Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Eurodeputetja greke në PE: Në Greqi s'ka patur kurrë pakica shqiptare Empty Eurodeputetja greke në PE: Në Greqi s'ka patur kurrë pakica shqiptare

Sat 15 Dec 2012 - 20:35
Eurodeputetja greke në PE: Në Greqi s'ka patur kurrë pakica shqiptare 61015_1STRASBURG - Kryetarja e eurodeputetëve grekë të Demokracisë së Re, Marieta Janaku deklaroi gjatë debatit për progresin e Shqipërisë në PE, se është e nevojshme që Tirana të ndalojë me irredentizmin dhe intolerancën dhe të përqendrojë përpjekjet në promovimin e reformave të nevojshme.

Znj Janaku kritikoi qëndrimin e kryeministrit shqiptar, i cili pas deklaratave mbi trojet shqiptare, pohoi se kombi shqiptar ka qenë i ndarë në 5 shtete. Në përgjigje të kësaj deklarate, eurodeputetja greke tha se në Greqi, shqiptarët e vetëm, janë emigrantët ekonomikë, që jetojnë dhe punojnë në këtë vend, duke i dërguar paratë në shtëpitë e tyre. "Në Greqi nuk kanë ekzistuar kurrë pakica shqiptare. Duhet të jetë e qartë për Shqipërinë, që irredentizmi dhe intoleranca nuk mund të jenë të mirëpritura për vendimet evropiane. Është e qartë se kryeministri shqiptar i bëri këto deklarata nacionaliste në pritje të vendimit nga ana e Këshillit", tha Janaku.

Eurodeputetja siguroi se “të gjithë ne mbështesim përpjekjet e Shqipërisë për t'u bashkuar me BE”, por theksoi se "megjithë përparimin e arritur, Shqipëria nuk i ka plotësuar ende të gjitha parakushtet për 12 fushat prioritare, që kishte përcaktuar Komisioni dhe për këtë arsye nuk e mori statusin e vendit kandidat".

Janaku vuri në dukje se shtyrja e marrjes së statusit kandidat duhet të veprojë si një shkas, për një politikë më të fortë në Shqipëri, që partitë politike të kuptohen më mirë me njëra-tjetrën dhe të rregullohen çështje që mbeten ende të pazgjidhura. "Korrupsioni, krimi i organizuar, përparimi i kufizuar në reformimin e gjyqësorit, janë problemet më të mëdha që duhet të adresohen sa më shpejt të jetë e mundur", tha eurodeputetja greke, ndërsa vuri theks të veçantë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, veçanërisht për minoritetin grek, që sipas saj, ende përballet me diskriminim dhe probleme, sidomos në lidhje me të drejtat e pronësisë.

Në përfundim, kreu i deputetëve Demokracisë së Re greke shprehu shpresën se qëndrimi aktual i lidershipit të Tiranës do të ndryshojë, ndryshe siç theksoi, “Shqipëria rrezikon të humbë shansin e perspektivës evropiane dhe jo nga jashtë, por me përgjegjësinë e saj ekskluzive”
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Eurodeputetja greke në PE: Në Greqi s'ka patur kurrë pakica shqiptare Empty Re: Eurodeputetja greke në PE: Në Greqi s'ka patur kurrë pakica shqiptare

Sat 15 Dec 2012 - 21:12
europa ka shum frig nga bashkimi komtar shiptar ti gjith kan reagua ndaj fjalimit sali berishes sepse kjo europ e ka nda kombin ton dhe eka shtyp me qinda vjet por zoti po i ndimo kombit ton dhe ska fuqi si na pengo do bashkohemi si kemi qen vellazer do jem nje shtet demokratik
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Eurodeputetja greke në PE: Në Greqi s'ka patur kurrë pakica shqiptare Empty Re: Eurodeputetja greke në PE: Në Greqi s'ka patur kurrë pakica shqiptare

Sat 15 Dec 2012 - 21:28
greiqia mos haroj camerin janine preveze gjymsa selankut jan shqiptar
Sponsored content

Eurodeputetja greke në PE: Në Greqi s'ka patur kurrë pakica shqiptare Empty Re: Eurodeputetja greke në PE: Në Greqi s'ka patur kurrë pakica shqiptare

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi