Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Aesha në pritje të fytyrës së re. Burri i preu hundën dhe veshët! Empty Aesha në pritje të fytyrës së re. Burri i preu hundën dhe veshët!

Thu 27 Dec 2012 - 20:58
Aesha në pritje të fytyrës së re. Burri i preu hundën dhe veshët! Aesha1-300x192Aesha Mohammadzai, që është rreth 22 vjeçe, shumë shpejt pritet që të ketë një fytyrë “të re”, pasi mjekët po përshpejtojnë procedurën për riformimin e saj.
Vajza e re nga Afganistani u torturua nga bashkëshorti i saj, i cili i preu hundën dhe veshët kur ajo u përpoq të shpëtonte nga duart e tij mizore dhe nga martesa e tyre e dhunshme.

Para dy vitesh u transferua në SHBA dhe për gjashtë muaj do t’i nënshtrohet një operacioni që do t’i ndryshojë përsëri jetën, por këtë herë për mirë.
Mjekët e spitalit në Bethesda, Maryland, i vendosën një impiant në ballë dhe inde të reja për të mbuluar hundën inekzistente të saj, me qëllim që të përdorin lëkurë “ekstra” për zëvendësimin e saj.
Aesha, e cila nuk ka shkuar asnjëherë në shkollë dhe nuk e ka festuar asnjëherë ditëlindjen e saj, thotë se tashmë nuk ka më frikë ta shikojë veten e saj në pasqyrë, pasi dita e operacionit po afron.

“Nuk më bën më përshtypje. Të gjithë e kanë nga një problem. Në fillim kisha shumë frikë. Kisha frikë ta shihja veten në pasqyrë. Më trembte edhe mendimi që çfarë mund të më ndodhte në të ardhmen. Por nuk trembem më. Tashmë e di cili është kuptimi i jetës dhe si të jetoj”, tha ajo për CNN.
Historia e Aeshas mori dhenë në gusht 2010, kur u shkrua në revistën “Time”. Fytyra e saj e masakruar ishte bërë kopertinë e revistës, duke shkaktuar tmerr në gjithë botën. Ishte simbol i shtypjes së femrave në Afganistan.
Kur ishte 12 vjeç, babai i saj vendosi ta martonte me një luftëtar të Talibanëve, me qëllim që të shlyente një borxh të tij. Vajza e vogël iu dha familjes së tij, të cilët e keqtrajtuan dhe e detyruan të flinte në një stallë bashkë me kafshët.
Kur ajo bëri një tentativë të pasuksesshme për t’u arratisur, bashkëshorti i saj i preu hundën dhe veshët për ta dënuar. Pastaj, e la në male me qëllim që të vdiste, por ajo shpëtoi dhe shkoi në shtëpinë e gjyshit të saj. Më pas u kurua në një qendër mjekësore amerikane për 10 javë dhe më pas u ndërgua në vendstrehimin sekret të Kabulit, para se të largohej drejt SHBA-së. Vajza u ndihmua nga një organizatë filantropike dhe tashmë jeton bashkë me Mati dhe Jamila Arsala dhe vajzën e tyre 15-vjeçare.
“Kjo që më ndodhi është një pjesë e jetës sime që do ta mbaj brenda vetes gjithmonë. Por duhet të jetoj, të dashuroj, të filloj nga e para përsëri”, tha Aesha. /alb-observer.com/
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Aesha në pritje të fytyrës së re. Burri i preu hundën dhe veshët! Empty Re: Aesha në pritje të fytyrës së re. Burri i preu hundën dhe veshët!

Thu 27 Dec 2012 - 23:14
me ka rene ne sy edhe diku,ky veprim i shemtuar
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi