Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Fier, policia shpëton 9-vjeçaren nga rrëmbimi i një 22-vjeçari Empty Fier, policia shpëton 9-vjeçaren nga rrëmbimi i një 22-vjeçari

Thu 10 Oct 2013 - 21:05
Fier, policia shpëton 9-vjeçaren nga rrëmbimi i një 22-vjeçari Policia-fier-dddPolicia e Fierit shpëtoi nga rrëmbimi një vajzë 9-vjeçare mbrëmjen e sotme në lagjen “Konferenca e Pezës”. Mësohet se vogëlushja po qante pranë hyrjes së një pallati, teksa një patrullë e policisë iu afrua. Në momentin e afrimit të policisë, një 22-vjeçar, i identifikuar si Kristiano Binjaku u konfrontua me policinë.

Mendohet se qëllimi i 22-vjeçarit ka qenë rrëmbimi i vogëlushes. Por policia arriti ta neutralizonte Binjakun, duke e dërguar më pas në komisariatin e policisë. Policia bëri verifikimet e nevojshme për të miturën dhe njoftoi familjarët e saj, të cilët mbërritën gjithashtu në komisariat.

/Shekulli Online/E.D./
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Fier, policia shpëton 9-vjeçaren nga rrëmbimi i një 22-vjeçari Empty Re: Fier, policia shpëton 9-vjeçaren nga rrëmbimi i një 22-vjeçari

Thu 10 Oct 2013 - 21:29
Gjeja e pare. Habitem sesi prinder te papergjegjshem lejn femijen 9 vjecare vetem jasht, sado esht ne lagjen e vet, femija KURR nuk lihet vetem ne orare te vona.
Gjeja e dyt. Bravo dhe super duartrokitje per forcat e policise qe patrulluan ne ato momente pran ngjarjes, esht nje merit qe ja vlen te duartrokitet.
Gjeja e tret qe dua te them esht qe ky kriminel, pedofil apo kushedi ca dreqin ka dashur te bej me 9-vjecaren te marri denimin e merituar.
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Fier, policia shpëton 9-vjeçaren nga rrëmbimi i një 22-vjeçari Empty Polici shpëton 9-vjeçaren nga duart e rrëmbyesit

Fri 11 Oct 2013 - 11:31
Fati shpëton nga duart e rrëmbyesit vajzën 9-vjeçare. Historia që tronditi dje qytetin e Fierit përfundoi brenda pak minutash, pasi autori 22 vjeç u bllokua në flagrancë nga një efektiv policie, i gjendur rastësisht pranë pallatit ku ishte futur vajza e mitur. Nxënësja e klasës së tretë nga lagjja “Konferenca e Pezës” u mbajt peng nga Kristian Binjaku, i riu që jetonte në lagjen “Liri” të Fierit, rreth 500 metra larg banesës së vajzës. Burime të Policisë së Fierit thanë dje se vajza e vogël, me inicialet I.S., rreth orës 17:00 kishte dalë nga shtëpia për të blerë disa ushqime në dyqanin e lagjes. Autori 22-vjeçar, i identifikuar më pas si Kristian Binjaku, e ka kapur për krahu dhe duke e tërhequr me forcë i ka mbyllur gojën që vajza të mos bënte zë.

Pasi ka kaluar bllokun e banesave, i riu e ka ngjitur 9-vjeçaren në një pallat në afërsi të shtëpisë së tij. Në një moment pakujdesie ai i ka hequr dorën nga goja dhe vajza ka përfituar të kërkojë ndihmë duke bërtitur mes lotësh. Vetëm pak metra më tutje, në sheshin e pallatit, gjendej inspektori i rendit, Bledar Naçi, i cili siç u raportua nga drejtuesit e Policisë së Fierit, ishte aty me kolegët në një aksion arrestimi për autorë grabitjesh.

Efektivi i Policisë, kur ka dëgjuar zërin e vajzës që kërkonte ndihmë dhe më pas tentativën për t’ia bllokuar zërin, ka dyshuar dhe është ngjitur në pallat, duke lajmëruar edhe kolegët. Në vetëm pak minuta ata kanë bërë të mundur çlirimin e vajzës nga duart e rrëmbyesit, si dhe arrestimin e autorit. Mësohet se 22-vjeçari ka bërë rezistencë, duke u konfrontuar me efektivin që shkoi i pari në katin e katërt të pallatit e më pas dhe me punonjësit e tjerë të Policisë. Sipas burimeve të Policisë, paraprakisht nuk është konstatuar ndonjë dëmtim fizik i vajzës së mitur, por gjendja e saj psikologjike ka qenë e rënduar për shkak të rrëmbimit dhe dhunës verbale së ushtruar.

Pasi është bërë i mundur rehabilitimi i vogëlushes dhe janë marrë deklarimet e saj lidhur me ngjarjen, vajza është lënë nën kujdesin e prindërve dhe të një psikologu. Nga burimet e gazetës mësohet se janë marrë edhe deklarimet e dy prindërve të të dëmtuarës, me qëllim zbulimin e ndonjë konflikti të mundshëm me autorin. Burimet e Policisë pohojnë se ende nuk janë konkluduar përfundimisht motivet e ngjarjes, nëse autori ka pasur si qëllim dhunimin e së miturës apo ka dashur të kërcënojë prindërit e saj për arsye që nuk dihen. Vetë prindërit e së miturës kanë mohuar që të kenë pasur konflikte me njeri në Fier dhe as me djalin në fjalë.

Ata kanë treguar se 22-vjeçarin e arrestuar në flagrancë e kishin parë si fytyrë në lagje, por nuk e njihnin familjen e tij. Autori Binjaku nuk është marrë në pyetje deri në orët e vona, për shkak dhe të përplasjes fizike me punonjësit e Policisë. Pritet që ai të zbardhë motivet e rrëmbimit të së miturës. Ndërkohë, burime ende të pakonfirmuara tregojnë se i riu njihej në lagje si person që ngacmonte fëmijët e vegjël, por nuk ka pasur asnjë ankesë apo denoncim të regjistruar ndaj tij. Policia pritet të zbardhë detajet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa lidhur me këtë pistë po pyeten edhe fqinjë të 22-vjeçarit, si dhe do të merren në pyetje familjarët e të riut.
Majlinda Rama/PANORAMA
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Fier, policia shpëton 9-vjeçaren nga rrëmbimi i një 22-vjeçari Empty Re: Fier, policia shpëton 9-vjeçaren nga rrëmbimi i një 22-vjeçari

Fri 11 Oct 2013 - 20:46
Fati.fati.fagi
Po shteti kur do filloj te funksionoje
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Fier, policia shpëton 9-vjeçaren nga rrëmbimi i një 22-vjeçari Empty Re: Fier, policia shpëton 9-vjeçaren nga rrëmbimi i një 22-vjeçari

Fri 11 Oct 2013 - 23:52
I njejti lajm qe u postua dhe dje...o admina,lajmet e njejta i vendosni ne nj vend,jo te hallakatura sa andej-ketej....
Sponsored content

Fier, policia shpëton 9-vjeçaren nga rrëmbimi i një 22-vjeçari Empty Re: Fier, policia shpëton 9-vjeçaren nga rrëmbimi i një 22-vjeçari

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi