njihet ndryshe si Fundi i Botes Empty Re: Trillimet e 21-12-2012 ose sic njihet ndryshe si Fundi i Botes

Fri 7 Dec 2012 - 16:40
Po me shyqyr Zotit qe ju kujtua dikujt te beje sqarime se i cemnden njerezit ne mbare boten... Me vjen keq per ata qe kane shpenzuar para deri tani duke dashur te mbrojne veten e tyre edhe pse nese do te kishte ndodhur nje gje e tille "FUNDI I BOTES " asnje gje e gjalle nuk do te kishte mbetur e lere me disa qe kane hapur edhe bunkere ne nentoke... Sa te cmendur qe jane njerezit thua se ne nentok do te shpetonin duke e ditur se vullkanet nga toka fillojne... Asnjehere nuk e kam besuar kete gje....
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi