- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Djali i Bekim Fehmiut, bukëpjekës
Tue 1 Jan 2013 - 20:40
Bekim Fehmiu kishte këshilluar djalin e tij të mësonte ndonjë
zeje ku do të punonte për të fituar para nëse donte të ishte aktor. Ai
ishte bërë bukëpjekës. Fatin e Uliks Fehmiut në Kosovë nuk e kanë vetëm
aktorët, por edhe sportistët. Jo për ideale krijimi sa për urgjencë
mbijetese, ata duhet të gjejnë një punë dytësore për të marrë rrogë
ndërkohë që luajnë për emër.
Djali i aktorit të ndjerë Bekim Fehmiu, Uliksi, në tetor të këtij
viti dha një intervistë për televizionin serb B92, rrëfeu edhe një
këshillë që ia kishte lënë amanet babai i tij.
Uliksi tregoi se babai i tij e kishte këshilluar shpeshherë duke i
thënë: “Duhesh të gjesh një zeje, me profesionin e aktrimit që e ke
përzgjedh nuk do të kesh një punë të sigurt dhe gjithmonë varesh prej
dikujt tjetër”, raporton Gazeta Jeta në Kosovë.
Dhe kështu kishte vepruar i biri i tij. Ai ka thënë se tashmë ka
mësuar zanatin e bukëpjekësit dhe se ka një furrë buke në Amerikë ku
edhe jeton.
Njëjtë si Bekim Fehmiu e shohin aktrimin edhe artistët e rinj në Kosovë.
Ata druajnë se është një profesion që paraja është e paarritshme.
Besart Zeneli, një aktor 24 vjeçar, pasi kishte mbaruar studimet në
Universitetin e Prishtinës në degën e aktrimit, kishte hapur një
“Sandwich Bar”. Pas tre muajsh operimi ai ka mbyllur lokalin pasi që nuk
gjeneroi fitim nga ky biznes.
Por, thotë ai, përkundër dështimit në biznes e ka të siguruar ndihmën financiare nga vëllai i tij që punon në Zvicër.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi