Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

 Hungaria njeh Republikën e Maqedonisë Empty Hungaria njeh Republikën e Maqedonisë

Tue 18 Dec 2012 - 12:58


Qeveria e Hungarisë e ka pranuar Maqedoninë me emrin “Republika e Maqedonisë”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij vendi, Gabor Kaleta.

Budapesti deri më tani ka përdorur emrin “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë”, zgjidhje kjo e përkohshme me të cilën është pranuar Maqedonia në OKB në prill të vitit 1993. Ky emërtim në OKB mbetet në fuqi deri në zgjidhjen e kontestit ndërmjet Shkupit dhe Athinës rreth të drejtës për përdorim të emrit “Maqedoni”.

“Hungaria tani ka pranuar Maqedoninë si ‘Republika e Maqedonisë’ të cilën emër do ta përdorë në marrëdhëniet bilaterale”, ka thënë Kaleta, i cili ka shtuar se Qeveria së shpejti do të ofrojë detale rreth këtij vendimi. (INA)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi