Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

LGBT: PS po na diskriminon Empty LGBT: PS po na diskriminon

Wed 20 Mar 2013 - 21:13
LGBT: PS po na diskriminon 405“Programi i PS supozohet se është programi qeverisës për këtë parti, nëse ajo vjen në Qeveri. Por ndërkohë, problemet, shqetësimet, kërkesat dhe nevojat e komunitetit LGBT vazhdojnë të mbeten të pashprehura dhe të paadresuara, për aq kohë sa politika vazhdon të përforcojë margjinalizimin, injorimin dhe veçimin e këtij grupi social nga pjesa tjetër e shoqërisë.
Duke u njohur me këtë program dhe më konkretisht me seksionet “ripërtëritje e shoqërisë dhe “rivendosje e demokracisë” vërejmë se programi flet për përmirësimin e shërbimeve jetike të domosdoshme që të përballohen e arrihen nga të gjithë, për edukim, dituri dhe kulturë të arritshme nga të gjithë, për shërbime shëndetësore të barabarta, universale dhe solidare, kujdes për familjen, fëmijet dhe të moshuarit etj.

Por programi i PS në asnjë rast nuk arrin të përmendë aksesin e këtyre shërbimeve nga komuniteti LGBT”.
Kështu është bërë me dije ditën e sotme nëpërmjet një deklarate për median nga Ambasada PINK/LGBT Pro Albania.
Sipas tyre kjo mosfërfshirje tregon që partia më e madhe opozitare është një parti me qëndrime homofobie dhe që punon kundër respektimit të të drejtave të njeriut.
Ndërsa nga ana e Partisë Socialiste nuk asnjë lloj reagimi kundrejt kësaj deklarate./alb-observer.com/
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

LGBT: PS po na diskriminon Empty Re: LGBT: PS po na diskriminon

Wed 20 Mar 2013 - 21:31
OO keto e kan diskriminuar vet veten e tyre qe jan nda dhe veprojn veper te gerditur. turp ju qoft....
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi