Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 39
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Bie ekonomia, rritet korrupsioni  Empty Bie ekonomia, rritet korrupsioni

Fri 7 Dec 2012 - 13:05



Bie ekonomia, rritet korrupsioni

06/12/2012


















Në vitin
2008 Shqipëria shënoi rezultatin më të mirë në indeksin e korrupsionit
që matet nga “Transparency International”. Treguesi u përmirësua nga 2.9
që ishte në vitin 2007 në 3.4 dhe vendi ngjiti 20 shkallë në renditjen
botërore.


Në të njëjtën kohë rritja
ekonomike shënoi nivelin më të lartë të decades, 7.5 përqind, që ishte
dhe viti i fundit i artë i ekonomisë shqiptare. Që pas atij viti të dy
treguesit kanë ardhur në përkeqësim, korrupsioni është rritur, ndërsa
rritja ekonomike ka ardhur duke u tkurrur.

Korrupsioni nuk
është faktori i vetëm që përcakton rritjen ekonomike. Në vitin 2008,
bota nuk kishte hyrë ende në krizë dhe ambienti ekonomik botëror ishte

Ekonomia
Pasiguria frenon kreditimin
Koncensionet minerare
Kriza tkurr tregtinë
më i favorshëm.

Por ekonomistët
kanë provuar se të dy treguesit, janë të lidhur fort njëri me tjetrin.
Një raport i Fondit Monetar Ndërkombëtar vëren se korrupsioni frenon
rritjen ekonomike përmes një sërë kanalesh. Sipas FMN, ai pengon
investimet private, bllokon reformat, gërryen të ardhurat në buxhetin e
shtetit dhe keqpërdor paratë publike në projekte që shkojnë për
interesat ekonomike të grupeve të caktuara.

Përfundimi nuk
vlen vetëm për Shqipërinë. Grafiku i bazuar në të dhënat e Bankës
Botërore dhe “Transparency International” kombinon treguesin e të
ardhurave për frymë dhe korrupsionit në disa ekonomi të botës.
Përfundimi është sërish i njëjtë. Korrupsioni i lartë sjell varfëri.

Sic tregon dhe grafiku në krye të renditjes së vendeve më pak të
korruptuara qëndrojnë ekonomitë më të pasura të botës si Danimarka,
Norvegjia apo dhe Zvicra, ndërsa Shqipëria dhe vendet e tjera të varfëra
në rajon qëndrojnë në fund të saj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi