Rrëmbimi i nuseve, fenomen që po trondit Kirgizistanin
Wed 2 Jan 2013 - 3:45
Të paktën 8 mijë vajza të reja rrëmbehen çdo vit në Kirgistan e më pas detyrohen të lidhin martesë me rrëmbyesin e tyre.
Kjo është shifra alarmante e publikuar nga Avokati i Popullit në vendin aziatik. Organizata dhe shoqata për mbrojtjen e të drejtave të grave, thonë se ky numër shkon përtej 12 mijë rasteve të tilla.
Reagimet e këtyre shoqatave detyruan parlamentin vendas të shqyrtojë mundësinë e hartimit të një ligji që do të ashpërsojë penalizimin e të gjithë atyre që rrëmbejnë vajzat e reja me qëllimin për t’i detyruar ato për martesë.
Shqyrtimi i këtij projek-ligji ka ndarë shoqërinë dhe parlamentin në pro dhe kundër. Mbështetësit e nismës thonë se duhet dhënë fund praktikave arkatike, ndërsa kundërshtarët e saj shtojnë se kjo është pjesë e traditës dhe kulturës së popullit që nuk mund të zhduket.
Nën ligjin aktual, bashkëshortët rrëmbyes mund të dënohen deri në 3 vite burgim, ( edhe kjo nëse vajza e rrëmbyer vendos ta padisë). Ligjvënësit vendas, kërkojnë ta ashpërsojnë në 7 vite burgim për këtë vepër.
“Kjo është absurd, vjedhja e një kafshe dënohet me 11 vite burgim, ndërsa rrëmbimi i një vajze, maksimumi me 3 të tilla”, argumentojnë shoqatat e mbrojtjes së të drejtave të grave në kryeqytetin Bishkek.lajmeditore
- Fenomen shokues i nuseve, tub në hundë për të qenë të dobëta ditën e dasmës
- A kane qene gjithmone te bardha fustanet e nuseve?
- Itali, parandalohet rrëmbimi i avjonit
- Fier, policia shpëton 9-vjeçaren nga rrëmbimi i një 22-vjeçari
- Arratiset me të dashurin 1 javë pas martese, sajon një histori rrëmbimi për të shoqin
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi