- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
“Ndotja bën kërdinë”, raporti i OKB-së: Në Tiranë çdo vit vdesin 500 persona
Fri 14 Dec 2012 - 13:26
Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën në raportin për Shqipërinë ka arritur në konkluzionin se në Tiranë vdesin nga ndotja në vitë rreth 500 persona.Në raport theksohet: “Vetëm 40 për qind e popullsisë urbane është e lidhur me sistemin e kanalizimit dhe vetëm një pjesë e vogël e zonave rurale janë të pajisura me rrjete kanalizimesh”.
Po kështu, i rëndësishëm mbetet fakti se shumica e shërbimeve të ujit nuk janë në gjendje të mbulojnë shpenzimet operative, ndërsa kjo vjen edhe si pasojë e mungesës së kontrollit të matjeve. Megjithatë, raporti tregon se është ulur mjaft niveli i varfërisë, pasi nga 25.4 për qind që përllogaritej në vitin 2002, në vitin 2008 ai ka shkuar në masën 12.4 për qind.
Ky është raporti i dytë i këtij lloji, pas atij të publikuar në vitin 2002. Në të theksohet se janë bërë hapa përpara në fusha si: infrastruktura, mbledhja e taksave apo ligji i pronës, por sfidat që lidhen me mjedisin mbeten ende për t’u aplikuar.
Gjithashtu, theksohet se menaxhimi i mbeturinave është në një nivel të ulët dhe se në zonat rurale nuk ka sisteme për grumbullimin e mbeturinave të ngurta.
Edhe furnizimit me ujë i kushtohet një vend shumë i rëndësishëm në raport. /alb-observer
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi