Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Parashikime të çuditshme për 2013-ën! (Viti i gjarprit) Empty Parashikime të çuditshme për 2013-ën! (Viti i gjarprit)

Wed 2 Jan 2013 - 15:59
Parashikime të çuditshme për 2013-ën! (Viti i gjarprit) Gjarpri-300x233Nga shkrimtarja e famshme amerikane Betsy Lewis.
Shumë prej nesh do të bëhemi barë ngrënës dhe do të përballemi me tërmete, epidemi të fuqishme dhe përmbytje. Do të dëgjojmë njoftime të mëdha nga fusha e mjekësisë për terapinë dhe parandalimin e sëmundjeve kronike dhe të pashërueshme. NASA do të na ndriçoi rreth mos pjellorisë dhe shkretëtirës së planetit të kuq –Marsit- por, edhe shkencëtarët e CERN do të na premtojnë një udhëtim në Kohë brenda dhjetë vjetëve të ardhshëm.

Betsy Lewis, shkrimtare, studiuese e Mistereve të Tokës dhe prezantuese e njohur e televizionit në SHBA, na jep një paraqitje e shkurtër dhe një “shije” rreth atyre që do të vijnë.
Nga mishngrënës në barë ngrënës!
Shumë prej nesh do të bëhen barë ngrënës, duke ndryshuar mënyrën e të ushqyerit. Shpërthimi i çmimeve në stratosferë, të ushqimeve, siç produktet e qumështit, drithërat dhe produktet e mishit, janë rezultat i thatësirave të tej zgjatura që goditën tokën gjatë 2012-ës!

Mega – Tërmete
Parashikime të çuditshme për 2013-ën! (Viti i gjarprit) Termet-300x199Tërmete të fuqishëm, do të godasin Indonezinë, Kaliforninë dhe Perunë. Në Indonezi, si pasojë e tërmete të madh do të shkaktohet cunami, si dhe to të ketë tërmete të tjera në gjithë botën, të shoqëruara me një rritje të theksuar të aktiviteteve vullkanike.

Skandale të reja “rozë” në Kishën Katolike
Një skandal i ri, do të godas Kishën Katolike –dhe ky skandal do të ketë shije “rozë”. Do të vijnë në dritë argumente të abuzimit seksualë të priftërinjve ndaj fëmijëve.
Vdekje të liderëve politikë
Për Nelson Mandela, ish president i Afrikës së Jugut dhe Xhorxh Bushi –i ati, ish-presidenti amerikan, lajmet janë të këqija. Të dy liderët do të lenë frymën e tyre e fundit gjatë 2013-ës, sipas parashikimeve Betsy Lewis.
Parashikime të çuditshme për 2013-ën! (Viti i gjarprit) Cun-300x191UFO dhe dukuri ekstreme natyrore
Më shumë UFO, formacione të çuditshme nga retë dhe sinjale të pashpjegueshme do të shikojmë në qiell. Gjithashtu, dukuri ekstreme natyrore do të godasin shumë rajone të ndryshmet tokës. Dimri i viti 2013 do të jetë më i çuditshme i të gjitha kohërave.
Korrupsioni në banka
Skandalet e korrupsionit nëpër banka do të vazhdojnë të prekin dhe të rrënojnë institucione financiare dhe organizata ekonomike.
NASA
Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA do të bëjë një njoftim historik për Planetin e Kuq, Marsin, në muajin mars të 2013-ës.
Parashikime të çuditshme për 2013-ën! (Viti i gjarprit) Udhe-300x198
CERN
Shkencëtarët e CERN-it, që ndodhet në kufirin e Francës me Zvicrën, do të njoftojnë se udhëtimi në Kohë do të jetë i arritshëm brenda 10 vjetëve të ardhshëm.
Njoftime për parandalimin dhe shërimin e kancerit
Priten njoftime të rëndësishme nga fusha e mjekësisë për parandalimin dhe shërimin e kancerit, si dhe të një sërë sëmundjeve kronike dhe të pashërueshme me më kryesoren atë të kancerit.
Fakte nga Dielli
Një ngjarje e çuditshme diellore do të regjistrohet në hemisferën veriore dhe do të jetë në qendër të interesit të komunitetit shkencor./alb-observer.com/
shaban cakoli
shaban cakoli
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 11174
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Dardane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/11/2012

Parashikime të çuditshme për 2013-ën! (Viti i gjarprit) Empty Re: Parashikime të çuditshme për 2013-ën! (Viti i gjarprit)

Wed 2 Jan 2013 - 16:04
mbase te vjetrit i kam degjuar duke rrefyar per urine,qe kane perjetuar ushqimin me barera,kjo kohe edhe mund te kthehet,bota sillet
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi