Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Arratiset me të dashurin 1 javë pas martese, sajon një histori rrëmbimi për të shoqin  Empty Arratiset me të dashurin 1 javë pas martese, sajon një histori rrëmbimi për të shoqin

Sat 7 Apr 2012 - 12:23
Tiranë Një histori e pazakontë, në qendër të së cilës është një vajzë e sapomartuar, tashmë ka kapërcyer dyert e prokurorisë për të përfunduar në Gjykatë. Fillimisht, historia është konsideruar vërtet e rëndë, pasi prindërit e vajzës kanë denoncuar në prokurori rrëmbimin e saj. Denoncimi u referohej thënieve të vetë vajzës, e cila vetëm një javë pas martesës u tha familjarëve se persona të panjohur e kishin rrëmbyer dhe mbajtur të mbyllur në një banesë në qytetin e Elbasanit. Por hetimi tregoi një tjetër rrjedhë të ngjarjeve: vajza ishte larguar me të dashurin e saj, vetëm një javë pas martesës. Për të justifikuar largimin, ajo kishte sajuar rrëmbimin, duke bindur prindërit të denoncojnë në polici Arratiset me të dashurin 1 javë pas martese, sajon një histori rrëmbimi për të shoqin  Images-300x200“agresorin”. Ngjarja është konsumuar në një fshat në periferi të kryeqytetit, pak muaj më parë, kur pas martesës së vajzës, prindërit e saj vihen në alarm nga dhëndri, i cili u tregon për largimin misterioz të bashkëshortes së tij. Familjarët vihen në kërkim të vajzës, e cila kthehet pas një jave me një histori të sajuar rrëmbimi, duke përshkruar deri në detaje agresorin, mënyrën e rrëmbimit, vendin ku ishte mbajtur dhe rikthimin në shtëpi, pasi kishte mundur të shpëtonte. Të alarmuar nga kjo ngjarje prindërit dhe bashkëshorti i saj kanë denoncuar në polici gjithë ngjarjen e rrëfyer nga vajza. Bashkë me ta në polici është paraqitur dhe “e dëmtuara”, e cila mes lotësh ka treguar gjithçka i kishte ndodhur. Në një rrëfim të gjatë para oficerëve të policisë ajo ka treguar se një mbrëmje teksa kthehej në banesë, një person i pa identifikuar e ka marrë me forcë në makinë duke e çuar në një banesë në qytetin e Elbasanit. Më tej vajza ka treguar se është mbajtur rreth një javë në këtë banesë, ku kishte edhe persona të tjerë, burra, gra dhe fëmijë, por pa mundur të identifikojë asnjë prej tyre, pasi ata nuk i thërrisnin asnjëherë në emër njëri-tjetrit. Në dëshminë e saj, “e dëmtuara” gjithashtu ka deklaruar se agresori kishte kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj, derisa vajza kishte mundur të largohej për t’u kthyer në shtëpinë e prindërve, të cilëve u kishte treguar gjithçka. Duke mos qenë të bindur nga ky version, për më tepër nga mënyra sesi e dëmtuara kishte arritur të lirohej nga “pengmarrësi”, policia në bashkëpunim me prokurorinë kanë nisur hetimet për rastin. Fillimisht janë administruar tabulatet telefonike të numrit celular që përdorte e dëmtuara, ku veç të tjerash janë vërejtur një numër i madh sms dhe telefonatash me një person në qytetin e Elbasanit. Menjëherë, personi është konsideruar si i dyshuar nga policia dhe është shoqëruar për të dhënë deklarime rreth njohjeve me vajzën “e rrëmbyer”, por këtu është zgjidhur filli i historisë së pazakontë. I shoqëruari, që presupozohej të ishte një i njohur i vajzës, ka treguar se ajo është e dashura e tij, me të cilën do të martohej. Për këtë arsye, ajo ka shkuar në shtëpinë e tij në qytetin e Elbasanit për t’u prezantuar me familjarët e tij. Ai ka treguar se është njohur nëpërmjet telefonit rreth dy vite më parë, dhe që prej asaj kohe ata janë takuar disa herë, duke krijuar lidhje dashurie mes tyre, çka do të finalizohej me martesë. Dëshmitari ka pohuar se nuk bëhet fjalë për rrëmbim, por për dëshirën e vetë vajzës, e cila ka pranuar të shkojë në shtëpinë e tij, duke mos i komunikuar asgjë rreth martesës së saj vetëm një javë para ngjarjes. Ky version është konfirmuar edhe nga sms-të e gjetura në telefonin celular të vajzës, por edhe të të dashurit të saj, ku tregohej një lidhje e hershme dashurie mes tyre. Pas këtij versioni, policia ka marrë sërish në pyetje vajzën, e cila është treguar e vendosur për t’i qëndruar rrëmbimit nga një person i panjohur. Vetëm kur është vënë përballë provave, dëshmisë së “rrëmbyesit” dhe sms-ve, ajo ka pranuar se kishte sajuar gjithçka për të justifikuar largimin nga shtëpia e bashkëshortit vetëm një javë pas martesës. Pas zgjidhjes së çështjes, prokuroria ka vendosur të marrë të pandehur “të dëmtuarën” për akuzën e dëshmisë së rreme. Dosja penale në ngarkim të saj i është përcjellë për gjykim Gjykatës së Tiranës.

www.mapo.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi