Nëna xhiroi videon emocionale, pak para vdekjes: Jam e re? Dua të kujdesem për fëmijët
Sat 29 Dec 2012 - 19:16
Jennifer Johnson nga Florida, nënë e dy fëmijëve, vdiq më 17 dhjetor nga sëmundjet e zemrës. Por, para vdekjes, ajo publikoi një video për të tërhequr vëmendjen ndaj sëmundjes dhe për të mbledhur të holla për operacion. Filmimi është bërë në tetor të këtij viti. Për fat të keq botën ky xhirim e tronditi tek pasi nëna e re vdiq. Në video ajo thotë: “Jam shumë e re, teksa i linda dy fëmijë të bukur. Pse unë”?
Videoja zgjatë katër minuta. Ajo shikon në kamerë dhe me ndihmën e letrave të shkruara tregon rrëfimin e saj. Ajo shpjegon se është diagnostikuar me sëmundje kur ishte shtatzënë me fëmijën e saj dhe një ditë pasi është fejuar me babanë e fëmijëve, shkruan “Daily Mail”.
Menjëherë pas kësaj asaj i është vënë një stimulues kardiak, por mjekët më vonë i thanë se një nga telat është liruar kështu që duhet t’i bëhet një operacion i hapur në zemër.
“Ishte një luftëtare dhe e gatshme të ballafaqohet me sëmundjen”, ka thënë burri i saj Robert Johnson për “Fox 4 Now”.
Në video ajo përmendi vajzën trevjeçare Micaylu dhe djalin tetëmuajsh Malykaija, si të rrahurat e saj të zemrës, ndërsa në disa pjesë nuk ia dilte t’i mbante lotët.
Jennifer në këtë mënyrë ka arritur të mbledhë vetëm një pjesë të vogël të parave për operacion të zemrës (440, që është shumë pak nga shuma e shpenzimeve), që u bë më 14 dhjetor. Por vdiq tri ditë më vonë për shkak të komplikimeve. /Telegrafi/

- shaban cakoliV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11174
Vendndodhja : Dardane
Anetaresuar : 15/11/2012
Re: Nëna xhiroi videon emocionale, pak para vdekjes: Jam e re? Dua të kujdesem për fëmijët
Sat 29 Dec 2012 - 23:12
keq,por vetem ketu nuk ka intervenime,te vdekja
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi