Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

MIRADIJE AVDULLAHI ME MALLIN E ATDHEUT PËRMES VARGJEVE Empty MIRADIJE AVDULLAHI ME MALLIN E ATDHEUT PËRMES VARGJEVE

Mon 31 Dec 2012 - 0:38
MIRADIJE AVDULLAHI ME MALLIN E ATDHEUT PËRMES VARGJEVE  ZËRI DHE MALLI I ATDHEUT I SHPREHUR PËRMES VARGJEVE “SHTIGJEVE TË HESHTJES” MIRADIJE ZYMBERI-AVDULLAHI Boton Klubi letrar”NOSITI”Dardanë Redaktor:Nexhat Rexha Recensent:Sinan Sadiku Lektor:Musa Ahmetaj Prishtinë 2012  Librat e miqëve tanë që po radhiten në vitrinat e bibliotekave tona,për ne janë gëzim i papërshkrueshëm dhe begati shpirtërore.Këto ditë falemnderuar mikes sonë dhe poetës Miradije Zymberi-Avdullahi,në vitrinën e librit tonë u begatuam me librin e ri të Miradije Zymberi-Avdullahi “SHTIGJEVE TË HESHTJES”,për të cilën e përgëzojmë dhe i jemi mirënjohës.  MiradijeZymberi-Avdullahi vjen para lexuesit me një përmbledhje të re vargjesh letrare, artistike dhe atdhetare. Malli ndaj atdheut është tema qëndrore e kësaj vepre ku defilon dashuria ndaj kombit dhe identiteti kombëtar. Miradije Zymberi -Avdullahi shkruan për mallin e atdheut dhe mungesën e tij nga fëmijëria kur familja e saj qe detyruar, të shpërngulet nga vendlindja Kapiti i Medvegjës atë botë kur mbi popullin shqiptar të atjeshëm,u përplasën dallgë të egra shoviniste,me dhjetëra-mijëra ushtarak e polic të huaj të armatosur deri në dhëmbë,ku erdhen me tanke e avione.Kjo furtunë erdhi të shkatërroi çdo gjë shqiptare,para së gjithash shpirtërat dhe zemrat e zjarrta patriotike e revolucionare të rinisë sonë shqiptare. Dashuria për këtë tokë të Luginës,e kanë nxitur Miradijen të mbajnë ndezur zjarrin e dashurisë për vendlindjen dhe njerëzit e saj.Nga fëmijëria Miradija mësoj rreth ogjaqeve të Kapitit se sa e rëndësishme është dashuria për atdheun, si jetohet dhe vdiset për këtë dashuri,si mbrohet nderi dhe dinjiteti kombëtar,ajo kuptoj sa e madhe është fuqia e atdheut,dhe kështu në fëmijëri u frymëzua të lexoj e të mësoj shumë për heroizmin e popullit,dëshmorëve të kombit dhe ky frymëzim nuk i erdhi vetëm nga guximi i veprimtarëve të Kapitit,por u frymëzua nga heroizmi i Teutës,Skënderbeut,Abdyl Frashërit,Ismail Qemalit,,Ibe Palikuqi,Avni RRustemi,Mic Sokoli,Idriz SDeferi etj….Aty poetja jonë e re Miradije Zymberi-Avdullahi mësoj sa e shejtë është dashuria për atdheun,si jetohet dhe vdiset me nderë,pastaj nga mosha rinore nisi të i përkushtohej me vargje dashurisë së atdheut dhe kombit,e ndër të parat poezi që iu botuan atëhere të kësaj natyre ishin në revistën”Shëndeti”.Ajo ka botuar një gjerdan poezishë nëpër revista,gazeta,faqe interneti,po edhe fletore me poezi që ka vargëruar nga fëmijëria.Ndryshe nga shumë krijues tanë,Miradija na u është paraqitur më rrallë me krijimtarinë e saj,por për asnjë moment nuk iu është ndarë leximit,duke lexuar krijues të mëdhenj ajo jo që ka mësuar shumë gjëra,por është aftësuar bindshëm në fushën e poezisë dhe prozës,edhe pse pasionin më të madh e gjenë tek përkushtimi i poezisë. Vargjet e Miradije Zymberit vijnë me një ndriçim të lartë poetik pavarësisht se në përbajtëjen e tyre dominojnë ngjyrërat e dhimbjeve,në shpirtin e saj buron fuqia poetike.Poezia për Miradije Zymberi-Avdullahi,e cila gjindet në mërgimështë qetësi e shpirtit dhe shërim i plagës. Poetja me një ndjenjë dashamirësie, figura artistike të goditura, i thurr vargje çdo gjë që e rrethon, vëndlindjen e saj po edhe në mërgim ku jeton dhe krijon,duke mos harruar asnjëherë të kaluarën e dhimbshme historike.Shkrimet e Miradije Zymberi-Avdullahi sikur për një kohë patën rënë në heshtje,diçka po e trazonte shpirtin e saj poetik,por fatbardhësisht e hetoi se me heshtjen e penës së saj fillonin të shuheshin ndjenjat,e që këtë poetja nuk mund të e duronte.Pavarësisht se”Shtigjeve të Heshtjes” është përmbledhja e parë poetike e Miradije ZYMBERIT,kjo nuk do të thotë se poetja jonë nuk ka arritur nivele të mbara në rrafshin poetik.Në letërsi nuk luan asnjëherë rol sasia e botimit,por cilësia e vlerave,e në këto vlera Miradija është nyje që bashkon aspektin letrar,ka të shprehur të nuancave të sakta kuptimore,ka mesazhe e ide të qarta,trajton tema historiko-letrare,shpreh emocione dhe i përkushtohet dashurisë kombëtare,vendlindjes ku urrit,kur u dëbua nga ajo,mallin e kujtesën që ruan për te etj…Fundja Miradija mund të ketë edhe shumë përmbledhje tjera poetike për botim,të cilat në të ardhmen dhimbshëm do të i shpërthej para lexuesëve.E themi këtë bindshëm,nga se Miradija është një poete dhe veprimtare me vullnet të pathyeshëm,të cilën e hasim kudo në letrat tona,në faqet e internetit,pastaj në një Forum i cili mbanë emrin e vendlindjes së saj”MEDVEGJA”,forum në të cilin Miradija ka bërë një punë të paepur. Trajtimi i temave dhe mesazheve të Miradijes është i dhimbshëm.I dhimbshëm si hasim temat e shumë poetëve tanë,nga se asaj i bie të dëbohej dy herë nga viset shqiptare,njëherë e dëbuar nga Medvegja ku strehohet në FushëKosovë dhe së dyti në Kosovën e viteve 90-ta,kur pushtuesi i cili angazhohej në zhdukjen fizike të shqiptarëve,po ua prishte çerdhën zogjëve të shqiponjave me breshëri automatikësh të gjarpërinjëve shovinist sërbomadh.Atëbotë kur rrugët e qyteteve dhe fshatrave tona po ujiteshin me gjakun e bijëve dhe bijave më të mirë të kombit tonë,katili sllav nuk u kënaqte me kaq por na dëboi pamëshirshëm nga trojet tona,fat të cilin e ndoqi edhe poeten tonë Miradije Zymberin,e cila jeton e vepron në Itali,e zhuritur me mall atdheu.Këtë mall e përjetim,këtë dhimbje e pikëllim,kujtim e qëndresë,lexuesi i vëmendshëm mund të e gjejë të tërin në përmbledhjen poetikeSHTIGJEVE TË HESHTJES ” të Miradije Zymberi_Avdullahi.Fillimisht pak fjalë për poetën: Miradije Zymberi- Avdullahi u lind më 31 tetor 1965 në fshatin Kapit të Komunës së Medvegjës.Qysh në moshën e saj fëmijërore familja e saj u shpërngul nga Medvegja për në Fushë Kosovë,ku Miradija kreu shkollën fillore,kurse të mesmen -gjimnazin e përgjithshëm e mbaroi në Prishtinë. Me shkrime letrare filloi të mirrej nga klasa e gjashti fillore,ku së pari botoi në revistën “Shëndeti”,shkruan poezi dhe prozë.shkrimet e saja i ka botuar në gazetat dhe revistat shqiptare dhe faqe të internetit.Kryesisht mirret me poezi dhe përkohësisht jeton dhe krijon në Itali.Tërësia poetike e kësaj përmbledhje”Shtigjeve të Heshtjes” shtron mallin,dashurinë,plagën e kurbetit,heroizmin e njerëzve të vendlindjes së saj,ku me një ndjenjë të pashuar proteston mes vargjeve për padrejtësitë mbi popullin e vet,shkruan dashuri e mall ,për tokën e të parëve,miqët e besës….Libri”Shtgjeve të Heshtjes i Miradije Zymberi-Avdullahi në brendinë e vet ka nëntëdhjetë poezi, ku temat dhimbshëm trajtohen duke filluar nga Nënat Shqiptare,Shqiponjë Majëmaleve,Mall Mërgimtari,Atdheu na fton,Trimat dhe Flamuri,Gjuha,gjaku,Medvegja,Adem Jashari e shumë tema tjera kurbeti,malli për atdheun ku bukur vargërisht shpreh emocionet ndaj mallit dhe dashurisë së atdheut me mesazhe të qarta e stil tërheqës,me varg të fuqishëm e përkujdesëje gjuhësore.Tek poezia”SHQIPONJË MAJË MALEVE”,poetja i përkushtohet heroit të rënë në luftë për çlirimin e Kosovës,trimit të Kapitit,Florim Rushiti(Kingji) ku poetja shprehet:  Në shekuj mbet kreshniku Kapiti këtë trim e rriti I pamposhtur në beteja Hero Florim Rushiti… Me një mall të ndezur mërgimi,të cilin e hasim te çdo poet i mërguar,edhe Miradija gjejmë mungesën e nënës te poezia me titull”MË MUNGON NËNË”  Kaluan kaq shumë vera S´më pret oj Nënë te dera Po më gërryan kjo mërzi Që s´të gjejë kur kthehem n´shtëpi.  Më tej poetja jonë Miradije Zymberi lëngon edhe për humbëjen e poetëve të cilët vdekja na i mori para kohe,kohën kur aq shumë na u deshën,si poetit Ferit Ramadanit,i cili bëri shumë për letërsinë tonë,i cili na la shumë vepra,të cilin e kujtojmë me mall shumë nga poetët tanë,ashtu edhe poetja Miradije.Një poezi tjetër”YLL NË PËRJETËSI” i kushtohet humbëjes së Diellza Berishës në një fatkeqësi komunikacioni,mbesës së poetit tonë të madh dhe të dashur Adem Berishës,i cili pësoi të njejtin fat si Djellza. Sido që të jetë në librin”SHTIGJETVE TË HESHTJES”,vjen një ligjërim lirik,një nivel i bukur artistik,mesazhi i shtegëtimit nga ruajtja e ekzistencës të Luginës,trojeve amnore në veçanti Kapitit ku ndjeu fëmijërinë prej nga u dëbua pa e rritur shtatin. Edhe pse ne bëmë disa venerime rreth këtij libri të bukur,lexuesit mbesin gjëthnjë vlerësuesit dhe mbështetësit kryesor të krijuesëve,por që ky libër meriton të jetë në duart e çdo lexuesi të vemendshëm.Me të e lexuar tërësisht “SHTIGJEVE TË HESHTJES”,kanëpër të lindur dëshira shpirtërisht që lexuesit të tregojnë interesim të dukshëm,për të njohur edhe më shumë shpirtin e më tejmë poetik të poetës sonë Miradije Zymeri-Avdullahi,e cila që tani na lë të kuptojmë se nga tani e tutje nga kjo poete do të njohim shpërthime të fuqishme poetike që do të na gëzojnë me ndriçime të mëdha në fushën e poezisë
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

MIRADIJE AVDULLAHI ME MALLIN E ATDHEUT PËRMES VARGJEVE Empty Re: MIRADIJE AVDULLAHI ME MALLIN E ATDHEUT PËRMES VARGJEVE

Mon 31 Dec 2012 - 0:39
ZËRI DHE MALLI I ATDHEUT I SHPREHUR PËRMES VARGJEVE
“SHTIGJEVE TË HESHTJES”
MIRADIJE ZYMBERI-AVDULLAHI
Boton
Klubi letrar”NOSITI”Dardanë
Redaktor:Nexhat Rexha
Recensent:Sinan Sadiku
Lektor:Musa Ahmetaj
Prishtinë 2012

Librat e miqëve tanë që po radhiten në vitrinat e bibliotekave tona,për ne janë gëzim i papërshkrueshëm dhe begati shpirtërore.Këto ditë falemnderuar mikes sonë dhe poetës Miradije Zymberi-Avdullahi,në vitrinën e librit tonë u begatuam me librin e ri të Miradije Zymberi-Avdullahi
“SHTIGJEVE TË HESHTJES”,për të cilën e përgëzojmë dhe i jemi mirënjohës.

MiradijeZymberi-Avdullahi vjen para lexuesit me një përmbledhje të re vargjesh letrare, artistike dhe atdhetare. Malli ndaj atdheut është tema qëndrore e kësaj vepre ku defilon dashuria ndaj kombit dhe identiteti kombëtar. Miradije Zymberi -Avdullahi shkruan për mallin e atdheut dhe mungesën e tij nga fëmijëria kur familja e saj qe detyruar, të shpërngulet nga vendlindja Kapiti i Medvegjës
atë botë kur mbi popullin shqiptar të atjeshëm,u përplasën dallgë të egra shoviniste,me dhjetëra-mijëra ushtarak e polic të huaj të armatosur deri në dhëmbë,ku erdhen me tanke e avione.Kjo furtunë erdhi të shkatërroi çdo gjë shqiptare,para së gjithash shpirtërat dhe zemrat e zjarrta
patriotike e revolucionare të rinisë sonë shqiptare. Dashuria për këtë tokë të Luginës,e kanë nxitur Miradijen të mbajnë ndezur zjarrin e dashurisë për vendlindjen dhe njerëzit e saj.Nga fëmijëria Miradija mësoj rreth ogjaqeve të Kapitit se sa e rëndësishme është dashuria për atdheun,
si jetohet dhe vdiset për këtë dashuri,si mbrohet nderi dhe dinjiteti kombëtar,ajo kuptoj sa e madhe është fuqia e atdheut,dhe kështu në fëmijëri u frymëzua të lexoj e të mësoj shumë për heroizmin e popullit,dëshmorëve të kombit dhe ky frymëzim nuk i erdhi vetëm nga guximi i veprimtarëve të
Kapitit,por u frymëzua nga heroizmi i Teutës,Skënderbeut,Abdyl Frashërit,Ismail Qemalit,,Ibe Palikuqi,Avni RRustemi,Mic Sokoli,Idriz SDeferi etj….Aty poetja jonë e re Miradije Zymberi-Avdullahi mësoj sa e shejtë është dashuria për atdheun,si jetohet dhe vdiset me nderë,pastaj nga mosha rinore
nisi të i përkushtohej me vargje dashurisë së atdheut dhe kombit,e ndër të parat poezi që iu botuan atëhere të kësaj natyre ishin në revistën”Shëndeti”.Ajo ka botuar një gjerdan poezishë nëpër revista,gazeta,faqe interneti,po edhe fletore me poezi që ka vargëruar nga fëmijëria.Ndryshe nga shumë krijues tanë,Miradija
na u është paraqitur më rrallë me krijimtarinë e saj,por për asnjë moment nuk iu është ndarë leximit,duke lexuar krijues të mëdhenj ajo jo që ka mësuar shumë gjëra,por është aftësuar bindshëm në fushën e poezisë dhe prozës,edhe pse pasionin më të madh e gjenë tek përkushtimi i poezisë.
Vargjet e Miradije Zymberit vijnë me një ndriçim të lartë poetik pavarësisht se në përbajtëjen e tyre dominojnë ngjyrërat e dhimbjeve,në shpirtin e saj buron fuqia poetike.Poezia për Miradije Zymberi-Avdullahi,e cila gjindet në mërgimështë qetësi e shpirtit dhe shërim i plagës.
Poetja me një ndjenjë dashamirësie, figura artistike të goditura, i thurr vargje çdo gjë që e rrethon, vëndlindjen e saj po edhe në mërgim ku jeton dhe krijon,duke mos harruar asnjëherë të kaluarën e dhimbshme historike.Shkrimet e Miradije Zymberi-Avdullahi sikur për një kohë patën
rënë në heshtje,diçka po e trazonte shpirtin e saj poetik,por fatbardhësisht e hetoi se me heshtjen e penës së saj fillonin të shuheshin ndjenjat,e që këtë poetja nuk mund të e duronte.Pavarësisht se”Shtigjeve të Heshtjes” është përmbledhja e parë poetike e Miradije ZYMBERIT,kjo nuk
do të thotë se poetja jonë nuk ka arritur nivele të mbara në rrafshin poetik.Në letërsi nuk luan asnjëherë rol sasia e botimit,por cilësia e vlerave,e në këto vlera Miradija është nyje që bashkon aspektin letrar,ka të shprehur të nuancave të sakta kuptimore,ka mesazhe e ide të qarta,trajton
tema historiko-letrare,shpreh emocione dhe i përkushtohet dashurisë kombëtare,vendlindjes ku urrit,kur u dëbua nga ajo,mallin e kujtesën që ruan për te etj…Fundja Miradija mund të ketë edhe shumë përmbledhje tjera poetike për botim,të cilat në të ardhmen dhimbshëm do të i shpërthej
para lexuesëve.E themi këtë bindshëm,nga se Miradija është një poete dhe veprimtare me vullnet të pathyeshëm,të cilën e hasim kudo në letrat tona,në faqet e internetit,pastaj në një Forum i cili mbanë emrin e vendlindjes së saj”MEDVEGJA”,forum në të cilin Miradija ka bërë një punë të paepur.
Trajtimi i temave dhe mesazheve të Miradijes është i dhimbshëm.I dhimbshëm si hasim temat e shumë poetëve tanë,nga se asaj i bie të dëbohej dy herë nga viset shqiptare,njëherë e dëbuar nga Medvegja ku strehohet në FushëKosovë dhe së dyti në Kosovën e viteve 90-ta,kur pushtuesi i cili
angazhohej në zhdukjen fizike të shqiptarëve,po ua prishte çerdhën zogjëve të shqiponjave me breshëri automatikësh të gjarpërinjëve shovinist sërbomadh.Atëbotë kur rrugët e qyteteve dhe fshatrave tona po ujiteshin me gjakun e bijëve dhe bijave më të mirë të kombit tonë,katili sllav
nuk u kënaqte me kaq por na dëboi pamëshirshëm nga trojet tona,fat të cilin e ndoqi edhe poeten tonë Miradije Zymberin,e cila jeton e vepron në Itali,e zhuritur me mall atdheu.Këtë mall e përjetim,këtë dhimbje e pikëllim,kujtim e qëndresë,lexuesi i vëmendshëm mund të e gjejë të tërin në
përmbledhjen poetikeSHTIGJEVE TË HESHTJES ” të Miradije Zymberi_Avdullahi.Fillimisht pak fjalë për poetën:
Miradije Zymberi- Avdullahi u lind më 31 tetor 1965 në fshatin Kapit të Komunës së Medvegjës.Qysh në moshën e saj fëmijërore familja e saj u shpërngul nga Medvegja për në Fushë Kosovë,ku Miradija kreu shkollën fillore,kurse të mesmen -gjimnazin e përgjithshëm e mbaroi në Prishtinë.
Me shkrime letrare filloi të mirrej nga klasa e gjashti fillore,ku së pari botoi në revistën “Shëndeti”,shkruan poezi dhe prozë.shkrimet e saja i ka botuar në gazetat dhe revistat shqiptare dhe faqe të internetit.Kryesisht mirret me poezi dhe përkohësisht jeton dhe krijon në Itali.Tërësia poetike
e kësaj përmbledhje”Shtigjeve të Heshtjes” shtron mallin,dashurinë,plagën e kurbetit,heroizmin e njerëzve të vendlindjes së saj,ku me një ndjenjë të pashuar proteston mes vargjeve për padrejtësitë mbi popullin e vet,shkruan dashuri e mall ,për tokën e të parëve,miqët e besës….Libri”Shtgjeve të Heshtjes
i Miradije Zymberi-Avdullahi në brendinë e vet ka nëntëdhjetë poezi, ku temat dhimbshëm trajtohen duke filluar nga Nënat Shqiptare,Shqiponjë Majëmaleve,Mall Mërgimtari,Atdheu na fton,Trimat dhe Flamuri,Gjuha,gjaku,Medvegja,Adem Jashari e shumë tema tjera kurbeti,malli për atdheun
ku bukur vargërisht shpreh emocionet ndaj mallit dhe dashurisë së atdheut me mesazhe të qarta e stil tërheqës,me varg të fuqishëm e përkujdesëje gjuhësore.Tek poezia”SHQIPONJË MAJË MALEVE”,poetja i përkushtohet heroit të rënë në luftë për çlirimin e Kosovës,trimit të Kapitit,Florim Rushiti(Kingji)
ku poetja shprehet:

Në shekuj mbet kreshniku
Kapiti këtë trim e rriti
I pamposhtur në beteja
Hero Florim Rushiti…
Me një mall të ndezur mërgimi,të cilin e hasim te çdo poet i mërguar,edhe Miradija gjejmë mungesën e nënës te poezia me titull”MË MUNGON NËNË”

Kaluan kaq shumë vera
S´më pret oj Nënë te dera
Po më gërryan kjo mërzi
Që s´të gjejë kur kthehem n´shtëpi.

Më tej poetja jonë Miradije Zymberi lëngon edhe për humbëjen e poetëve të cilët vdekja na i mori para kohe,kohën kur aq shumë na u deshën,si poetit Ferit Ramadanit,i cili bëri shumë për letërsinë tonë,i cili na la shumë vepra,të cilin e kujtojmë me mall
shumë nga poetët tanë,ashtu edhe poetja Miradije.Një poezi tjetër”YLL NË PËRJETËSI” i kushtohet humbëjes së Diellza Berishës në një fatkeqësi komunikacioni,mbesës së poetit tonë të madh dhe të dashur Adem Berishës,i cili pësoi të njejtin fat si Djellza.
Sido që të jetë në librin”SHTIGJETVE TË HESHTJES”,vjen një ligjërim lirik,një nivel i bukur artistik,mesazhi i shtegëtimit nga ruajtja e ekzistencës të Luginës,trojeve amnore në veçanti Kapitit ku ndjeu fëmijërinë prej nga u dëbua pa e rritur shtatin.
Edhe pse ne bëmë disa venerime rreth këtij libri të bukur,lexuesit mbesin gjëthnjë vlerësuesit dhe mbështetësit kryesor të krijuesëve,por që ky libër meriton të jetë në duart e çdo lexuesi të vemendshëm.Me të e lexuar tërësisht “SHTIGJEVE TË HESHTJES”,kanëpër të
lindur dëshira shpirtërisht që lexuesit të tregojnë interesim të dukshëm,për të njohur edhe më shumë shpirtin e më tejmë poetik të poetës sonë Miradije Zymeri-Avdullahi,e cila që tani na lë të kuptojmë se nga tani e tutje nga kjo poete do të njohim shpërthime të fuqishme poetike
që do të na gëzojnë me ndriçime të mëdha në fushën e poezisë.
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

MIRADIJE AVDULLAHI ME MALLIN E ATDHEUT PËRMES VARGJEVE Empty Re: MIRADIJE AVDULLAHI ME MALLIN E ATDHEUT PËRMES VARGJEVE

Mon 31 Dec 2012 - 0:44
MIRADIJE AVDULLAHI ME MALLIN E ATDHEUT PËRMES VARGJEVE 55755839754054370461871miradija
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

MIRADIJE AVDULLAHI ME MALLIN E ATDHEUT PËRMES VARGJEVE Empty Re: MIRADIJE AVDULLAHI ME MALLIN E ATDHEUT PËRMES VARGJEVE

Mon 31 Dec 2012 - 0:46
UNË JAM MEDVEGJA

Unë jam nga Medvegja
Me plagë në krahët e mij,
Mbi trojet e mia stërgjyshore
Ende sillen korbat e zinjë!

Në këtë qindvjetor Lirie
Nuk munda të mos vij,
Të jem me ju motra
Kosovë, Malësi...
Iliridë e Çamëri.

Të shkojmë të bashkuara
Në prehërin e nënës Shqipëri,
Për të festuar një shekull Pavarësie
E të Flamurit Kuq e Zi.

Atje ku rreze Lirie
Sot më shumë lëshon dielli,
Kuq e zi ku janë veshur
Edhe toka e qielli!

Ku merr fluturimin shqiponja dykrenare
Të shetisë në trojet e Arbërisë,
Të nderoj gjithandej ku ka lapidarë
Dëshmorët e rënë të Lirisë.

Vij me ju bashkë motra këtë ditë
Me dallgën vigane të dashurisë,
Mos më lini n`mëshirë t`shkjaut
Jam rrënjë e trojeve të shqiptarisë.

E kemi një gjuhë e një gjak,
Një tokë e një diell që na ndriçon,
Kem flamurin në mes me shkabë
Kuq e Zi në qiell krenar t`valon.
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

MIRADIJE AVDULLAHI ME MALLIN E ATDHEUT PËRMES VARGJEVE Empty Re: MIRADIJE AVDULLAHI ME MALLIN E ATDHEUT PËRMES VARGJEVE

Mon 31 Dec 2012 - 0:53
MË LINDI NËNA SHQIPTARE



ME LINDI NENA SHQIPTARE

Më preu rrugën një djall,
nuk munda të shtegëtoj,
Sot, nuk ndalem dot,
jetës do t’i këndoj!

Isha gurrë, derdhesha lumë,
shndërrohesha në ujëvarë,
Sërish jam rrugë pafund,
hapin kush s’mundtet ta ndalë.

E pamposhtur - plot fuqi,
si mal i lart me shkëmbgur,
Do të bëhem përjetësi,
Si Shqiponjë në Flamur.

Më lindi nëna Shqiptare,
Mirësinë ajo më mësoj,
Të ruaj nderin, të jem krenare,
ballëlartë të qëndroj.


UNE TE DUA

Pranvera - me blerim,
lulet , lulezojne,
nje shprese e nje premtim,
ne qiell, fluturojne.

Fjalet i bartë era,
shkresat i djeg flaka,
ditet - berë te zeza,
netet shume te gjata.

Ne fytyren shoh,
buzeqeshjen magjike,
ne syte e tu gezime,
Gezuae pra mike!

Vazhdo, pa vese,
më nuk të trazoj,
se ti je rrezeshprese,
nuk dua te lendoj.

Une te dua shume,
dua te me besosh,
me këtë rrjedhe lumë
gjithkah të blerosh.


Nganjehere

Nganjehere -
dua te kuptoj, at qe Ti do,
të permbush me nomësi deshirën tënde!

Nganjehere -
me duket, fare s’te kuptoj,
të spikas domethenien e mendimit me frymëzim!

Nganjehere -
pyes cfare po ndodh ?
të hap shtigje per zgjidhje!

Nganjehere -
Me behet, se s’të njof !
Dhe meditoj në vetmi, pa lidhje


KOSOVË-DASHURIA

Një ditë të takohemi
ta plotësojmë atë shpresë,
aty do të përbetohemi
vepra kurrë mos vdese!

Eshte qëllim dinjiteti
më shumë se përmallimi,
kohë me thellësi deti,
si ndjenjat - përqafimi.

Kjo deshirë do të zgjasë
le të bëhet jeta ime,
armiku le të plasë
ne krijojmë kuptime .

Sa e fuqishme ndjesia
nuk na mposht furtuna
është Kosovë - dashuria
që s’e mposhti dhuna!


LARGOHESH

Me buzeqeshje, ashtu si kam miresinë
t’u afrova te nis kuvendimin
më pelqeu pritja me thjeshtesine,
e nisa perzemërsisht rrëfimin!

Pastaj, gjithmonë të kisha pranë
e ndjeva sa shume te dua,
frynë stuhi sa herë me murlanë
s’me largonin prej teja kurre mua!

Nisie fillimi , të mbarojë kurrë
ta nderpres jo, s’ka kuptim,
më ndez diçka ne brendi si furrë
se çdo nate te kam në ëndërrim !

Kjo ishte e tera, ja si ec jeta
mendova endërra u bë realitet,
por doli në shesh e vërteta
ndaj , zemra ime të pret !


NJE KOMB JEMI-NJE FLAMUR KEMI

Shtat ‘i kuq i juaj i larë në gjak
janë bijtë që ranë u ngritën n’altar
Marigona shqipes n’qëndismë i dha hak
Kur valoj në Vlorë - simbol Kombtar.

Atje u mblodhen shqipet
Të shpallin Pavarësinë,
Ismail Qemali me trimat
ringjallën Shqipërinë !

Te bashkuar rreth Flamurit,
Ma të fortë se celiku,
Jemi shkemb i Arberit,
Nuk na then armiku.

Trojet e ndara në copa
Do t’i bashkojme - të bejmë fuqi,
Të bindet gjithë Evropa,
Mos bëjë padrejtësi !

Jemi të gjithë Shqiptarë,
Flamur me shkabe në mes
Fusha e kuqe është gjaku
i trimave që kurrë s’vdes!


Ende jam e gjalle

Ja! Më prek ne faqe,
Unë ,ende jam e gjalle.
Jam si manushaqe,
dua, ere t’më marre.

Dua ! Po çfare dua?
As vete nuk di!
Shpresa ime ndizet,
të ndriçojë n’lartesi.

Jeta ime ngjallet
fiton një kuptim
Jam shqipe qe s’mposhtem,
fitoj ne dyluftim!


TY

Leter të shkruaj,
Tani shumë kujtoj,
Nje fjale e jotja,
Më bëri të mendoj.

S’ kam nevojë të mbytem,
Më krijoj Perëndia,
Në jetë nëse vyshkem,
janë ndjenjat e mia.

Por, fjalet e tua,
Sa më ngjallën shpresë,
Me vrragë kam luftuar
shpresa mos të vdese.

Sa kohë jam menduar,
I forte je! Ke zemer !
Vargje të kam shkruar
Te mbesish me emër


Me fal zhgenjim

Brigjeve te detit,
M’shetisin mendimet,
Seç’ m’u keput shpresa,
Mbaruan dhe enderrimet.

Kaltersine e qiellit,
Erresira e perpiu,
Lulja ne kopsht,
u tha, e nuk biu.

Si do t’me zbardh agimi,
Drite me s’vjen pr mua,
Ndalet dhe burimi,
Larg te nje krua.

Me pranveren me ike,
Nuk e shof gjelberimin,
S’me deshe as per mike,
Me fale zhgenjimin.

Sponsored content

MIRADIJE AVDULLAHI ME MALLIN E ATDHEUT PËRMES VARGJEVE Empty Re: MIRADIJE AVDULLAHI ME MALLIN E ATDHEUT PËRMES VARGJEVE

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi