Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

I propozon të dashurës për martesë sapo merr vesh që ajo është më kancer Empty I propozon të dashurës për martesë sapo merr vesh që ajo është më kancer

Thu 20 Dec 2012 - 16:53
I propozon të dashurës për martesë sapo merr vesh që ajo është më kancer David-1I propozon të dashurës për martesë sapo merr vesh që ajo është më kancer David-3-280x300
Dashuria nuk ka kufij, nuk njeh kombësi dhe nuk do t’ia dijë për vështirësi dhe kurrsesi nuk mund të mposhtet nga sëmundjet!

Këtë e vërteton fare mirë, lidhja dashurore, e djalit të këngëtarit të famshëm David Bowie, Duncan Jones me njeriun e tij të zemrës, njeriun që do më shumë se çdo gjë tjetër, të cilës i propozoi të martohen, pasi për të është njeriu i përjetshëm, e të gjitha këto vetëm për 32-vjeçaren Rodene Ronquillo!

41-vjeçari Duncan, kishte lidhje dashurore me Rodene, por papritur një ditë zbuloi një gungë në gjoksin e saj. Pas një sërë vizitash tek mjeku specialistë, rezultoi se 32-vjeçarja Rodene Ronquillo, ishte prekur nga kanceri i gjoksit, sigurisht që vazhdimi ishte stresi, ndërhyrja kirurgjikale dhe shpresa për shërim sa më të shpejtë dhe për një jetë më të bukur.

Por cili ishte reagimi i të dashurit të saj?

Padyshim i propozoi martës dhe në vijim qethi kokën për ti ngjarë Rodene Ronquillon, e cila për shkak të terapive kimike, filloi të humbasë flokët e saj.

Madje, vete regjisori dëshiroi ta njoftonte vetë situatën dhe atë çka po përjetojnë nëpërmjet faqes së tij personale në Twitter, duke dërguar dhe mesazhin e tij në 125.361 ndjekësit e tij, pra followers!

“Në 4 nëntor, unë dhe e dashura ime bukuroshe, “luanin” në krevat. Dhe ngaqë më pëlqejnë gjokset e saj, duke i kapur, diktova një gungë. Ishte ditë e diel dhe kështu duhej të prisnim takimin me mjekun për të bërë një biopsi. Tre ditë më vonë, morëm përgjigjen. Kancer, në shkallë të dytë! Të njëjtën ditë, vendosëm të martoheshim”, shkroi Duncan Jones.

Ndërsa pak më parë Dunacn kishte shkruar: “E dua partneren time më shumë se çdo gjë tjetër në botë”.

Ndërkohë, Dunacan u këshilloj miqve të tij, deri dhe atyre në internet që të kujdesen më shumë për njerëzit që i duan, sido që të vijë jeta, duke shkruar: “E dashura dhe partnerja ime është shumë e re. Kujdesuni për veten tuaj. Duajini njerëzit tuaj të afërt. Kështu, mund të shpëtoni jetën e një njeriu që doni!”

/Shekulli Online/ E.L/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi