Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

LGBT - E drejte njerezore apo paragjykim! Empty LGBT - E drejte njerezore apo paragjykim!

Wed 2 Jan 2013 - 17:56
Zhvillimi demokratik i një vendi nuk bëhet vetëm me miratime kushtetutash, ligjesh dhe konventash ndërkombëtare. Më e rëndësishme është që të gjithë të kuptojmë se askush nuk ka të drejtë të gjykojë të tjerët për shkak të bindjeve apo zgjedhjeve të tij/saj. Në momentin që vëmë në diskutim zgjedhjet, moralin apo orientimet shoqërore të të tjerëve atëhere kemi hyrë në sferën e lirisë së këtyre personave. Këtë hapësire lirie nuk mund ta cënoje askush. Liria dhe demokracia është e bukur, por natyrisht ka dhe “kosto” pasi duhet të tolerojmë edhe gjëra të cilat nuk përshtaten me bindjet tona. Por, ama, sic tolerojmë ne të tjerët, ashtu dhe ata tolerojnë gjëra tona, të cilat nuk përputhen me bindjet e tyre. Prandaj, demokracia është bashkëjetesë e të gjithë njerëzve, etnive, grupeve shoqërore, bindjeve, ideve, apo dhe orientimeve seksuale.

Më delikate bëhet kjo cështje, kur mungesa e tolerancës apo nxitja e urrejtjes për individë që janë të ndryshëm, bëhet nga një autoritet shtetëror, nga një zyrtar publik. Eshtë e papranueshme në një shoqëri demokratike që një zyrtar publik të demonstrojë një mungesë tolerancë të tillë, madje edhe të nxisë urrejtje dhe poshtërim për një pjesë të shoqërisë. Ndoshta, disave ky diskutim u duket edhe i padobishëm, pasi ndoshta Shqipëria ka gjëra shumë e shumë me akute për të zgjidhur. Por, une mendoj se cështjet e zhvillimit të demokracise jane më thelbësore se cdo diskutim tjetër.Nuk shtrohet cështja nëse duhet lejuar apo ndaluar demonstrimi lirisht i orienintimit seksual. Shtrohet cështja a duhet lejuar apo ndaluar demonstrimi lirisht i zgjedhjeve personale, shtrohet cështja nëse duhet lejuar apo ndaluar të besojmë, mendojmë dhe zgjedhim gjërat që duam ne dhe jo ato që detyron shoqëria, apo më keq kur ky detyrim vjen nga nje zyrtar publik. Cfarë garancish kanë qytetarët që zyrtarë të tillë publikë nuk do i poshtërojnë ata edhe për shkak të bindjeve politike apo të origjinës, të gjendjes financiare apo të aftësive fizike?

Qëndrime të tilla prej zyrtarëve publike jane të turpshme për konceptet arkaike të jetës shoqërore që transmetojnë, për gjuhën e përdorur duke krijuar një shembull të keq të edukatës shoqërore. Por, është e rëndësishme të theksoj, se kjo qeveri, ku bën pjesë edhe ky zyrtar, ka miratuar vetëm para pak ditësh Planin e Veprimit, ku prioriteti i 11-të është ai i “forcimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut” dhe një nga masat kyce të parashikuara në të është “Forcimi i mbrojtjes së të drejtave të personave lesbike, homoseksualë, biseksualë dhe transgjinorë; ku parashikohen fushata ndërgjegjësimi për të drejtat e këtyre grupeve dhe aktivitete të tjera sensibilizuese”. Prandaj, më shumë se hunj dhe shkopa gome, qeveria duhet të japë leksione zhvillimi demokratik, më shumë se dhunë, qeveria duhet të modelojë qëndrime për përqafimin e vlerave paneuropiane të bashëkjetesës qytetare, më shumë se vulgaritet, natyrisht qeveria duhet të japë qytetari.
Shteti, ne ndryshim nga shoqëria, nuk e ka luksin të vlerësojë zgjedhjet e individëve. Shteti nuk gjykon zgjedhjet e individëve, por garanton ushtrimin lirisht të këtyre zgjedhjeve. Shteti është i detyruar jo vetëm të mos paragjykojë zgjedhjet e njerëzve, por është i detyuruar t’i mbrojë të tërë njësoj, është i detyruar të marrë masa që gjithkujt t'i garantohen të drejtat në mënyrë të barabartë.

(E.Gjermeni)
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

LGBT - E drejte njerezore apo paragjykim! Empty Re: LGBT - E drejte njerezore apo paragjykim!

Wed 2 Jan 2013 - 19:27
Eshte diskutuar shum per kete teme.. nji smundje e vjeter dhe tash ky virus eshte ngjall perseri..smundje mendore cmenduri.. asgje tjeter..
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi