Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Masakron gruan shtatzënë  Empty Masakron gruan shtatzënë

Mon 10 Dec 2012 - 21:42


Një 34-vjeçare shtatzënë, nënë e dy fëmijëve është gjetur e masakruar me mjete të forta në banesën e saj në qytetin e Orikumit.

Policia arrestoi ne flagrance bashkeshortin e saj, 35 vjeç, Shpetim Sali Çeliku si autor te kesaj vrasje te rende. Sipas policise eshte marre njoftimi se ne banesen e shtetasit te arrestuar eshte gjetur 34-vjeçarja pa jete.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor të cilët kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se viktima e cila ishte shtatzanë ishte qëlluar me sende të forta, sqepar në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit nga të cilat ka gjetur vdekjen rreth orëve të para të mëngjesit të datës 9 dhjetor. Hetimet zbardhen gjithe ngjarjen dhe eshte arrestuar bashkeshorti i saj 35- vjeçar, i cili ne fillim krijoi nje alibi, por u zbulua se vrasja kishte ndodhur per xhelozi.

Dy vajzat e mitura, 3 dhe 7 vjec, të çiftit me origjine nga Librazhdi por që banonte në Orikum janë dërguar në Shtëpine e Foshnjës në Vlorë për t'u strehuar per shkak se kane mbetur te vetem.
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Masakron gruan shtatzënë  Empty Re: Masakron gruan shtatzënë

Mon 10 Dec 2012 - 21:44
Fqinja: "Burri fjeti dy ditë me gruan shtatzënë, që e vrau me sqepar"
Masakron gruan shtatzënë  Shkoder-shtepia-ku-ndodhi
VLORË- (e plotësuar) Fakte të reja në lidhje me vrasjen e Manushaqe Çelikut, gruas shtatzanë, të masakruar nga bashkëshorti me sqepar. Çifti ishte me origjinë nga Librazhdi dhe prej disa vitesh ishin shpërngulur me banim pikërisht në një banesë në Orikum në një shtëpi në kushte ekstreme varfërie; me mure të pasuvatuara, ku mungon energjia elektrike, është dhoma bashkëshortore ku gjendet shtrati ende me njolla gjaku, ku ka gjetur vdekjen 34-vjeçarja, apo dhe sqepari me të cilin ajo u godit për dy ditë rresht.

News 24 ka përcjellë rrëfimin e dëshmitares së parë të ngjarjes, Flora Muka, banore e hershme në Orikum. Sipas saj, ka mundësi që autori i vrasjes të ketë qëndruar dy ditë në shtëpi me kufomën, pasi kur ajo e ka parë të shqetësuar dy ditë më parë dhe teksa e ka pyetur: “si është Manushaqja sepse nuk e kam parë?”, madje duke shtuar, “Mos e ke vrarë more qyq?”, ai nuk i përgjigjej. Madje sipas fqinjës, Shpëtimi nuk dukej një njeri agresor dhe nuk beson që vrasja të jetë kryer për xhelozi. “Ajo nuk e nginte kokën, vetëm punonte si kafshë, çfarë xhelozie mund të kishe për të”, shton Flora.

ORIKUM- Krimi në familje ka goditur Vlorën, një ngjarje makabre ka ndodhur në Orikum të Vlorës, ku burri ka vrarë mizorisht garuan e vetë. E gjithë skena horror e vrasjes dhe torturimit të gruas është bërë në sy të fëmijëve. Policia bën të ditur se 34-vjeçari ka vrarë bashkëshorten e tij shtatzënë për motive xhelozie. Viktima, Manushaqe Çeliku nënë e dy fëmijëve, në pritje të të tretit është vrarë nga bashkëshorti i saj Shkëlqim Çeliku, 34 vjeç në Orikum të Vlorës. Sipas të dhënave të para që zotëron policia vrasja ka ndodhur brenda në banesën e tyre për motive xhelozie. Efektivët blu kanë vënë në pranga burrin vrasës ndërsa janë kujdesur dhe për 2 fëmijët e vegjël të çiftit.

Sipas policisë, bashkëshorti vrasës ka ushtruar dhunë sistematike dy ditët e fundit ndaj bashkëshortes së vrarë, edhe në sy të dy fëmijëve të mitur, përkatësisht 3 dhe 7 vjeç. Ai e ka dhunuar në mënyra më mizore dhe të dhimbshme, duke përdorur djegie me prush në pjesë të trupit. Policia bën të ditur se, Shpëtim Çeliku në momentin e vendosjes së prangave i krijoi një alibi vetes. “Kam qenë në Sarandë, kur ka ndodhur vrasja. Nuk kam të bëj me krimin”, ka pretenduar Çeliku.

Deklarata e policisë

Policia në një dalje për mediat ka bërë të ditur se ka qenë një telefonatë në sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Vlorës të dielën (9 dhjetor) ka njoftuar për krimin e rëndë.

Grupi hetimor gjeti trupin e viktimës të masakruar me sqepar në banesën e çiftit në Orikum dhe mendohet se vrasja është shënuar rreth orëve të para të mëngjesit të po asaj të diele. Vrasja është kryer në sy të dy vajzave të mitura, A. C. vjeç 3, dhe Xh. C. 7 vjeç. "Nga hetimet e kryera ka rezultuar se viktima e cila ishte shtatzënë ishte qëlluar me sende të forta (sqepar) në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit nga të cilat ka gjetur vdekjen rreth orëve të para të mëngjesit të datës 09.12.2012",- bëri të ditur policia sot paradite nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

Kanë qenë komshinjtë të cilët njoftuan për krimin. Fillimisht Shpëtim Çeliku, 35 vjeç, në momentet e para të ngjarjes dhe para specialistëve të krimeve të Rënda i është shmangur hetimit duke krijuar një alibi në lidhje me vrasjen për përjashtimin e tij nga përgjegjësia për këtë ngjarje. Por policia thotë, "se vrasja ka ndodhur për motive xhelozie dhe se për dokumentimin e autorit të saj janë siguruar të gjitha provat shkencore të pakundërshtueshme”. Aktualisht dy fëmijët, me inicialet A. C dhe Gj. C janë strehuar në shtëpinë e fëmijës së Vlorës. Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për ndjekje të mëtejshme penale për veprën penale “vrasje me dashje e kryer në rrethana të cilësuara, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal”.

/Shekulli Online/E.Sh/ E.L/M.A./

Anonymous
Vizitor
Vizitor

Masakron gruan shtatzënë  Empty Re: Masakron gruan shtatzënë

Mon 10 Dec 2012 - 22:02
Ju ka ik truri njerzve, tani duhet te ruhesh dhe nga Burri se te vret ?
Ku ka ik njerzia sote .. sa gjynaf per gruan te shkreten.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Masakron gruan shtatzënë  Empty Re: Masakron gruan shtatzënë

Tue 11 Dec 2012 - 10:45
Tmerr...
Sponsored content

Masakron gruan shtatzënë  Empty Re: Masakron gruan shtatzënë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi