Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

LGBT, pas paradës pse jo dhe martesë Empty LGBT, pas paradës pse jo dhe martesë

Tue 19 Mar 2013 - 3:32
Dënime më të rënda për ata që cënojnë lezbiket, gejt, biseksualët dhe transgjinorët. Kristi Pinderi tregon se Ministria e Drejtësisë ka pranuar të ndryshojë disa pjesë të kodit penal pas sugjerimit të Avokatit të Popullit
Shqiptarët kanë një qëndrim jotolerant dhe reagimi shoqëror është shumë refuzues ndaj martesave të së njëjtës gjini

LGBT, pas paradës pse jo dhe martesë Kristi%20pinderiLuela Myftari- Një ndër sfidat e sotme për Shqipërinë ndër të tjera, janë edhe të drejtat e komunitetit të LGBT, ndër të cilat martesa mes personave të së njëjtës gjini. Kjo ishte deklarata e Avokatit të Popullit, Igli Totozani në një takim me Ombudsmanen e Polonisë, znj. Irena Lipoëicz. Sipas tij, të drejtat e komunitetit LGBT janë të drejta të njeriut dhe se ky komunitet nuk kërkon më shumë se kaq. “Por të drejtat dhe liritë e shumicës së qytetarëve duhet të zbatohen njësoj edhe për këtë komunitet”, tha Totozani në konferencë. Por sa gati jemi ne të kalojmë nga njëri diskutim tek tjetri pa i dhënë një përgjigje pa koflikte diskutimit të parë? Vetëm pak kohë më parë shqiptarët diskutonin se sa e mundur dhe e pranueshme mund të jetë parada e gejëve nëpër rrugët e Tiranës. Dje, ende pa i dhënë zgjidhje jo konfliktuale përgjigjes së parë, avokati i popullit deklaron: “Sfida më e madhe sot mbetet padyshim integrimi europian dhe Shqipëria duhet të bëjë të gjitha sakrificat e nevojshme, në mënyrë që sa më shpejtë ta gjejë veten, në të mirë të qytetarëve të saj, pjesë të familjes europiane”. Sa të gatshëm janë shqiptarët të ndërmarrin sakrifica të tilla? Dhe sa e madhe duket për ne kjo sakrificë? “Shekulli” u mundua të kontaktonte me një anëtar të LGBT për ta pyetur se sa e rëndësishme është kjo deklaratë e Totozanit për ta. Kristi Pinderi, aktivist për të drejtat e njeriut na thotë se bashkëpunimi i këtij komuniteti me institucionin e Avokatit të Popullit ka qenë dhe mbetet shumë solid. Për të kjo është një deklaratë e bërë pro të drejtës së krijimit të familjes. Por përbri të gjitha atyre që na përcjell Pinderi apo deklaratat nga institucionet europiane dhe ato kombëtare, kemi edhe komentet e një shoqërie që duket se vështirë t’i pranojë këto të drejta në mbështetje të së drejtës së krijimt të familjes që mund të kenë personat e këtij komuniteti.

Kristi, sa e rëndësishme është kjo deklaratë për një person që është pjesë e komunitetit të LGBT-së?

Deklarata e z. Totozani është pjesë e një lobimi që organizatat LGBT si Aleanca LGBT dhe Pro LGBT kanë filluar të bëjnë në lidhje me një sërë çështjesh që ndikojnë direkt në jetët e personave të këtij komuniteti. Për shembull, në fillim, ne kemi lobuar për miratimin e ligjit kundër diskriminimit. Për tre vite rresht jemi përpjekur të afrojmë komunitetin LGBT pranë institucionit të komisioneres për mbrojtje nga diskriminimi. Kemi bërë gjithashtu ankesa dhe kemi qenë kritikë ndaj punës së z. Irma Baraku. Më tej, në bashkëpunim me avokatin e Popullit kemi dhënë argumentat tona për ndryshimin e Kodit Penal. Ne kemi një historik tashmë solid të bashkëpunimit me Avokatin e Popullit dhe sigurisht fakti që Avokati i Popullit bëhet institucioni i parë që del publikisht pro të drejtës së krijimit të familjes edhe nga ana e komunitetit LGBT është padyshim shumë i rëndësishëm.

Keni marrë ndonjë përgjigje pozitive nga Institucionet shqiptare?

Më në fund, Ministria e Drejtësisë ka pranuar të ndryshojë disa pjesë të kodit penal në atë mënyrë që një krim ndaj një pjesëtari të komunitetit LGBT të konsiderohet si faktor rëndues për personin që ka kryer krimin (pra që dënimi të jetë edhe më i rëndë). Kjo, falë punës lobuese të Avokatit të Popullit.

A kemi ne në Shqipëri persona me gjini të njëjtë që duan të martohen, por për shkak të ndalesës nuk janë martuar apo zgjedhur të martohen jashtë Shqipërisë?

Po, persona të komunitetit LGBT të martuar jashtë Shqipërisë ka dhe nuk është diçka e re. Ndoshta nuk është e njohur, por jo se nuk ekziston. Ashtu siç edhe ka shumë persona të këtij komuniteti që në këto 20 e kusur vite kanë fituar të drejtën e azilit në vende perëndimore për shkak të diskriminimit që kanë ndeshur në Shqipëri. Persona që kanë vendosur të jetojnë jetën e tyre në Shqipëri sigurisht që ka. Ju mund të shikoni dokumentarin “Të fshehur mes jush” dhe do ta kuptoni vetë.

Sa do të na ndihmojë miratimi i martesave të personave me gjini të njëjtë që të jemi pjesë e familjes europiane?

Martesat nuk janë një qëllim në vetvete, qëllimi është eliminimi i diskriminimit dhe ndërtimi i një shoqërie që respekton të drejtat e të gjithëve dhe sigurisht respekton edhe të drejtat e pakicës. Kur të kemi një shoqëri të tillë, ju siguroj që do të jemi anëtarë dinjitozë të familjes europiane.

Sa paragjykues janë shqiptarët?

Mos shkojmë shumë larg, por le të qëndrojmë fjala vjen te Shekulli Online. Shikoni se cfarë do të komentojnë njerëzit poshtë këtij shkrimi, shikoni komentet dhe tek shkrime të mëparshme dhe nxirrni vetë një konkluzion për këtë pyetje.



Kodi i familjes jo vetëm që nuk e pranon, por as nuk e reflekton si shqetësim

Është e qartë se në një demokraci nuk mund të kemi në të njëjtën kohë qytetarë, të cilët gëzojnë të gjitha të drejtat dhe nënqytetarë, të cilëve u ndalohet një pjesë e tyre. E gjithë shoqëria është dakort me këtë deklaratë të Avokatit të Popullit. Por, njëkohësisht reagojnë kur dikush mbështet haptazi përmirësimet legjislative që do të bëjnë të mundur kërkesat e komunitetit LGBT. Sociologia, Entela Binjaku na shpjegon dyzimin e shoqërisë shqiptare për këtë çështje. Sipas saj, një pjesë e madhe e shoqërisë as nuk e njeh si problematikë këtë raport, ose edhe kur e pranon ekzistencën e njerëzve me prirje dhe preferenca drejt të njëjtës gjini, çështja e martesës mes tyre sërish është e paimagjinueshme.

Sa të përgatitur janë shqiptarët për të pranuar martesat e individëve me të njëjtën gjini?

Martesa është dukuri shumë komplekse me një mori pasojash sociale, morale, juridike që lidhen jo thjesht me partnerët e lidhur në çift, me pasaardhësit e tyre por edhe me të gjithë të afërmit që qëndrojnë pas këtij raporti. Por edhe pse nuk ka një karakter të detyrueshëm, ky institucion i nënshtrohet një sërë përcaktimesh shoqërore të cilat mbështeten edhe nga një sistem rregullash të përfshira në kodin e familjes. Si një shoqëri tradicionale modeli tradicional i familjes tek ne është shumë i rrënjosur dhe përbën prej shumë kohësh edhe burimin e shumë raporteve që krijojnë individët gjatë jetës. Gjatë këtyre dekadave të fundit, shumëllojshmëria e raporteve sociale ka njohur edhe larminë e raporteve seksuale. Në shoqëritë perëndimore martesa dhe familja karakterizohen nga monogamia, Ndërkohë, në këto shoqëri shumë gejë, burra apo gra jetojnë si çift në marrëdhënie të qëndrueshme; disa prej tyre dëshirojnë edhe ta legalizojnë raportin e tyre por kjo nuk njihet nga ligji. Sa i takon shoqërisë sonë, ka një qëndrim jotolerant ndaj raporteve të tilla, dhe reagimi shoqëror është shumë refuzues dhe margjinalizues ndaj raporteve të tilla. Një pjesë e madhe e shoqërisë as nuk e njeh si problematikë këtë raport, ose edhe kur e pranon ekzistencën e njerëzve me prirje dhe preferenca drejt të njëjtës gjini, çështja e martesës mes tyre sërish është e paimagjinueshme. Pse njerëzit martohen? Po të pyesësh njerëzit mbi këtë dukuri, përgjigjet që merr janë “sepse është i ndershëm, është i vërtetë, ka të njëjtin formim si unë, do të kujdeset për mua, dëshiron të kemi fëmijë, është një mik i mirë, jam e/i dashuruar me të etj. Dhe çështja e preferencës për të njëjtën gjini është thuajse e pakonceptueshme. Dihet se marrëdhëniet që mbajnë të lidhur njerëzit me njeri-tjetrin kërkojnë detyrimisht një organizim, sipas parimesh të paracaktuara të cilat kthehen në norma.

A i parashikon apo i përfshin hapa të tillë Kodi i familjes?

Për një jetesë sa më të përshtatshme, njerëzit në situata të caktuara ndërtojnë raporte të tilla që i vijnë për shtat një jetese kodeve të sjelljes në shoqëri. Por kodi i familjes tek ne nuk e ka parashikuar këtë situatë të kërkesës për martesën mes personave mes të njëjtës gjini, dhe në të tërësinë e tij nuk e reflekton as si shqetësim apo si nevojë për të renditur këto raporte sipas parimeve të njohura ligjërisht.



Bota dhe martesat gej

Martesa e personave të së njëjtës gjini lejohet aktualisht në Argjentinë, Belgjikë, Kanada, Danimarkë, Islandë, Holandë, Norvegji, Portugali, Afrikë e Jugut, Spanjë, Suedi dhe në disa shtete të SHBAsë. Por janë disa dhjetëra vende të tjera që po debatojnë apo ndodhen në fazë aprovimi të kësaj të drejtë për komunitetin LBGT. Holanda dhe Belgjika kanë qenë të parat vende që kanë legalizuar martesën e homoseksualëve. Pas Holandës dhe Belgjikës, Spanja bëhet vendi i tretë që i thotë po martesës mes partnerëve të të njëjtit seks. Protesta të shumta kanë pasuar në këto vende pas miratimit të këtij ligji. Por ndryshe nga Holanda dhe Belgjika ku këto çifte kanë disa kufizime, Spanja bëhet më liberale. Ajo u njeh partnerëve homoseksualë të njëjtat të drejta sikurse edhe çifteve heteroseksuale të lidhura në martesë. Kështu, ligji në Spanjë lejon homoseksualët të adoptojnë fëmijë, si dhe të trashëgojnë pasurinë e njëri-tjetrit, ashtu siç u njihet kjo e drejtë bashkëshorteve të një martese normale. Argjentina është bërë vendi i parë latinoamerikan që u lejon çifteve homoseksuale të martohen dhe të birësojnë fëmijë. Senati e miratoi ligjin në korrik të vitit 2010. Italia është një nga vendet që ka tentuar të legalizojë martesat mes të njëjtit seks, por ka dështuar pas ndërhyrjes së menjëhershme dhe të fortë të Vatikanit. Kisha katolike ka pranuar të bëjë lëshime në lidhje me abortin apo përdorimin e prezervativëve, por ka qenë totalisht kundra martesës së gejve. Në këtë pikë, Italia është detyruar që të tërhiqet. Shumë vende europiane kanë pasur presione të forta në lidhje me homoseksualët, martesën e tyre, por edhe kërkesën për të adoptuar një fëmijë. Një zgjidhje racionale është dhënë nga Franca, ku dy homoseksualë paraqiten në njësinë e qeverisjes vendore, bashkia ose komuna, dhe kërkojnë që të regjistrohen si homoseksualë. Ata pajisen me një dokument "Pacte Civil de Solidarité", që do të thotë se shoqëria i pranon për atë që janë, i njeh për atë që janë dhe i lejon që të bashkëjetojnë lirisht. Për, në vitin 2004, çifte gej thyen rregullat dhe u martuan. Që nga ajo kohë ka nisur një debat i ashpër ligjor ku gjykatat anulojnë martesat. Muajin e kaluar Asambleja Kombëtare e Francës miratoi një ligj që legalizon martesat gej, një nga reformat më të rëndësishme shoqërore në dy dekada në vendin me mazhorancë katolike. Deputetët votuan 249 pro dhe 97 kundër për ridefinimin e martesës, duke e përcaktuar atë si një marrëveshje mes dy njerëzve dhe jo siç ishte deri tani, si një marrëveshje mes burrit dhe gruas. Edhe britanikët kanë gjetur një zgjidhje interesante për këto martesa. Termi që përdoret për çiftet gej që bashkëjetojnë është "Partnership civil". Kjo i jep këtyre çifteve të gjitha të drejtat e martesës, por jo një martesë legale.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi